Important Information Manual

Рециклирање
- Овој симбол означува дека производот не смее да се
фрла со обичниот отпад од домаќинствата (2012/19/EU).
(Сл. 1)
- Придржувајте се до законите во вашата земја за
посебно собирање на електричните и електронските
производи. Правилното фрлање помага во спречувањето
на негативните последици по животната средина и
човековото здравје.
Гаранција и поддршка
Доколку ви се потребни информации или поддршка,
посетете ја страницата www.philips.com/support или
прочитајте го посебниот меѓународен гарантен лист.
SHQIP
Hyrje
Urime për blerjen dhe mirë se vini pranë Philips!
Për të përtuar plotësisht nga mbështetja që ofron Philips,
regjistrojeni produktin në faqen www.philips.com/welcome.
E rëndësishme
Lexoni me kujdes këtë informacion të rëndësishëm përpara se ta
vini në punë pajisjen dhe ruajeni për referencë në të ardhmen.
Rrezik
- Mos e zhytni kurrë njësinë e motorit në ujë
apo në ndonjë lëng tjetër, as mos e shpëlani
në rubinet.
Paralajmërim
- Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar,
ai duhet ndërruar nga “Philips”, agjenti i
tij i servisit apo persona me kualikim të
ngjashëm, në mënyrë që të shmangen
rreziqet.
- Mos e përdorni pajisjen nëse sita ose
kapaku është dëmtuar në ndonjë mënyrë
ose ka plasaritje të dukshme.
- Kjo pajisje është parashikuar vetëm për
përdorim të zakonshëm në shtëpi. Ajo nuk
është menduar për përdorim në ambiente
si kuzhinat profesionale apo dyqane, zyra,
ferma ose ambiente të tjera pune. Ajo
as nuk është menduar për përdorim nga
klientët në hotele, motele, ambiente për
fjetje dhe mëngjes dhe mjedise të tjera
banimi.
- Kjo pajisje nuk duhet përdorur nga fëmijët.
Mbajeni pajisjen dhe kordonin larg vendeve
ku mund të arrihet nga fëmijët.
- Pajisjet mund të përdoren nga personat
me aftësi të reduktuara zike, ndijuese ose
mendore apo që kanë mungesë përvoje
dhe njohurish vetëm nëse ata mbikëqyren
ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të
pajisjeve dhe nëse ata kuptojnë rreziqet e
përfshira.
- Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.
- Mos e përdorni pajisjen nëse spina, kordoni
elektrik ose komponentët e tjerë janë të
dëmtuar.
- Mos fusni kurrë gishtat apo ndonjë objekt
në tubin e furnizimit kur pajisja është në
punë. Përdorni vetëm pistonin shtytës
për këtë qëllim. Mos futni artikuj të tjerë
përveçse fruta, perime ose pistonin shtytës
në tubin e furnizimit.
- Mos i prekni thikat e vogla prerëse në
bazamentin e sitës. Ato janë shumë të
mprehta.
- Gjithmonë vendoseni dhe përdoreni pajisjen
mbi një sipërfaqe të thatë, të qëndrueshme
dhe të drejtë.
- Për të siguruar që pajisja të qëndrojë pa
lëvizur, mbani të pastër sipërfaqen mbi të
cilën qëndron pajisja dhe pjesën e poshtme
të pajisjes.
- Mos e hani tulin e mbetur ose mos e
përdorni atë për përgatitjen e ushqimeve.
- Përpara se ta vini në punë pajisjen
kontrolloni nëse tensioni i treguar në
bazamentin e pajisjes përkon me tensionin
e rrjetit elektrik lokal.
- Kurrë mos e lini pajisjen në punë pa
mbikëqyrje.
Kujdes
- Përpara çmontimit të pajisjes dhe përpara
se ta pastroni atë, vendosni çelësin e
kontrollit në pozicionin kur dhe hiqni
spinën nga priza elektrike. Më pas ulni
poshtë krahun e bllokimit në pozicionin e
zhbllokuar.
- Shkëputeni gjithmonë pajisjen nga priza
nëse e lini të pamonitoruar dhe përpara se
ta montoni, çmontoni, ta vendosni në ruajtje
ose përpara se ta pastroni.
- Mos e mbani pajisjen nga krahu i bllokimit
për ta transportuar atë.
- Gjithmonë hapeni plotësisht të gjithë
kordonin elektrik nga vendi i mbajtjes së
kordonit përpara se ta përdorni pajisjen.
- Mos përdorni kurrë aksesorë apo pjesë
nga prodhues të tjetër apo që nuk
rekomandohen konkretisht nga "Philips".
Nëse përdorni aksesorë apo pjesë të tilla,
garancia juaj bëhet e pavlefshme.
- Përpara se ta përdorni pajisjen për herë
të parë, pastrojini mirë pjesët që bien
në kontakt me ushqimin. Referojuni
udhëzimeve në manual.
- Sigurohuni që të gjitha pjesët janë montuar
saktë përpara se të ndizni pajisjen.
- Përdoreni pajisjen vetëm kur krahu i
bllokimit është në pozicionin e mbyllur.
Fushat elektromagnetike (EMF)
Kjo pajisje "Philips" është në përputhje me të gjitha standardet
dhe rregulloret e zbatueshme lidhur me fushat elektromagnetike.
Riciklimi
- Ky simbol do të thotë që produkti nuk duhet të hidhet me
mbeturinat normale të shtëpisë (2012/19/BE). (Fig. 1)
- Ndiqni rregullat shtetërore për hedhjen e veçuar
produkteve elektrike dhe elektronike. Hedhja e duhur
ndihmon në parandalimin e pasojave negative ndaj mjedisit
dhe shëndetit të njeriut.
Garancia dhe mbështetja
Nëse ju nevojiten informacione ose mbështetje teknike, vizitoni
www.philips.com/support ose lexoni etëpalosjen e posaçme të
garancisë botërore.