User manual

- Ky simbol do të thotë që produkti përmban një
bateri të rikarikueshme të integruar e cila nuk
duhet të hidhet me mbeturinat normale të
shtëpisë (2006/66/EC). Ne ju këshillojmë fort
që ta dërgoni produktin tuaj në një pikë
grumbullimi zyrtare ose në një qendër shërbimi
të Philips, në mënyrë që heqja e baterisë së
rikarikueshme të kryhet nga një profesionist.
- Zbatoni rregulloret e shtetit tuaj për
grumbullimin e diferencuar të produkteve
elektrike dhe elektronike dhe të baterive të
rikarikueshme. Hedhja e duhur ndihmon në
parandalimin e pasojave negative për mjedisin
dhe shëndetin njerëzor.
Garancia dhe mbështetja
Nëse ju nevojitet informacion apo mbështetje,
vizitoni www.philips.com/support ose lexoni
fletëpalosjen e veçantë ndërkombëtare të
garancisë.
Kufizimet e garancisë
Kokat e makinës së rrojës (prerësit dhe mbrojtësit)
nuk mbulohen nga kushtet e garancisë
ndërkombëtare për shkak se ato janë pjesë të
konsumueshme.
Diagnostikimi
Ky kapitull përmbledh problemet më të shpeshta
që mund të hasni me pajisjen. Nëse nuk keni
mundësi ta zgjidhni problemin me informacionin
më poshtë, vizitoni www.philips.com/support për një
listë të pyetjeve të shpeshta ose kontaktoni
qendrën e kujdesit për klientit për shtetin ku
ndodheni.
153
Shqip