User manual
Table Of Contents
- Contents
- Hyrje
- Përshkrim i përgjithshëm
- Çfarë kuptimi kanë ikonat në dorezën e pajisjes sime?
- Çfarë kuptimi ka ikona në kapsulën për pastrim të shpejtë?
- Si mund ta karikoj pajisjen time?
- Si mund ta përdor pajisjen dhe shtojcat?
- Rroja
- Periudha e përshtatjes së lëkurës
- Rikujtesa e pastrimit
- Shkurtimi
- Përdorimi i shtojcave me ngërthim
- Rroja
- Si mund ta pastroj pajisjen dhe shtojcat?
- Si mund ta përdor kapsulën për pastrim të shpejtë?
- Si mund t'i ndërroj kokat e rrojës?
- Mbështetja
- Diagnostikimi
3 Pastroni mirë pjesët me ujë të ngrohtë. Përdorni
vetëm sapun për të pastruar shtojcën e furçës
pastruese.
Këshillë: Nëse shpëlarja e shtojcës së makinës
së shkurtimit të qimeve të hundës/veshëve nuk
mjafton, shtyni shtojcën në dorezë dhe zhyteni
kokën e makinës së shkurtimit në një gotë me
ujë të ngrohtë për disa minuta. Pastaj ndizeni
pajisjen dhe shpëlajeni atë me ujë rubineti.
4 Shkundeni me kujdes për të larguar ujin e tepërt
nga modeluesi i mjekrës, krehri dhe shtojcat e
makinës së shkurtimit të qimeve të
hundës/gojës dhe lërini të thahen plotësisht në
ajër.
Thani shtojcën e furçës pastruese me një
peshqir.
Mos e thani kurrë njësinë prerëse me peshqir
apo lecka, pasi mund të dëmtoni dhëmbët
prerës.
Këshillë: Për një rendiment optimal, lubrifikoni
rregullisht dhëmbët e shtojcës së modeluesit të
mjekrës me një pikë vaji për makinë qepëse.
Si mund ta përdor kapsulën për pastrim të
shpejtë?
Përgatitja e kapsulës për pastrim të shpejtë për
përdorim
1 Rrotulloni dhe hiqni pjesën e sipërme të
kapsulës për pastrim të shpejtë.
22
Shqip