Operating Instructions
25 - Mirëmbajtja
Mirëmbajtja
Pastrimi i pjesës së
jashtme të pajisjes
Pastroni pjesën e jashtme të pajisjes me
një leckë të butë dhe detergjent të butë,
për shembull, detergjent kuzhine, dhe ujë
me sapun.
Paralajmërim
- MOS spërkasni ujë mbi pajisje.
- MOS përdorni pastrues kremozë,
hollues, apo produkte që përmba-
jnë alkool apo vaj parafine.
Pastrimi i kazanit
Nëse vazhdoni të përdorni ujë të ftohtë
në pajisje, bakteret mund të grum-
bullohen brenda kazanit dhe të lëshojnë
aromë. Ju mund ta shmangni këtë duke
përdorur programin e të Pambuktave 90
°C një herë në muaj. (Nëse përdorni një
heqës smërçi, ndiqni udhëzimet e
prodhuesit.)
Kujdes
Viruset dhe bakteret, nuk shkatër-
rohen në temperatura 40 °C.
Patogjenet mund të shpërndahen
nëpërmjet përzierjes së rrobave
dhe të transmetojnë sëmundjet.
Patogjenet shkatërrohen në 60 °C ose
më të larta. Sidoqoftë, përdorimi i temp.
së ujit mbi 90 °C është i panevojshëm.
Shënim
MOS fusni rroba apo detergjentë
rrobash brenda në pajisje ndërkohë që
po e pastroni pajisjen.
Nëse pastroni detergjent pastrimi për vaska
apo zbardhues, vendoseni në sirtarin e
detergjentit përpara se të filloni larjen. Sasia
e duhur për tu përdorur është rreth 30 ml.
(Shihni faqet 14-15.)
Pastrimi i sirtarit të de-
tergjentit
Mbetjet e detergjentëve grumbullohen shpejt
nëse sirtari nuk pastrohet rregullish. Grumbul-
limi i detergjentit mund të shkaktojë myk.
1. Tërhiqni jashtë sirtarin e detergjentit.
2. Hiqeni sirtarin e detergjentit duke e
ngritur dhe tërhequr në të njëjtën kohë.
3. Vendoseni gishtin në kanalin pranë
pjesës së përparme të kapakut të
zbutësit dhe tërhiqeni atë lart për ta
hequr nga sirtari i detergjentit.
4. Lajeni detergjentin e mbetur me
ujë.
Përdorni një leckë për të fshirë ujin
nga pajisja.
Kapaku i zbutësit
NA-140_168_148VG4_WGB_En.indb 26 2013/08/05 13:13:00










