Important Information Manual
Table Of Contents
- Nëse makina e rrojës vjen me një sistem pastrimi, përdorni gjithmonë lëngun
origjinal të kutisë së kapsulës së pastrimit të shpejtë Philips.
- Për të parandaluar rrjedhjen, vendoseni sistemin e pastrimit gjithmonë në një
sipërfaqe të qëndrueshme, të niveluar dhe horizontale.
- Sigurohuni gjithmonë që foleja e kutisë të jetë e mbyllur përpara se të përdorni
sistemin e pastrimit.
- Kur sistemi i pastrimit të jetë gati për t'u përdorur, mos e lëvizni në mënyrë që
të parandalohet rrjedhja e lëngut të pastrimit.
- K
ur e shpëlani makinën e rrojës, uji mund të pikojë nga hapësira, në pjesën e
poshtme të saj. Kjo është normale dhe jo e rrezikshme sepse të gjitha pjesët
elektronike janë të mbyllura në një njësi elektrike të izoluar brenda makinës së rrojës.
- Për të parandaluar dëmet e pariparueshme të ushqyesit, mos e përdorni brenda
ose pranë prizave që kanë aromatizues elektrikë.
- Mos përdorni pajisjen në lëkurë të plasaritur, plagë të hapura, plagë që po
shërohen, lëkurë që po rigjenerohet pas operacionit ose nëse vuani nga
një sëmundje lëkure ose irritim lëkure, të tilla si akne e rëndë, djegie dielli,
infeksion lëkure, kancer lëkure, inamacion, ekzemë, alergji ndaj najlonit etj.
- Mos e përdorni shtojcën e furçës pastruese nëse merrni mjekime me bazë
steroidesh pasi kjo mund të shkaktojë irritim ose lëndim.
- Nëse keni shpime në fytyrë, hiqini përpara se të përdorni shtojcat me ngërthim
ose sigurohuni që të mos e përdorni pajisjen mbi ose pranë vendit të shpimit.
- Nëse keni bizhuteri, lente kontakti ose syve, hiqini përpara se të përdorni
shtojcat me ngërthim ose sigurohuni që të mos e përdorni pajisjen mbi ose
pranë bizhuterive apo syzeve.
- Kini kujdes kur përdorni smartfonin tuaj pranë ujit dhe në mjedise me lagështirë.
- Sinjalet e frekuencës radio me valë të shkurtra të një pajisjeje me Bluetooth®
mund të pengojnë funksionimin e pajisjeve të tjera elektronike dhe mjekësore.
- Fikni Bluetooth-in në vendet ku ndalohet.
- Mos e përdorni pajisjen në mjedise mjekësore, mjete uturimi, pika karburanti,
pranë dyerve automatike, alarmeve automatike të zjarrit ose pajisjeve të tjera të
kontrolluara automatikisht.
- Mbajeni këtë pajisje të paktën 20 cm larg nga stimuluesit kardiakë dhe pajisjet
e tjera mjekësore. Valët e radios mund të pengojnë funksionimin e stimuluesve
kardiakë dhe pajisjeve të tjera mjekësore.
Udhëzimet e sigurisë për bateritë
- Përdoreni këtë produkt vetëm për qëllimin e synuar dhe ndiqni udhëzimet
e përgjithshme dhe të sigurisë për bateritë siç përshkruhet në këtë manual.
Shqip
78