User Guide

19. Mjedisore
19.1. Etiketa evropiane e
energjisë
Etiketa evropiane e energjisë ju informon mbi
kategorinë e ekasitetit energjetik të këtij produkti. Sa
më ekonomike të jetë klasa e ekasitetit të energjisë
të këtij produkti, aq më pak energji konsumon.
Në etiketë mund të gjeni klasën e ekasitetit të
energjisë dhe konsumin mesatar të energjisë të
produktit gjatë përdorimit. Gjithashtu, mund të gjeni
vlerat e konsumit të energjisë për këtë produkt duke
shkuar në faqen e "Philips" për shtetin tuaj, në
adresën www.philips.com/TVsupport
19.2. Fundi i përdorimit
Eliminimi i produkteve dhe i baterive të vjetra
Produkti është projektuar dhe prodhuar me materiale
dhe përbërës të cilësisë së lartë, të cilat mund të
riciklohen dhe të ripërdoren.
Nëse produkti mban simbolin e koshit me rrota me
kryq, do të thotë se mbulohet nga direktiva evropiane
2012/19/BE.
Informohuni rreth sistemeve të veçuara vendase të
grumbullimit për produktet elektrike dhe elektronike.
Veproni sipas rregullave vendase dhe mos i hidhni
produktet e vjetra në të njëjtin vend me mbeturinat
normale të shtëpisë. Hedhja e pajisjes së vjetër në
mënyrën e duhur ndihmon në parandalimin e
pasojave negative të mundshme për mjedisin dhe për
shëndetin e njerëzve.
Mësoni rreth rregullave vendase në lidhje me
grumbullimin e veçuar të baterive, pasi hedhja e
duhur e tyre parandalon pasojat negative në mjedis
dhe në shëndetin e njerëzve.
54
Produkti juaj ka bateri të mbuluara nga Direktiva
Evropiane 2006/66/EC, e cila nuk mund të hidhet
me mbetjet normale shtëpiake.
43PUS7009/12 Numri i regjistrimit i EPREL 1887625
50PUS7009/12 Numri i regjistrimit i EPREL 1887631
55PUS7009/12 Numri i regjistrimit i EPREL 1887634
65PUS7009/12 Numri i regjistrimit i EPREL 1887638
75PUS7009/12 Numri i regjistrimit i EPREL 1928001