User manual

Për të shmangur rrjedhjet mos e anoni kapsulën
për pastrimin e shpejtë.
Përdorimi i kapsulës për pastrimin e shpejtë
Shënim: Nëse përdorni makinën e rrojës me
shkumë ose xhel rroje apo me produkte para rroje,
shpëlajini mirë kokat e rrojës përpara se të
përdorni kapsulën për pastrimin e shpejtë.
Shkundeni gjithmonë ujin e tepërt nga makina e
rrojës para se ta vendosni atë në kapsulën për
pastrimin e shpejtë.
1 Vendoseni makinën e rrojës përmbys në
kapsulën për pastrimin e shpejtë. Makina e
rrojës e vëren automatikisht që ndodhet në
kapsulën për pastrimin e shpejtë.
2 Ndizni makinën e rrojës për të nisur programin e
pastrimit.
Çdo program pastrimi zgjat mesatarisht një
minutë. Gjatë programit të pastrimit simboli i
pastrimit ndizet vazhdimisht dhe ikona ngjyrë
blu pulson.
Doreza e makinës së rrojës dridhet dy herë më
shpejtë kur programi i pastrimit ka përfunduar.
3 Lëreni makinën e rrojës që të thahet plotësisht
para se ta vendosni atë në kapsulën për
pastrimin e shpejtë.
24
Shqip