HD9880 Manuali i përdorimit
Tabela e përmbajtjes E rëndësishme Fushat elektromagnetike (EMF) Fikja automatike Riciklimi Garancia dhe mbështetja Deklarata e konformitetit Përditësimet e softuerit dhe firmuerit Përputhshmëria e pajisjes Rikthimi në parametrat e fabrikës Hyrje Shikim i përgjithshëm Përshkrimi i funksioneve Përpara përdorimit të parë Përgatitjet para përdorimit të parë Vendosja e rrjetës së heqshme fundore Lidhja e Airfryer me programin NutriU Përdorimi i Airfryer Përdo
E rëndësishme Lexojeni me kujdes këtë dokument informacioni të rëndësishëm përpara se ta vini në punë pajisjen dhe ruajeni për referencë në të ardhmen. Rrezik • Mos e vendosni pajisjen mbi apo pranë një stufe të nxehtë me gaz apo mbi të gjitha llojet e stufave elektrike dhe pianurave elektrike ose në një furrë të nxehtë. • Mos e zhytni kurrë pajisjen në ujë dhe as mos e shpëlani në çezmë. • Mos lejoni futjen e ujit ose të ndonjë lëngu tjetër brenda në pajisje, për të shmangur goditjen elektrike.
• Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijuese ose mendore, apo që kanë mungesë përvoje dhe njohurish vetëm nëse ata mbikëqyren ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjeve dhe nëse kuptojnë rreziqet e përfshira. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhen kryer nga fëmijët, përveç nëse janë më të mëdhenj se 8 vjeç dhe nën mbikëqyrje.
• Shkëputeni gjithmonë pajisjen nga priza nëse e lini të pamonitoruar dhe përpara se ta montoni, çmontoni, ta vendosni në ruajtje ose përpara se ta pastroni. • Vëreni pajisjen mbi një sipërfaqe horizontale, të drejtë dhe të qëndrueshme. • Nëse pajisja përdoret në mënyrë të papërshtatshme apo për qëllime profesionale ose gjysmë-profesionale apo nuk përdoret sipas udhëzimeve në këtë manual përdorimi, garancia bëhet e pavlefshme dhe "Philips" refuzon çdo lloj përgjegjësie për dëmin e shkaktuar.
Riciklimi • Ky simbol do të thotë se produktet elektrike nuk duhet të hidhen me mbeturinat normale të shtëpisë. (Fig. 1) • Ndiqni rregullat shtetërore për grumbullimin e veçuar të produkteve elektrike. Garancia dhe mbështetja Philips ofron një garanci 2-vjeçare në këtë produkt pas blerjes. Kjo garanci nuk vlen nëse defekti ndodh për shkak përdorimi të gabuar apo mosmirëmbajtjeje. Më shumë informacion ofrohet në internet. Vizitoni faqen tonë: www.philips.com/support.
Rikthimi në parametrat e fabrikës Për një rivendosje të Airfryer në vlerat e fabrikës, zgjidhni funksionin e rivendosjes së fabrikës në menynë Tools → Settings. Pas kësaj, Airfryer nuk është më e lidhur me rrjetin Wi-Fi të shtëpisë suaj dhe nuk është më e çiftuar me pajisjen tuaj inteligjente. Hyrje Urime për blerjen dhe mirë se vini te Philips! Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që ofron Philips, regjistrojeni produktin në faqen www.philips.com/welcome.
1. Paneli i kontrollit A. Treguesi Wi-Fi B. Butoni i kthimit C. Butoni rrotullues D. Ekrani 2. Foleja e termometrit të ushqimit 3. Sirtari 4. Rrjeta e heqshme fundore 5. Kosh me rrjetë të heqshme fundore 6. Tigani 7. Foleja e mbajtjes së kordonit 8. Vrimat e daljes së ajrit 9. Hyrja e ajrit 10. Treguesi i nivelit të mbushjes 11. Termometri i ushqimit 12. Mburoja e spërkatjes Përshkrimi i funksioneve Butoni rrotullues dhe mbrapa Butoni rrotullues është komanda juaj qendrore.
Termometri i ushqimit Airfryer vjen me një termometër ushqimi, i cili mund të përdoret për të gatuar ushqimin në nivelin e dëshiruar. Vendosni njërin skaj të termometrit të ushqimit te ushqimi dhe skajin tjetër në folenë e termometrit të ushqimit (shih kapitullin “Termometri i ushqimit”). Mund ta përdorni termometrin e ushqimit në modalitetet e gatimit “Food thermometer” dhe “Auto-Cook programs”.
Shpejtësitë e larta dhe të ulëta të ajrit Airfryer vjen me dy cilësime të ndryshme të shpejtësisë së ajrit, një Air Speed të ulët ( ) dhe Air Speed të lartë ( ). Në modalitetin e gatimit “Auto-Cook programs”, shpejtësia e ajrit vendoset automatikisht. Në modalitetet e gatimit “Manual cooking” ose “Food Thermometer”, duhet të vendosni manualisht shpejtësinë e ajrit. Për gatimet tipike të furrës, si lazanja, rosto, ëmbëlsira etj. dhe për një kohë të gjatë gatimi, përdorni shpejtësinë e ulët të ajrit.
Kujtuesi i pastrimit Herë pas here do të merrni një rikujtesë për të pastruar pjesën e brendshme të Airfryer. Te “Settings” mund të çaktivizoni rikujtesën e pastrimit. Rikujtesa e tundjes Kur gatuani me një cilësim manual, pas gjysmës së kohës së caktuar të gatimit do të merrni një rikujtesë tundjeje. Te “Settings” mund ta çaktivizoni rikujtesën e tundjes. Njoftimet zanore Ndonjëherë mund të dëgjoni një tingull, për shembull kur pajisja ka përfunduar gatimin, ose kur kërkohet një veprim gjatë gatimit, p.sh.
2. Hiqni koshin duke ngritur dorezën. 3. Futni rrjetën e heqshme fundore në folenë në anën djathtë poshtë të koshit. Shtyjeni rrjetën fundore për poshtë derisa të puthitet në vend (“klik” në të dy anët). 2 1 4. Vendoseni koshin në tigan. 5. Tërhiqeni sirtarin mbrapsht në Airfryer nga doreza. Shënim • Asnjëherë mos e përdorni tiganin pa kosh.
2. Shtypni butonin rrotullues për të ndezur pajisjen. Shënim • Kur e ndizni pajisjen për herë të parë, do t'ju kërkohet të zgjidhni gjuhën. • Mund ta ndryshoni gjuhën në çdo kohë në menynë “Settings”. 3. Lëvizni nëpër listë derisa gjuha që preferoni të theksohet. 4. Shtypni butonin rrotullues për të konfirmuar dhe për të vazhduar. 5. Zgjidhni njësinë e peshës dhe të temperaturës nga lista.
E rëndësishme • Telekomanda: mund ta kontrolloni Airfryer nga distanca nëpërmjet programit (p.sh. të dërgoni një recetë, të ndaloni gatimin etj.) vetëm nëse keni piketuar “remote consent” në programin NutriU, që gjendet në profilin tuaj të NutriU. • Sigurohuni që ta lidhni Airfryer me një rrjet Wi-Fi shtëpie 2,4 GHz 802.11 b/g/n. • Çiftimi me një përdorues: Airfryer mund të komandohet në distancë nga vetëm një përdorues gjatë një kohe të caktuar.
Shënim • Mos vendosni asgjë sipër ose në anët e pajisjes. Kjo mund të ndërpresë rrjedhën e ajrit dhe të ndikojë në rezultatin e skuqjes. 2. Tërhiqni kordonin elektrik nga foleja e mbajtjes së kordonit mbrapa pajisjes. 3. Futeni spinën në prizë. 4. Hapni sirtarin duke tërhequr dorezën. 5. Vërini përbërësit në kosh. Shënim • Mos e mbushni shportën përtej treguesit "MAX", pasi mund të ndikojë në rezultatin përfundimtar. 6. Rrëshqiteni sirtarin përsëri në Airfryer.
7. Shtypni butonin rrotullues për të ndezur pajisjen. 8. Zgjidhni mënyrën e gatimit që dëshironi të përdorni (shih kapitullin "Mënyrat e gatimit"). 9. Ndiqni hapat në ekran. Hapat ndryshojnë në varësi të mënyrës së zgjedhur të gatimit. Kujdes • Mos e përdorni tiganin pa koshin brenda. Nëse e ngrohni pajisjen pa koshin, përdorni dorezat e furrës për të hapur sirtarin. Skajet dhe brendësia e sirtarit bëhen shumë të nxehta.
12. Hapni sirtarin duke tërhequr nga doreza dhe kontrolloni nëse përbërësit janë gati. Shënim • Nëse përbërësit nuk janë ende gati, thjesht rrëshqitni sirtarin përsëri në Airfryer nga doreza dhe shtoni disa minuta të mëtejshme duke përdorur opsionin “Add more time”. 13. Për të hequr përbërësit e vegjël (p.sh. patatet e skuqura), nxirreni koshin nga tigani me anë të dorezës. Kujdes • Pasi të ketë mbaruar procesi i gatimit, tigani, koshi, kutia e brendshme dhe përbërësit janë të nxehtë.
Shënim • Për të hequr përbërës të mëdhenj ose të brishtë, përdorni një palë kapëse për ngritjen e përbërësve. • Vaji i tepërt ose yndyra e përdorur nga përbërësit mblidhen në fund të tiganit. • Në varësi të llojit të përbërësve në gatim, mund të dëshironi ta derdhni me kujdes vajin ose yndyrën e përdorur jashtë tiganit pas çdo grupi ose përpara tundjes a rifutjes së koshit në tigan. Vendoseni koshin në një sipërfaqe rezistente ndaj nxehtësisë.
• Sigurohuni që termometri të jetë afër, por jo duke prekur kockën dhe larg çdo yndyre apo kërci. • Pjesa më e trashë e filetës mund të mos jetë qendra. Është e rëndësishme që fundi i termometrit të kapë pjesën më të trashë në mënyrë që të arrihen rezultatet e dëshiruara. • Kur skuqni një pulë të tërë në ajër, sigurohuni që termometri të mos shkojë deri në gjoks nga zgavra. • Mos e përdorni termometrin e ushqimit nëse ushqimi është më pak se 2 cm i trashë.
Çfarë duhet bërë Çfarë s'duhet bërë Matni trashësinë e ushqimit tuaj Mund ta përdorni termometrin e ushqimit për të matur trashësinë e ushqimit. 1. Vendoseni termometrin e ushqimit pranë ushqimit dhe kontrolloni se cila shenjë arrin në majë të ushqimit. 2. Vendosni vlerën nga 1 në 6 në Airfryer kur pyeteni për trashësinë nëse gatuani me një program AutoCook.
Mënyrat e gatimit Mode (Modaliteti) Mënyrat Programet Auto-Cook Zgjidhni programin Auto-Cook nga lista. Ndiqni hapat në pajisje. Programet Auto-Cook llogaritin automatikisht të gjitha parametrat e gatimit bazuar në të dhënat tuaja, si p.sh. niveli i mbushjes ose numri i copave etj. Më pas filloni gatimin. Gatim manual Vendosni manualisht kohën e gatimit, temperaturën dhe shpejtësinë e ajrit dhe filloni gatimin.
Skuqja e patateve të shtëpisë Për patate fantastike shtëpie në Airfryer: • Zgjidhni një variete patatesh të përshtatshme për skuqje, p.sh. patate të freskëta, (pak) miellëse. • Është mirë që të skuqni patate të skuqura në pjesë deri në nivelin e mbushjes 4 për një rezultat të barabartë. 1. Qëroni patatet dhe pritini në shkopinj. Patatet e mëdha priren të jenë më pak krokante se të voglat. 2. Njomini patatet e prera në një tas me ujë për të paktën 30 minuta. 3.
3. Rregulloni temperaturën duke rrotulluar butonin rrotullues. Mund të zgjidhni një temperaturë nga 40°C deri në 200°C. Konfirmoni duke shtypur butonin rrotullues. 4. Rregulloni shpejtësinë e ajrit duke rrotulluar butonin rrotullues. Mund të zgjidhni midis shpejtësisë së lartë të ajrit dhe shpejtësisë së ulët të ajrit. Konfirmoni duke shtypur butonin rrotullues. • Më pas shihni një përmbledhje të parametrave të zgjedhur të gatimit.
Shënim • Do të shihni temperaturën aktuale bazë të ushqimit dhe temperaturën e synuar pranë njëra-tjetrës duke alternuar me kohëmatësin që numëron në rritje. Tabela e mëposhtme ju jep një udhëzim se cila temperaturë të brendshme duhet vendosur.
Shënim • Mund të ndaloni për të mbajtur ngrohtë duke shtypur butonin rrotullues. My programs 1. Rrotulloni butonin rrotullues derisa të zgjidhet "My programs". Shtypni butonin rrotullues për të hyrë në këtë modalitet. 2. Kthejeni butonin rrotullues në programin e dëshiruar. Nëse qëndroni në një program, shfaqen parametrat e gatimit. 3. Shtypni butonin rrotullues për të hyrë në programin e zgjedhur. Shtypni përsëri butonin rrotullues për të filluar gatimin.
Këshillë • Nëse mbetjet e ushqimit ngecin në tigan ose shportë, mund t'i zhytni në ujë të nxehtë dhe në lëng për larjen e enëve për 10-15 minuta. Njomja i liron mbetjet ushqimore dhe lehtëson heqjen e tyre. Sigurohuni që të përdorni një lëng larës që mund të shpërbëjë vajin dhe yndyrën. Nëse ka njolla yndyre në tigan ose në kosh dhe nuk keni pasur mundësi t'i hiqni me ujë të nxehtë dhe detergjent enësh, përdorni sgrasator.
Shënim • Mbajeni gjithmonë Airfryer horizontalisht kur e transportoni. Sigurohuni gjithashtu që ta mbani sirtarin në pjesën e parme të pajisjes pasi mund të rrëshqasë jashtë pajisjes nëse anohet gabimisht për poshtë. Kjo mund të sjellë dëmtimin e sirtarit. • Sigurohuni gjithnjë që pjesët e heqshme të Airfryer, p.sh. rrjeta e heqshme fundore etj., të fiksohen përpara se ta transportoni dhe/ose magazinoni. Zgjidhja e problemeve Ky kapitull përmbledh problemet më të shpeshta që mund të hasni me pajisjen.
Problemi Patatet e skuqura të shtëpisë nuk dalin ashtu siç i prisja. Airfryer nuk ndizet. Dalloj disa zona të rrjepura brenda Airfryer sime. Del tym i bardhë nga pajisja. 28 Shqip Shkaku i mundshëm Zgjidhja Nuk keni përdorur llojin e duhur të patateve. Për rezultate optimale, përdorni patate të freskëta miellëse. Nëse ju duhet t'i ruani patatet për më vonë, mos i mbani në ambient të ftohtë, si p.sh. frigoriferi. Zgjidhni patate paketimi i të cilave pohon se janë të përshtatshme për skuqje.
Problemi Shkaku i mundshëm Tigani përmban ende mbetje të yndyrshme nga përdorimi i mëparshëm. Buka ose kuvertura nuk ngjitet mirë me ushqimin. Marinadat, lëngjet e ndryshme ose të mishit spërkaten në yndyrën e përdorur. Airfryer nuk është më e lidhur me Wi-Fi Llamba e Wi-Fi në të shtëpisë. Airfryer time nuk Keni ndryshuar ndizet më. rrjetin Wi-Fi të shtëpisë. Një përdorues tjetër Programi tregon se e ka çiftuar Airfryer procesi i çiftimit nuk me një pajisje tjetër është i suksesshëm.
© 2023 Philips Domestic Appliances Holding B.V.