User Guide
18. Softueri
18.1. Përditëso softuerin
Kërkimi për përditësime
Përditësimi nga interneti
(Kryefaqja) > Cilësimet > Përditëso
softuerin > Kërko për përditësime > Internet
(Rekomandohet)
Kërkoni vetë përditësimin e softuerit.
• Nëse televizori është lidhur me internetin, mund të
merrni një mesazh për përditësimin e softuerit të
televizorit. Nevojitet lidhje interneti me shpejtësi të
lartë (përshtatës me bandë të gjerë). Nëse merrni
mesazh të tillë, ju rekomandojmë ta kryeni
përditësimin.
• Gjatë përditësimit të softuerit nuk ka gurë dhe
televizori do të ket dhe rindizet. Kjo mund të ndodhë
disa herë. Përditësimi mund të zgjasë disa minuta.
• Prisni derisa të shfaqet sërish gura në televizor.
Mos shtypni butonin e energjisë në televizor ose
në telekomandë gjatë përditësimit të softuerit.
Përditësimi nga USB
(Kryefaqja) > Cilësimet > Përditëso
softuerin > Kërkimi i përditësimeve > USB
• Për ta ngarkuar softuerin në televizor, ju nevojitet një
kompjuter me lidhje të shpejtë interneti dhe një
pajisje memorieje USB.
• Përdorni një pajisje memorieje USB me hapësirë të
lirë 512 MB. Sigurohuni që mbrojtja ndaj shkrimit të
mos jetë aktive.
1 - Nisja e përditësimit në televizor
Zgjidhni Përditësimi i softuerit > Kërkimi i
përditësimeve > USB dhe më pas shtypni OK.
2 - Identikimi i televizorit
Futni memorien USB në një nga lidhjet e USB në
televizor.
Zgjidhni Nisje dhe shtypni OK. Te pajisja e
memories USB do të shkruhet një skedar identikimi.
3 - Shkarkimi i softuerit të televizorit
- Futni memorien USB në kompjuter.
- Në pajisjen e memories USB gjeni
skedarin update.html dhe klikojeni dy herë.
- Klikoni Dërgo ID-në.
- Nëse disponohet softuer i ri, shkarkoni skedarin .zip.
- Pas shkarkimit, shpaketoni skedarin dhe kopjoni
skedarin autorun.upg në pajisjen e memories USB.
- Këtë skedar mos e vendosni në dosje.
4 - Përditësimi i softuerit të televizorit
Futeni sërish në televizor memorien USB. Përditësimi
do të llojë automatikisht.
Televizori ket vetë për 10 sekonda dhe rindizet
automatikisht. Prisni.
Mos . . .
• e përdorni telekomandën
• e hiqni pajisjen e memories USB nga televizori
• shtypni dy herë
• shtypni butonin e energjisë në televizor
Televizori ket vetë (për 10 sekonda) dhe rindizet
automatikisht. Prisni.
Softueri i televizorit u përditësua. Mund ta përdorni
sërish televizorin.
Për të parandaluar përditësimin aksidental të softuerit
të televizorit, fshini skedarin autorun.upg nga pajisja e
memories USB.
Përditësimet lokale
(Kryefaqja) > Cilësimet > Përditëso
softuerin > Kërkimi i
përditësimeve > USB > Përditësimet lokale.
Për shitësit dhe përdoruesit ekspertë.
18.2. Versioni i softuerit
(Kryefaqja) > Cilësimet > Përditësimi i
softuerit > Të dhënat e softuerit aktual
Për të parë versionin aktual të softuerit të televizorit.
18.3. Përditësimi automatik i
softuerit
(Kryefaqja) > Cilësimet > Përditësimi i
softuerit > Përditësimi automatik i softuerit
Aktivizimi i përditësimit automatik të softuerit për të
përditësuar softuerin e televizorit automatikisht.
Lëreni televizorin në pritje.
Kur cilësimi aktivizohet, përmirësimi shkarkohet kur
televizori është i ndezur dhe instalohet 15 minuta pasi
televizori ka kaluar në pritje (për sa kohë që nuk ka
asnjë alarm të planikuar).
Kur cilësimi çaktivizohet, në ekran shfaqet mesazhi
"Përmirëso tani"/"Më vonë".
52