User manual
Table Of Contents
- Contents
- Hyrje
- Përshkrim i përgjithshëm
- Çfarë kuptimi kanë ikonat në dorezën e pajisjes sime?
- Çfarë kuptimi ka ikona në kapsulën për pastrim të shpejtë?
- Si mund ta karikoj pajisjen time?
- Si mund ta përdor pajisjen dhe shtojcat?
- SkinIQ
- Rroja
- Rikujtesa e pastrimit
- Sinkronizoni rruajtjet
- Shkurtimi
- Përdorimi i shtojcave me ngërthim
- Ruajta dhe udhëtimi
- Si mund ta pastroj pajisjen dhe shtojcat?
- Si mund ta përdor kapsulën për pastrim të shpejtë?
- Si mund ta lidh makinën e rrojës me telefonin inteligjent?
- Si mund t'i ndërroj kokat e rrojës?
- Porositja e aksesorëve
- Diagnostikimi
Këshillë: Për një rendiment optimal, lubrifikoni çdo
gjashtë muaj dhëmbët e makinës së shkurtimit që
ngrihet lartë me një pikë vaji mineral (vaji nuk
përfshihet).
Pastrimi i shtojcave me ngërthim
Mos e thani kurrë makinën e shkurtimit ose
shtojcat e modeluesit të mjekrës me peshqir apo
lecka, pasi mund të dëmtoni dhëmbët prerës.
Aksesorët e dhënë mund të ndryshojnë sipas
produkteve të ndryshme. Kutia tregon aksesorët
që vijnë me produktin tuaj.
Pastroni shtojcat me ngërthim pas çdo përdorimi
për një rendiment optimal.
1 Sigurohuni që pajisja të jetë fikur.
2 Rrotulloni shtojcën për ta hequr nga doreza.
Nxirrni direkt kokën e furçës pastruese nga
mbajtësja e shtojcës.
3 Pastroni mirë pjesët me ujë të ngrohtë. Përdorni
vetëm sapun për të pastruar shtojcën e furçës
pastruese.
Këshillë: Nëse shpëlarja e shtojcës së makinës
së shkurtimit të qimeve të hundës/veshëve nuk
mjafton, shtyni shtojcën në dorezë dhe zhyteni
kokën e makinës së shkurtimit në një gotë me
ujë të ngrohtë për disa minuta. Pastaj ndizeni
pajisjen dhe shpëlajeni atë me ujë rubineti.
4 Shkundeni me kujdes për të larguar ujin e tepërt
nga modeluesi i mjekrës, krehri dhe shtojcat e
makinës së shkurtimit të qimeve të
hundës/gojës dhe lërini të thahen plotësisht në
ajër.
Thani shtojcën e furçës pastruese me një
peshqir.
24
Shqip