Important Information Manual

Çfarëdo keqpërdorimi mund të shkaktojë goditje elektrike, djegie, zjarr dhe
rreziqe të tjera ose lëndime.
- Për të karikuar baterinë, përdorni vetëm ushqyesin e heqshëm (HQ8505) që
vjen me produktin. Mos përdorni kabllo zgjatuese.
- Karikojeni, përdoreni dhe ruajeni produktin në temperaturë nga 5 °C deri në 35 °C.
- Hiqeni gjithnjë nga priza produktin sapo të karikohet plotësisht.
- Mos i digjni produktet dhe bateritë e tyre, dhe mos i ekspozoni në diell të
drejtpërdrejtë apo ndaj temperaturave të larta (p.sh. në makina të nxehta apo
pranë sobave të nxehta). Bateritë mund të shpërthejnë nëse mbinxehen.
- Nëse produkti mbinxehet, lëshon një erë të pazakontë, ndryshon ngjyrë
apo nëse karikimi zgjat më shumë se zakonisht, ndërpriteni përdorimin dhe
karikimin e produktit dhe kontaktoni me shitësin tuaj lokal të Philips.
- Mos i vendosni produktet dhe bateritë e tyre në furra me mikrovalë apo në
tenxhere induksioni.
- Ky produkt përmban një bateri të karikueshme që nuk është e ndërrueshme.
Mos e hapni produktin për të ndërruar baterinë e karikueshme.
- Kur administroni bateritë sigurohuni që duart tuaja, produkti dhe bateritë të
jenë të thata.
- Për të shmangur nxehjen e baterive ose çlirimin e substancave toksike apo
të rrezikshme, mos modikoni, shponi apo dëmtoni produktet dhe bateritë
dhe mos u shkaktoni qark të shkurtër, mos i mbingarkoni dhe mos i ngarkoni
bateritë duke ua lidhur kontaktet mbrapsht.
- Për të shmangur ndonjë qark të shkurtër të baterive pas heqjes, mos i lini
kontaktet e baterive të takojnë me sende metalike (p.sh. monedha, karca,
unaza). Mos i mbështillni bateritë në etë alumini. Mbrojuani kontaktet me
ngjitëse ose vendosini bateritë në qese përpara se t'i hidhni.
- Nëse bateritë janë dëmtuar apo pikojnë, shmangni kontaktin me lëkurën ose
sytë. Nëse ju ndodh diçka e tillë, shpëlahuni menjëherë me ujë dhe kërkoni
ndihmën mjekësore.
Fushat elektromagnetike (EMF)
Pajisja Philips është në përputhje me të gjitha standardet dhe rregulloret në fuqi
për ekspozimin ndaj fushave elektromagnetike.
Direktiva për radiopajisjet
- Pajisjet e serisë S7000 janë të pajisura me Bluetooth të kategorisë 2.
- Brezi i frekuencës në të cilin funksionon Bluetooth në pajisjet e serisë S7000
është 2,4 GHz.
Shqip
79