User Guide

Table Of Contents
Lidhja me tel
Çfarë ju duhet
Për të lidhur televizorin me internetin, nevojitet një
rrugëzues rrjeti me lidhje me internetin. Përdorni
lidhje të shpejtësisë së lartë (brezgjerë) me internetin.
Kryerja e lidhjes
(Kryefaqja) > Cilësimet > Me valë dhe rrjetet >
Me tel ose "Wi-Fi" > Lidhja me rrjetin > Me tel
1 - Lidhni rrugëzuesin me televizorin me kabllo rrjeti
(kabllo "Ethernet"**).
2 - Sigurohuni që rrugëzuesi të jetë ndezur.
3 - Televizori kërkon vazhdimisht për lidhje në rrjet.
4 - Pasi lidhja të kryhet me sukses do të shfaqet një
mesazh.
Nëse lidhja nuk arrihet, mund të kontrolloni
konfigurimin e DHCP së rrugëzuesit. DHCP duhet të
jetë aktive.
**Për zbatimin e rregulloreve EMC, përdorni një
kabllo të izoluar "FTP Cat. 5E Ethernet".
Cilësimet e lidhjes me valë dhe të rrjeteve
Shfaqja e cilësimeve të rrjetit
(Kryefaqja) > Cilësimet > Lidhjet me valë &
rrjete > Me tel ose me "Wi-Fi" > Shiko cilësimet e
rrjetit
Këtu mund të shikoni të gjitha cilësimet aktuale të
rrjetit. Adresa IP dhe MAC, fuqia e sinjalit, shpejtësia,
mënyra e enkriptimit etj.
Konfigurimi i rrjetit - IP statike
(Kryefaqja) > Cilësimet > Lidhjet me valë &
rrjetet > Me tel ose me "Wi-Fi" > Konfigurimi i
rrjetit > IP Statike
Nëse jeni përdorues i avancuar dhe dëshironi ta
instaloni rrjetin me adresë statike IP, caktojeni
televizorin në IP statike.
Konfigurimi i rrjetit - Konfigurimi i IP statike
(Kryefaqja) > Cilësimet > Lidhjet me valë &
rrjetet > Me tel ose me "Wi-Fi" > Konfigurimi i IP-
së statike
1 - Zgjidhni Konfigurimi i IP statike dhe konfiguroni
lidhjen.
2 - Mund të caktoni numrin për Adresën e
IP, Maskës së rrjetit, Portëkalimit, DNS 1, ose DNS
2.
Ndezja me "Wi-Fi (WoWLAN)"
(Kryefaqja) > Cilësimet > Lidhjet me valë &
rrjetet > Me tel ose me "Wi-Fi" > Ndiz me Wi-Fi
(WoWLAN)
Nëse është në gjendje pritjeje, televizorin mund ta
ndizni nga celulari inteligjent ose tableta.
Cilësimi Ndezje me "Wi-Fi (WoWLAN)" duhet të jetë
aktiv.
Riprodhimi dixhital i mediave - DMR
(Kryefaqja) > Cilësimet > Lidhjet me valë &
rrjetet > Me tel ose me "Wi-Fi" > Riprodhimi
dixhital i medias - DMR
Nëse skedarët media nuk luhen në televizor,
sigurohuni që "Riprodhuesi i multimediave dixhitale"
është aktiv. Si cilësim fabrike, DMR është aktiv.
Ndezja e lidhjes Wi-Fi
(Kryefaqja) > Cilësimet > Lidhjet me valë &
rrjetet > Me tel ose me “Wi-Fi” > >”Wi-Fi”
aktiv/joaktiv
Mund ta aktivizoni ose çaktivizoni lidhjen Wi-Fi në
televizor.
Rivendosja e lidhjes së pasqyrimit të ekranit
(Kryefaqja) > Cilësimet > Lidhjet me valë &
rrjetet > Me tel ose me "Wi-Fi" > Rivendos lidhjet e
pasqyrimit të ekranit
Spastroni listën e pajisjeve të lidhura dhe të bllokuara
që përdoren me pasqyrimin e ekranit.
Emri i rrjetit televiziv
(Kryefaqja) > Cilësimet > Lidhjet me valë &
rrjetet > Me tel ose me "Wi-Fi" > Emri i rrjetit
televiziv
Nëse keni më shumë se një televizor në rrjetin e
shtëpisë, mund t'i jepni një emër unik këtij televizori.
39