User Guide

Table Of Contents
20. Mjedisore
20.1. Etiketa evropiane e
energjisë
Etiketa evropiane e energjisë ju informon mbi
kategorinë e efikasitetit energjetik të këtij produkti. Sa
më ekonomike të jetë klasa e efikasitetit të energjisë
të këtij produkti, aq më pak energji konsumon.
Në etiketë mund të gjeni klasën e efikasitetit të
energjisë dhe konsumin mesatar të energjisë të
produktit gjatë përdorimit. Gjithashtu, mund të gjeni
vlerat e konsumit të energjisë për këtë produkt duke
shkuar në faqen e "Philips" për shtetin tuaj, në
adresën www.philips.com/TVsupport
20.2. Numri i regjistrimit i
EPREL
Numri i regjistrimit i EPREL
43PUS7609 : 1854838
50PUS7609 : 1892647
55PUS7609 : 1892673
65PUS7609 : 1934419
75PUS7609 : 1934452
20.3. Fundi i përdorimit
Eliminimi i produkteve dhe i baterive të vjetra
Produkti është projektuar dhe prodhuar me materiale
dhe përbërës të cilësisë së lartë, të cilat mund të
riciklohen dhe të ripërdoren.
Nëse produkti mban simbolin e koshit me rrota me
kryq, do të thotë se mbulohet nga direktiva evropiane
2012/19/BE.
Informohuni rreth sistemeve të veçuara vendase të
grumbullimit për produktet elektrike dhe elektronike.
Veproni sipas rregullave vendase dhe mos i hidhni
produktet e vjetra në të njëjtin vend me mbeturinat
normale të shtëpisë. Hedhja e pajisjes së vjetër në
mënyrën e duhur ndihmon në parandalimin e
pasojave negative të mundshme për mjedisin dhe për
shëndetin e njerëzve.
Produkti mban bateri që mbulohen nga Rregullorja
Evropiane (BE) 2023/1542, të cilat nuk mund të
hidhen me mbeturinat e zakonshme të shtëpisë.
Mësoni rreth rregullave vendase në lidhje me
grumbullimin e veçuar të baterive, pasi hedhja e
duhur e tyre parandalon pasojat negative në mjedis
dhe në shëndetin e njerëzve.
56