Important Information Manual

- Fuqia maksimale e frekuencës radio që rrezatohet në brezin e frekuencës në të
cilin funksionojnë pajisjet e serisë S7000 është nën 20 dBm.
- Kjo pajisje është krijuar në mënyrë të tillë që produkti të jetë në përputhje me
kërkesat e nenit 10, paragra 2 që të mund të funksionojë në të paktën një shtet
anëtar të BE-së, sipas ekzaminimit, si dhe të jetë në përputhje me nenin 10,
paragra 10 me kusht që të mos ketë kuzime të shërbimit në të gjitha shtetet
anëtare të BE-së.
- Nëpërmjet këtij dokumenti, Philips deklaron se pajisjet e serisë S7000 janë
në pajtim me kërkesat thelbësore dhe dispozitat përkatëse të Direktivës
2014/53/BE. Deklaratës së konformitetit mund t' referoheni në adresën
www.philips.com/support.
Të përgjithshme
- Kjo makinë rroje është rezistente ndaj ujit (Fig. 2). Është e përshtatshme për
përdorim në banjë ose dush dhe për t'u pastruar në ujin e rubinetit. Për arsye
sigurie, makina e rrojës mund të përdoret vetëm pa kordon.
- Ushqyesi është i përshtatshëm për tensione rrjeti që variojnë nga 100 në 240 volt.
- Ushqyesi shndërron 100-240 volt në tension të ulët dhe të sigurt, nën 24 volt.
- Niveli maksimal i zhurmës: Lc = 69 dB(A)
- Fjala markë "The Bluetooth®" dhe logot janë marka tregtare të regjistruara në
pronësi të "Bluetooth SIG, Inc." dhe çdo lloj përdorimi i markave të tilla nga
"Koninklijke Philips N.V." është i licencuar.
Riciklimi
- Ky simbol do të thotë që produkti nuk duhet të hidhet me mbeturinat normale
të shtëpisë (2012/19/EU) (Fig. 3).
- Ky simbol do të thotë që produkti përmban një bateri të ringarkueshme të
integruar, e cila nuk duhet të hidhet me mbeturinat normale të shtëpisë (Fig. 4)
(2006/66/KE). Dërgojeni produktin në një pikë zyrtare grumbullimi ose në një
qendër shërbimi të "Philips", në mënyrë që heqja e baterisë së ringarkueshme
të kryhet nga një profesionist.
- Zbatoni rregulloret e shtetit tuaj për grumbullimin e diferencuar të produkteve
elektrike dhe elektronike dhe të baterive të rikarikueshme. Hedhja e duhur ndihmon
në parandalimin e pasojave negative për mjedisin dhe shëndetin njerëzor.
Heqja e baterisë së ringarkueshme
Hiqeni baterinë e rikarikueshme vetëm kur të hidhni pajisjen. Përpara se të hiqni
baterinë, sigurohuni që pajisja të jetë hequr nga priza dhe që bateria të jetë
plotësisht e shkarkuar.
Shqip
80