Operating Instruction

19
Shikimi i imazheve 3D
Ju mund të shijoni shikimin e imazheve 3D me materialet
ose programet që përputhen me efektin 3D, duke
vendosur syzet 3D (të ofruara).
Për të parë imazhe 3D duhet të vendosni syzet 3D.
Ky televizor mbështet formatet 3D [Frame
Sequential]* (Kuadër i pandërprerë), [Side by Side]
(Krah për krah) dhe [Top and Bottom] (Lart dhe
poshtë).
Për më shumë informacion, referohuni te [eHELP]
(Watching > 3D) (Shikimi > 3D).
*: Format 3D ku imazhet për syrin e majtë dhe të
djathtë janë regjistruar në cilësi me rezolucion të
lartë dhe luhen në mënyrë alternative.
Për të parë imazhet 3D
Luajtja e diskut Blu-ray që përputhet me
3D (formati kuadër i pandërprerë)
Lidhni lexuesin që përputhet me 3D nëpërmjet një
kablloje që përputhet me HDMI, plotësisht me tel.
(Nëse përdorni lexues që nuk përputhet me 3D,
imazhet do të shfaqen në modalitetin 2D.)
Nëse modaliteti i hyrjes nuk zgjidhet automatikisht,
përdorni butonin AV për të zgjedhur modalitetin
e hyrjes që është lidhur me lexuesin.
Transmetimi që mbështet 3D
Konsultohuni me ofruesit e përmbajtjeve ose të
programeve për disponueshmërinë e këtij shërbimi.
Fotot 3D dhe videot 3D të xhiruara nga
produkte Panasonic që përputhen me 3D
Të disponueshme në shërbimet Media Player
(Lexuesi i medias) dhe Network (Rrjeti).
Imazhet 2D të konvertuara në 3D
Shtypni butonin 3D dhe vendoseni modalitetin
[2D 3D] te [3D Mode Selection] (Zgjedhja
e modalitetit 3D).
1 Vendosni syzet 3D
2 Shikimi i imazheve 3D
Kur shikoni imazh 3D për herë të parë do të shfaqet
masat paraprake të sigurisë. Zgjidhni [Yes] (Po) ose [No]
(Jo) për të vazhduar me shikimin e imazheve 3D.
Shënim
Mos ushtroni forcë të tepërt ose mos i gërvishtni
xhamat e syzeve 3D.
Materiali 3D nuk do të shihet saktë nëse syzet
3D vendosen mbrapsht nga lart-poshtë ose në të
kundërt, ku pjesa e brendshme kthehet përpara.
Kur shikoni imazhe 3D sigurohuni t‘i mbani sytë në
nivel pothuajse horizontal dhe mbani një pozicion ku
nuk shihni imazhe dyshe.