User manual

3 Përdorni anën e ngushtë të njësisë së rrojës për
t'u rrojtur në zona që janë të vështira për t'u
arritur të tilla si përgjatë nofullës dhe nën
hundë.
4 Fikeni dhe pastrojeni pajisjen pas çdo
përdorimi.
Shënim: Sigurohuni që ta keni shpëlarë të gjithë
shkumën ose xhelin e rrojës nga pajisja.
Periudha e përshtatjes së lëkurës
Rruajtjet e para mund të mos sjellin rezultatin që
prisni dhe lëkura madje mund të irritohet pak. Kjo
është normale. Lëkurës dhe mjekrës u duhet kohë
për t'u përshtatur me sistemet e reja të rrojës. Për
të lejuar përshtatjen e lëkurës me këtë pajisje të re,
ju këshillojmë të rruheni rregullisht (të paktën 3
herë në javë) dhe vetëm me këtë pajisje për një
periudhë prej 3 javësh.
Rikujtesa e pastrimit
Kur fikni makinën e rrojës, rikujtesa e pastrimit
pulson për t'ju kujtuar të pastroni pajisjen.
- Pastroni pajisjen dhe shtojcat pas çdo
përdorimi për të parandaluar bllokimet dhe
dëmtimet.
- Pastroni mirë kokat e rrojës njëherë në muaj
ose kur pajisja nuk rruan aq mirë sa më parë.
Shkurtimi
Makinën e shkurtimit mund ta përdorni për të
rregulluar favoritet dhe mustaqet.
1 Shtyni poshtë këmbëzën rrëshqitëse të makinës
së shkurtimit për të hapur makinën e shkurtimit.
2 Ndizeni pajisjen.
13
Shqip