Nr. i modelit Shqip TX-42AS750E TX-47AS750E TX-55AS750E Instruksionet e përdorimit Televizor LCD Për instruksione më të detajuara referohuni te [eHELP] (Instruksionet e integruara të përdorimit) ● Përdorimi i [eHELP] (f. 18) Ju falënderojmë për blerjen e këtij produkti Panasonic. Ju lutemi t‘i lexoni me kujdes këto instruksione përpara përdorimit të këtij produkti dhe t‘i ruani ato për referencë në të ardhmen. Imazhet e treguara në këtë manual janë vetëm për qëllime ilustrimi.
Përmbajtja Të domosdoshme për t‘u lexuar Njoftim i rëndësishëm.......................................................3 Masat paraprake të sigurisë.............................................4 Udhëzuesi i shpejtë i përdorimit Aksesorët.........................................................................7 Lidhjet...............................................................................9 Identifikimi i komandave.................................................
● Për informacion rreth markave tregtare, referohuni te [eHELP] (Support > Licence) (Mbështetja > Licenca). Njoftim i rëndësishëm Njoftim për funksionet DVB / Transmetim i të dhënave / IPTV ● Ky televizor është projektuar për të përmbushur standardet (e përditësuara në gusht 2013) të shërbimeve dixhitale tokësore DVB-T / T2 (MPEG2 dhe MPEG4-AVC(H.264)), të shërbimeve dixhitale kabllore DVB-C (MPEG2 dhe MPEG4-AVC(H.264)) dhe të shërbimeve dixhitale satelitore DVB-S (MPEG2 dhe MPEG4- AVC(H.264)).
zotëruesin e të drejtave për përmbajtjen që dëshironi të regjistroni ose të luani. Ky produkt është licencuar sipas licencës së portofolit të patentës AVC për përdorim personal dhe jo komercial të një klienti, (i) për të koduar video në përputhje me standardin AVC (“Video AVC”) dhe/ose (ii) për të dekoduar video AVC që është koduar nga një klient i përfshirë në një aktivitet personal dhe jo komercial dhe/ ose video që është marrë nga një furnizues videosh, i licencuar për të ofruar video AVC.
● Mos përdorni asnjë bazament / pajisje montimi të pamiratuar. Sigurohuni të pyesni shitësin lokal të Panasonic sesi të kryeni montimin ose instalimin e profileve të miratuara që varen në mur. ● Mos ushtroni shumë forcë ose mos goditni ekranin. ● Mos e vendosni televizorin mbi sipërfaqe të pjerrëta ose të paqëndrueshme dhe sigurohuni që televizori nuk mbështetet në buzë të bazamentit të tij. ● Ky televizor është projektuar të përdoret mbi tavolinë.
Ajrimi Kujdes Lejoni një hapësirë të mjaftueshme përreth televizorit për të parandaluar nxehtësinë e lartë, e cila mund të çojë në prishjen e parakohshme të disa pjesëve elektronike. Distanca minimale: 10 10 10 10 (cm) ● Ajrimi nuk duhet bllokuar duke mbuluar vrimat e ajrimit me artikuj të tillë, si gazeta, mbulesa tavoline dhe perde.
Kur në pjesën e sipërme dhe të poshtme të ekranit shfaqen shirita të zinj, si p.sh. në filma, shikojeni ekranin në një distancë të paktën sa 3-fishi i lartësisë së imazhit aktual. (Kjo distancë është më e shkurtër sesa distanca e rekomanduar më lart.) Televizor LCD Deklarata e konformitetit (DoC) “Me anë të këtij dokumenti, Panasonic Corporation deklaron se ky televizor është në përputhje me kërkesat thelbësore dhe dispozitat e tjera përkatëse të Direktivës 1999/5/EC.
Montimi / heqja e bazamentit A Vidat e montimit (4) M5 × 15 B Vidat e montimit (4) M4 × 12 C Profilet e kapjes (2) 2 D Bazamenti Modeli 42“ Modeli 47“ 3 B Modeli 55“ Montimi i bazamentit A 1 8 Shqip C D Heqja e bazamentit nga televizori Sigurohuni ta hiqni bazamentin në mënyrën e mëposhtme kur përdorni profilet që varen në mur ose kur ripaketoni televizorin. 1 Hiqni vidat e montimit B nga televizori. 2 Shkëputni bazamentin nga televizori. 3 Hiqni vidat e montimit A nga profilet e kapjes.
Lidhjet ● Pajisjet dhe kabllot e jashtme që tregohen këtu nuk ofrohen me këtë televizor. ● Sigurohuni që njësia është e shkëputur nga priza elektrike përpara se të lidhni ose të shkëputni ndonjë kabllo. ● Kontrolloni që lloji i terminalit dhe spinat e kabllos janë të sakta, kur i lidhni ato. ● Përdorni një kabllo që përputhet me HDMI, plotësisht me tel. ● Përdorni një kabllo SCART, plotësisht me tel. ● Mbajeni televizorin larg nga pajisjet elektronike (videot etj.
Antena satelitore ● Për t‘u siguruar që antena satelitore të montohet saktë, konsultohuni me shitësin lokal. Për detaje konsultohuni edhe me kompanitë e transmetimit satelitor që keni marrë.
Videokamera / pajisja e lojërave Rrjeti Për të përdorur shërbimin e internetit, ju nevojitet një mjedis rrjeti me brez të gjerë. ● Nëse nuk keni shërbime rrjeti me brez të gjerë, konsultohuni me shitësin për ndihmë. ● Përgatitni mjedisin e rrjetit për lidhje me kabllo ose me valë. ● Konfigurimi i lidhjes së rrjetit do të nisë kur përdorni televizorin herën e parë. (f.
Kufjet Disku i jashtëm me USB (për regjistrim) ● Rregullimi i volumit [Headphone Volume] (Volumi i kufjeve) në menynë Sound (Zëri) ● Zgjedhja e daljes së zërit për rregullimin e volumit [Speaker Setting] (Cilësimi i altoparlantit) në menynë Sound (Zëri) ● Përdorni folenë USB 3 për të lidhur një disk të jashtëm me USB. ● Për më shumë informacion, referohuni te [eHELP] (Recording) (Regjistrimi). TV ● Përdorni folenë HDMI1 - 3 për lidhjen e VIERA Link.
Identifikimi i komandave Telekomanda 7 OK ● Konfirmon zgjedhjet e ndryshme. ● Shtypeni pas zgjedhjes së pozicionit të kanalit për ta ndryshuar shpejt kanalin. ● Shfaq listën e kanaleve. 8 [Menyja Option (Opsionet)] ● Cilësim opsional i lehtë për pamjen, zërin etj. 9 Butonat me ngjyra (e kuqe-jeshile-e verdhë-blu) ● Përdoren për përzgjedhjen, navigimin dhe përdorimin e funksioneve të ndryshme. 10 Ngritja / ulja e volumit 11 Butonat me numra ● Ndryshojnë kanalin dhe faqet e teletekstit.
Vendosja / heqja e baterive Tërhiq për ta hapur Gjuhëza Mbyll Shikoni polaritetin e saktë (+ ose -) Telekomanda me fushë me prekje Telekomanda me fushë me prekje është projektuar për veprime komode, veçanërisht për pamjen kryesore ose përmbajtjet e internetit. Ju mund ta përdorni televizorin në mënyrë intuitive nëpërmjet kësaj telekomande. ● Telekomanda me fushë me prekje mund të përdoret duke e regjistruar televizorin me teknologjinë me valë Bluetooth.
● Rrëshqitni gishtin për të lëvizur kursorin (në materialet në internet ose [Cursor Settings] (Cilësimet e kursorit) te [VIERATouch Pad Controller] (Setup Menu) (Telekomanda me fushë me prekje VIERA) (menyja Setup (Konfigurimi)), për të zgjedhur artikujt, për të rregulluar nivelet etj. Treguesi / paneli i komandimit ● Kur shtypni butonat 4, 5, 6, në të djathtë të ekranit shfaqet për 3 sekonda guida e panelit të komandimit për të theksuar butonin e shtypur.
Konfigurimi automatik për herë të parë Konfiguron automatikisht televizorin dhe kërkon për kanalet televizive në dispozicion kur televizori ndizet për herë të parë. ● Këto hapa nuk janë të nevojshëm nëse konfigurimi është kryer nga shitësi. ● Përpara se të nisni konfigurimin automatik përfundoni të gjitha lidhjet (f. 9 -12) dhe cilësimet e pajisjeve të lidhura (nëse nevojitet). Për detajet e cilësimeve të pajisjes së lidhur lexoni manualin e pajisjes.
Shënim ● Televizori do të kalojë automatikisht në gjendje gatishmërie kur nuk kryhet asnjë veprim brenda 4 orësh, kur [Auto Standby] (Gatishmëria automatike) në menynë Timer (Kohëmatësi) është vendosur te [On] (Aktiv). ● Televizori do të kalojë automatikisht në gjendje gatishmërie kur nuk merr asnjë sinjal dhe kur nuk kryhet asnjë veprim brenda 10 minutash kur [No signal Power off] (Fikja kur nuk ka sinjal) në menynë Timer (Kohëmatësi) është vendosur te [On] (Aktiv).
2 Zgjedhja e modalitetit TV Selection DVB-S DVB-C DVB-T Analogue ● Modalitetet që mund të zgjidhen janë të ndryshme në varësi nga kanalet e ruajtura. zgjidhni hyni ● Modalitetin mund ta zgjidhni edhe duke shtypur disa herë butonin TV. ● Nëse opsioni [TV Selection] (Zgjedhja e TV) nuk shfaqet, shtypni butonin TV për të ndryshuar modalitetin.
Shikimi i imazheve 3D Ju mund të shijoni shikimin e imazheve 3D me materialet ose programet që përputhen me efektin 3D, duke vendosur syzet 3D (të ofruara). ● Për të parë imazhe 3D duhet të vendosni syzet 3D. ● Ky televizor mbështet formatet 3D [Frame Sequential]* (Kuadër i pandërprerë), [Side by Side] (Krah për krah) dhe [Top and Bottom] (Lart dhe poshtë). ● Për më shumë informacion, referohuni te [eHELP] (Watching > 3D) (Shikimi > 3D).
Pyetjet më të shpeshta (FAQ) Përpara se të kërkoni për shërbim ose ndihmë, provoni këto hapa të thjeshtë për ta zgjidhur problemin. ● Për më shumë informacion, referohuni te [eHELP] (Support > FAQs) (Mbështetja > Pyetjet më të shpeshta). Televizori nuk ndizet ● Kontrolloni nëse kordoni elektrik është futur në televizor dhe në prizën elektrike. Televizori kalon në gjendje gatishmërie ● Është aktivizuar funksioni i kalimit në gjendje gatishmërie në mënyrë automatike.
Mirëmbajtja Specifikimet Në fillim hiqni spinën nga priza elektrike. TV Ekrani, kasa, bazamenti Kujdesi i zakonshëm: Fshini lehtë sipërfaqen e ekranit, të kasës ose bazamentin duke përdorur një leckë të butë për të hequr pluhurin ose shenjat e gishtave. Për njolla të forta: (1) Në fillim fshini pluhurin në sipërfaqe. (2) Lagni një leckë të butë me ujë të pastër ose me detergjent neutral të holluar (1 pjesë detergjent në 100 pjesë ujë). (3) Shtrydhni fort leckën.
AUDIO L - R Lloji RCA PIN × 2 0,5 V[rms] Y 1,0 V[p-p] (përfshirë sinkronizimin) Pb/Cb, Pr/Cr ±0,35 V[p-p] PAL D, K SECAM D, K VHF R1 - R2 VHF R3 - R5 VHF R6 - R12 UHF E21 - E69 Hyrja HDMI 1 / 2 / 3 Bashkues të LLOJIT A HDMI1 / 3: 3D, Lloji i përmbajtjes HDMI2: 3D, Lloji i përmbajtjes, Kanal rikthimi i audios ● Ky televizor mbështet funksionin „HDAVI Control 5“.
Syzet 3D Kur përdoren profilet që varen në mur Dimensionet (Gjerësi × Lartësi × Thellësi) Kontaktoni me shitësin lokal të Panasonic për të blerë profilet e rekomanduara që varen në mur.
Informacion për përdoruesit rreth grumbullimit dhe asgjësimit të pajisjeve të vjetra dhe të baterive të përdorura Këto simbole mbi produkte, ambalazh dhe/ose në dokumentet shoqëruese tregojnë se pajisjet elektronike dhe elektrike dhe bateritë e përdorura nuk duhen përzier me mbetjet e zakonshme të shtëpisë.