HD925X Manuali i përdorimit
SHQIP TABELA E PËRMBAJTJES E rëndësishme 3 Përshkrim i përgjithshëm 7 Hyrje Përpara përdorimit të parë Përgatitja për përdorim Përdorimi i pajisjes Tryeza e ushqimit Skuqja me ajër Zgjidhni modalitetin e mbajtjes ngrohtë Gatimi me presete Kalimi në preset tjetër Skuqja e patateve të shtëpisë 7 9 9 9 9 11 15 16 17 18 Pastrimi 19 Vendruajtja 20 Garancia dhe mbështetja 21 Tryeza e pastrimit Riciklimi Zgjidhja e problemeve 20 21 21
SHQIP 3 E rëndësishme Lexoni me kujdes këtë informacion të rëndësishëm përpara se ta vini në punë pajisjen dhe ruajeni për referencë në të ardhmen. Rrezik - Mos e zhytni kurrë pajisjen në ujë dhe as mos e shpëlani në çezmë. - Mos lejoni futjen e ujit ose të ndonjë lëngu tjetër brenda në pajisje, për të shmangur goditjen elektrike. - Gjithmonë futini përbërësit për skuqje brenda koshit, për të parandaluar kontaktin e tyre me rezistencat e nxehjes.
SHQIP - - - - - fizike, ndijuese ose mendore, apo që kanë mungesë përvoje dhe njohurish vetëm nëse ata mbikëqyren ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjeve dhe nëse kuptojnë rreziqet e përfshira. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhen kryer nga fëmijët, përveç nëse janë më të mëdhenj se 8 vjeç dhe nën mbikëqyrje. Mbajeni pajisjen dhe kordonin larg vendeve ku mund të arrihet nga fëmijët e moshës nën 8 vjeç.
SHQIP 5 - Mos e vendosni pajisjen mbi apo pranë materialeve që marrin flakë, si për shembull mbulesë tavoline ose perde. - Mos e përdorni pajisjen për asnjë qëllim tjetër përveç atij të përshkruar në këtë manual dhe përdorni vetëm aksesorë origjinalë të Philips. - Mos e lini pajisjen në punë pa mbikëqyrje. - Tigani, koshi dhe reduktuesi i yndyrës nxehen gjatë përdorimit të pajisjes dhe janë të nxehtë edhe pas përdorimit të saj, kështu që veproni me kujdes.
SHQIP - Lëreni pajisjen të ftohet për rreth 30 minuta përpara se ta përdorni apo ta pastroni atë. - Sigurohuni që përbërësit e përgatitur në këtë pajisje të dalin në ngjyrë të verdhtë të artë në vend të një ngjyre të verdhë të errët apo ngjyrë kafe. Largoni mbetjet e djegura. Mos skuqni patate të freskëta në temperaturë mbi 180°C (për të minimizuar krijimin e akrilamidit). - Mos shtypni butonin e lëshimit të shportës gjatë lëkundjes.
SHQIP 7 Hyrje Urime për blerjen dhe mirë se vini te Philips! Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që ofron Philips, regjistrojeni produktin në faqen www.philips.com/welcome. Philips Airfryer është friteza e vetme me ajër me teknologjinë unike Rapid Air për skuqjen e ushqimeve tuaja të preferuara me pak apo aspak vaj dhe me deri në 90% më pak yndyrë.
SHQIP J I A B C H G F E D 1 2 3 4 8 7 5 6
SHQIP 9 Përpara përdorimit të parë 1 Hiqni të gjithë materialin e paketimit. 2 Hiqni ngjitëset ose etiketat (nëse ka) nga pajisja. 3 Pastrojeni mirë pajisjen përpara përdorimit të parë, siç tregohet në kapitullin e pastrimit. Përgatitja për përdorim 1 Vëreni pajisjen mbi një sipërfaqe të qëndrueshme, horizontale, të rrafshët dhe rezistente ndaj nxehtësisë. Shënim • Mos vendosni asgjë sipër ose në anët e pajisjes. Kjo mund të ndërpresë rrjedhën e ajrit dhe të ndikojë në rezultatin e skuqjes.
SHQIP Sasia min.– maks. Ora (min) Temperatura Shënim Role të ngrira 200-600g / 7-21 oz 10-15 200°C/400°F • Tundini, kthejini ose trazojini deri në gjysmë Hamburger (rreth 150 g/5 oz) 1-3 qofte 15-20 200°C/400°F Copë mishi 800 g / 28 oz 50-55 150°C/300°F • Përdorni aksesorin e pjekjes Thela mishi pa kockë (rreth 150 g/5 oz) 1-2 thela 11-15 200°C/400°F • Tundini, kthejini ose trazojini deri në gjysmë Salsiçe të holla (rreth 50 g/1.
SHQIP 11 Skuqja me ajër Kujdes • Kjo është një fritezë që punon me ajër të nxehtë. Mos e mbushni tiganin me vaj, yndyrë skuqjeje apo ndonjë lëng tjetër. • Mos i prekni sipërfaqet e nxehta. Përdorni dorezat ose rrotullat. Kapeni tiganin e nxehtë me doreza të sigurta për furrë. • Kjo pajisje është vetëm për përdorim shtëpiak. • Kjo pajisje mund të lëshojë njëfarë tymi kur e përdorni për herë të parë. Kjo është normale. • Nuk është e nevojshme që pajisja të ngrohet paraprakisht.
SHQIP 4 Vendoseni tiganin me koshin sërish në fritezë. Kujdes • Mos e përdorni tiganin pa koshin brenda. • Mos e prekni tiganin apo koshin gjatë dhe për njëfarë kohe pas përdorimit, pasi nxehen shumë. 5 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të ndezur pajisjen. 6 Shtypni butonin e rritjes/uljes së temperaturës për të zgjedhur temperaturën e nevojshme. 7 Shtypni butonin e rritjes së kohës për të zgjedhur kohën e nevojshme. 8 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të nisur procesin e gatimit.
SHQIP 13 Këshillë • Gjatë gatimit nëse dëshironi të ndryshoni kohën ose temperaturën e gatimit, shtypni butonin përkatës të rritjes ose uljes në çfarëdo kohe për ta bërë. • Për të pushuar procesin e gatimit, shtypni butonin e ndezjes/fikjes. Për të rifilluar procesin e gatimit, shtypni sërish butonin e ndezjes/fikjes. • Pajisja është automatikisht në modalitet pushimi kur nxirrni jashtë tiganin dhe koshin. Procesi i gatimit vazhdon kur tigani dhe koshi rifuten në pajisje.
SHQIP 11 Për të hequr përbërësit e vegjël (p.sh. patatet e skuqura), ngrijeni koshin jashtë tiganin duke rrëshqitur së pari kapakun dhe pastaj duke shtypur butonin e lirimit të koshit. Kujdes • Pas procesit të gatimit, tigani, koshi, hapësira e brendshme dhe përbërësit janë të nxehtë. Në varësi të llojit të përbërësve në fritezë, mund të dalë avull nga tigani. 12 Zbrazeni përmbajtjen e koshit në tas ose në një pjatë.
SHQIP 15 Zgjidhni modalitetin e mbajtjes ngrohtë 1 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të ndezur fritezën. 2 Shtypni butonin e menysë aq herë sa të pulsojë ikona e mbajtjes ngrohtë. 3 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të nisur modalitetin e mbajtjes ngrohtë. Shënim • Kronometri i mbajtjes ngrohtë caktohet në 30 minuta. Për të ndryshuar kohën e mbajtjes ngrohtë (1–30 minuta), shtypni butonin e uljes së kohës. Koha do të konfirmohet automatikisht.
SHQIP Gatimi me presete 1 Ndiqni hapat 1 deri 5 në kapitullin "Skuqja me ajër". 2 Shtypni butonin e menysë. Pulson ikona e ushqimeve të ngrira. Shtypni butonin e menysë aq herë sa të pulsojë preseti i dëshiruar. 3 Filloni procesin e gatimit duke shtypur butonin e ndezjes/ fikjes. Shënim • Në tabelën e mëposhtme mund të gjeni më shumë informacion për presetet. Preset (Paravendos) Koha e presetit (min) Temperatura e presetit Pesha (maks.
SHQIP 17 Preset (Paravendos) Kofshë pule Filetë peshku rreth 200 g/7 oz Kek i vogël Thela mishi Perime të përziera Mbajeni ngrohtë Koha e presetit (min) Temperatura e presetit Pesha (maks.) Informacion • • Deri në 6 kofshë pule Tundini, kthejini ose trazojini ndërmjet 50 g/1.
SHQIP 3 Shtypni butonin e menysë aq shpesh sa pulson preseti që ju duhet. 4 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të nisur procesin e gatimit. Skuqja e patateve të shtëpisë Për patate fantastike shtëpie në fritezë: - Zgjidhni një variete patatesh të përshtatshme për skuqje, p.sh. patate të freskëta, (pak) miellëse. - Është më mirë t'i skuqni patatet me ajër në racione deri 500 g/18 oz për rezultat të njëtrajtshëm. Patatet e mëdha priren të jenë më pak krokante se të voglat.
SHQIP 19 Pastrimi Paralajmërim • Lëreni koshin, tiganin dhe brendësinë e pajisjes që të ftohet plotësisht përpara se të filloni pastrimin. • Tigani, koshi dhe brendësia e pajisjes kanë një veshje jongjitëse. Mos përdorni enë kuzhine metalike ose materiale gërryese pastrimi, pasi mund të dëmtoni veshjen jongjitëse. Pastroni pajisjen pas çdo përdorimi. Hiqni vajin dhe yndyrën nga fundi i tiganit pas çdo përdorimi.
SHQIP 5 Pastrojeni rezistencën me një furçë pastrimi për të hequr mbetjet e mundshme të ushqimit. 6 Pastrojeni brendësinë e pajisjes me ujë të nxehtë dhe sfungjer jogërryes. Tryeza e pastrimit Vendruajtja 1 Hiqeni pajisjen nga priza dhe lëreni të ftohet. 2 Sigurohuni që të gjitha pjesët të jenë të pastra dhe të thata përpara se t'i ruani. Shënim • Mbajeni gjithmonë fritezën horizontalisht kur e transportoni.
SHQIP 21 Riciklimi - Ky simbol do të thotë që produkti nuk duhet të hidhet me mbeturinat normale të shtëpisë (2012/19/BE). Ndiqni rregullat shtetërore për hedhjen e veçuar të produkteve elektrike dhe elektronike. Hedhja e duhur ndihmon në parandalimin e pasojave negative ndaj mjedisit dhe shëndetit të njeriut. Garancia dhe mbështetja Nëse ju duhet informacion apo mbështetje teknike, vizitoni www.philips.com/support ose lexoni fletëpalosjen e posaçme të garancisë botërore.
SHQIP Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja Patatet e skuqura të shtëpisë nuk dalin ashtu siç i prisja. Nuk keni përdorur llojin e duhur të patateve. Për rezultate optimale, përdorni patate të freskëta miellëse. Nëse ju duhet t'i ruani patatet për më vonë, mos i mbani në ambient të ftohtë, si p.sh. frigoriferi. Zgjidhni patate paketimi i të cilave pohon se janë të përshtatshme për skuqje. Sasia e përbërësve në kosh është shumë e madhe.
SHQIP 23 Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja Friteza mund të ruhet në një vend ku bën shumë ftohtë. Nëse e keni mbajtur pajisjen diku me temperaturë të ulët ambienti, lëreni të vijë në temperaturën e ambientit të ri për të paktën 15 minuta përpara se ta fusni në prizë. Nëse ekrani vazhdon të tregojë "E1", telefonojini linjës së shërbimit të Philips ose kontaktoni me qendrën e shërbimit të klientit për shtetin ku ndodheni.
© 2022 Philips Domestic Appliances Holding B.V. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.