Operating Instructions
35 - Udhëzimet e instalimit
Lëvizja dhe instalimi
Heqja e bulonave të trans-
portit
Katër bulona mbajnë pjesën e brendshme
të pajisjes në vend, ndërkohë që pajisja
lëvizet. Hiqini përpara instalimit, duke
përdorur çelësin që është përfshirë me pa-
jisjen. Ndiqni udhëzimet e mëposhtëme:
Shënim
Bulonat e transportit duhet të hiqen
përpara se pajisja të vihet në punë.
Mund të shkaktojnë dridhje të tepërta.
B
A
1. Përdorni fundin ‘B’ të çelësit për
të liruar bulonat.
B
2. Tërhiqini bulonat horizontalisht.
3. Hiqni vidat, që janë pranë vrimave
të bulonave.
4. Shtyni çdo kapak (të përfshirë me
aksesorët) mbi çdo vrimë buloni,
dhe më pas shtrëngojini ato me vi-
dat që u hoqën në hapin 3.
Shënim
- Sigurohuni që të ruani bulonat e
transportit, sepse mund të nevojiten për
transportimin e pajisjes. Nëse pajisja do ti
jepet dikujt tjetër, sigurohuni që ti jepni
dhe bulonat e transportit.
- Sigurohuni që kapakët e bulonave të
jenë vendosur si duhet. Nëse nuk e
bëni, mund të shkaktoni hyrjen e ujit
në pajisje, duke sjellë keqfunksionime.
Lëvizja e pajisjes
Shënim
Sigurohuni që të instaloni sërish bu-
lonat e transportit në pajisje.
Përpara se ta lëvizni pajisjen
- Mbyllni rubinetin dhe vini pajisjen në punë
që të shkarkohet uji. Shkarkoni dhe ujin e
mbetur në tubin e shkarkimit. (Shihni fq.
27.)
- Lironi tubin e furnizimit me ujë dhe
hiqeni.
- Hiqni kabullin.
- Instaloni bulonat e transportit. (Shihni fq.
37.)
NA-140_168_148VG4_WGB_En.indb 36 2013/08/05 13:13:02










