Important Information Manual
Table Of Contents
Informacion i rëndësishëm sigurie
Lexojeni me kujdes këtë informacion të rëndësishëm përpara përdorimit të pajisjes
dhe të aksesorëve të saj dhe ruajeni për referencë në të ardhmen. Aksesorët e
dhënë mund të ndryshojnë sipas produkteve të ndryshme. Kutia tregon se cilët
aksesorë ofrohen me produktin dhe nëse produkti yt mbështet Bluetooth.
Rrezik
- Mbajeni ushqyesin të thatë (Fig. 1).
Paralajmërim
- Për të ngarkuar baterinë, përdorni vetëm ushqyesin e heqshëm (HQ8505) që
vjen me pajisjen.
- Ushqyesi përmban transformator. Mos e prisni ushqyesin për ta zëvendësuar
me ndonjë spinë tjetër, pasi mund të jetë e rrezikshme.
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë 8 vjeç e lart dhe nga persona me aftësi
të kuzuara zike, ndijore ose mendore ose me mungesë përvoje e njohurish,
nëse mbikëqyren apo udhëzohen për ta përdorur pajisjen në mënyrë të sigurt
dhe nëse i kuptojnë rreziqet që paraqiten. Fëmijët nuk duhet të luajnë me
pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të bëhet nga
fëmijët pa mbikëqyrje.
- Hiqeni gjithmonë pajisjen nga priza përpara se ta pastroni në çezmë.
- Kontrollojeni gjithmonë pajisjen përpara se ta përdorni. Mos e përdorni
pajisjen nëse është e dëmtuar sepse kjo mund të shkaktojë lëndim. Ndërrojeni
gjithmonë pjesën e dëmtuar me një pjesë tjetër origjinale.
Lëngu i kutisë së kapsulës për pastrim të shpejtë Philips
- Mos e gëlltisni.
- Mbajeni larg fëmijëve.
Kujdes
- Mos e zhytni asnjëherë bazën e karikimit në ujë dhe mos e shpëlani atë në
çezmë (Fig. 1).
- Mos përdorni asnjëherë ujë mbi 60°C për të shpëlarë makinën e rrojës.
- Përdoreni këtë pajisje vetëm për qëllimin e saj të synuar siç tregohet në
manualin e përdorimit.
- Për arsye higjienike, pajisja duhet të përdoret vetëm nga një person.
- Mos përdorni asnjëherë ajër të ngjeshur, sfungjerë pastrimi, agjentë pastrimi
gërryes ose lëngje agresive si p.sh. benzinë ose aceton për të pastruar pajisjen.
Shqip
77