User manual
Fushat elektromagnetike (EMF)
- Pajisja Philips është në përputhje me të gjitha
standardet dhe rregulloret në fuqi për
ekspozimin ndaj fushave elektromagnetike.
Të përgjithshme
- Pajisja është e përshtatshme për tensione rrjeti
që variojnë nga 100 në 240 volt.
- Ushqyesi shndërron 100-240 volt në tension të
ulët dhe të sigurt, nën 24 volt.
- Niveli maksimal i zhurmës: Lc = 69 dB(A)
Ngarkimi
Ngarkimi i plotë i pajisjes zgjat afërsisht 8 orë. Kur e
ngarkoni pajisjen për herë të parë ose pas një kohe
të gjatë mospërdorimi, lëreni të ngarkohet derisa
drita e ngarkimit të ndriçojë vazhdimisht. Pajisja e
ngarkuar plotësisht punon për 45 (S1520), 40
(S1510) ose 35 (S1320, S1310) minuta. Koha e rrojës
mund të zgjasë më pak se 45, 40 ose 35 minuta, si
rezultat i mënyrës së rrojës, zakoneve të pastrimit
ose llojit të mjekrës.
Ngarkimi me adaptor
2
1
1 Futni fishën e vogël në pajisje.
2 Futni adaptorin në prizë.
- Drita e ngarkimit tregon gjendjen e ngarkimit të
pajisjes (shihni seksionin "Treguesit e ngarkimit"
në këtë kapitull).
3 Pas ngarkimit, hiqeni ushqyesin nga priza dhe
hiqeni fishën e vogël nga pajisja.
Treguesit e ngarkimit
Bateria po bie
144
Shqip