Important Information Manual
Kujdes
- Kjo pajisje nuk mund të lahet. Mos e zhytni
asnjëherë pajisjen në ujë dhe mos e shpëlani në
rubinet (Fig. 1).
- Përdoreni këtë pajisje vetëm për qëllimin e saj
të synuar siç tregohet në manualin e përdorimit.
- Për arsye higjienike, pajisja duhet të përdoret
vetëm nga një person.
- Mos përdorni asnjëherë ajër të ngjeshur,
sfungjerë pastrimi, agjentë pastrimi gërryes ose
lëngje agresive si p.sh. benzinë ose aceton për
të pastruar pajisjen.
- Për të parandaluar dëmet e pariparueshme të
ushqyesit, mos e përdorni brenda ose pranë
prizave që kanë aromatizues elektrikë.
Fushat elektromagnetike (EMF)
- Pajisja Philips është në përputhje me të gjitha
standardet dhe rregulloret në fuqi për
ekspozimin ndaj fushave elektromagnetike.
Të përgjithshme
- Pajisja është e përshtatshme për tensione rrjeti
që variojnë nga 100 në 240 volt.
- Ushqyesi shndërron 100-240 volt në tension të
ulët dhe të sigurt, nën 24 volt.
- Niveli maksimal i zhurmës: Lc = 75 dB(A).
Riciklimi
- Ky simbol do të thotë që produkti nuk duhet të
hidhet me mbeturinat normale të shtëpisë
(2012/19/EU) (Fig. 2).
- Ky simbol do të thotë që produkti përmban një
bateri të rikarikueshme të integruar e cila nuk
duhet të hidhet me mbeturinat normale të
shtëpisë (Fig. 3) (2006/66/EC). Ne ju
këshillojmë fort që ta dërgoni produktin tuaj në
një pikë grumbullimi zyrtare ose në një qendër
shërbimi të Philips, në mënyrë që heqja e
baterisë së rikarikueshme të kryhet nga një
profesionist.
- Zbatoni rregulloret e shtetit tuaj për
grumbullimin e diferencuar të produkteve
elektrike dhe elektronike dhe të baterive të
rikarikueshme. Hedhja e duhur ndihmon në
parandalimin e pasojave negative për mjedisin
dhe shëndetin njerëzor.
Heqja e baterisë së rikarikueshme
Hiqeni baterinë e rikarikueshme vetëm kur të
hidhni pajisjen. Përpara se të hiqni baterinë,
sigurohuni që pajisja të jetë hequr nga priza
dhe që bateria të jetë plotësisht e shkarkuar.
Merrni masat e nevojshme paraprake kur
përdorni veglat për të hapur pajisjen dhe kur
hidhni baterinë e rikarikueshme.
1 Kontrolloni nëse ka vida në pjesën e pasme ose
të përparme të pajisjes. Nëse ka, hiqini.
2 Hiqni panelin e pasmë dhe/ose të përparmë të
pajisjes me anë të një kaçavide. Nëse nevojitet,
hiqni gjithashtu vidat dhe/ose pjesët shtesë
derisa të shikoni qarkun e printuar me baterinë
e rikarikueshme.
3 Hiqni baterinë e rikarikueshme.
Garancia dhe mbështetja
Nëse ju nevojitet informacion ose mbështetje, ju
lutemi vizitoni www.philips.com/support ose
lexoni fletëpalosjen e garancisë ndërkombëtare.
Kufizimet e garancisë
Njësitë prerëse nuk mbulohen nga kushtet e
garancisë ndërkombëtare për shkak se ato janë
pjesë të konsumueshme.
Slovenščina
Pomembne varnostne informacije
Pred uporabo aparata in dodatne opreme
natančno preberite te pomembne informacije in jih
shranite za poznejšo uporabo. Priložena dodatna
oprema se lahko razlikuje glede na izdelek.
Nevarnost
- Napajalnika ne zmočite (Sl. 1).
Opozorilo
- Za polnjenje baterije
uporabite samo snemljiv
napajalnik (HQ8505), ki ste ga
dobili z aparatom.
- Napajalnik vsebuje
transformator. Napajalnika ne
odrežite, da bi ga zamenjali z
drugim vtičem, saj je to lahko
nevarno.










