Operating Instructions

Udhëzimet për larjen - 16
Larja
6. Shtypni butonin Start.
Pajisja fillon të furnizohet me ujë. Pasi
pajisja ka filluar, peshohet ngarkesa
me rroba. Pas rreth 5 sekondash, një
kohë e re larjeje do të shfaqet në
ekran. Nëse ju përzgjidhni të Leshtat,
Mëndafshtat/të Brendshmet, Rapid
15, Këmishat, Veshjet sportive,
Mbulesat e krevateve, Veshje për
ambjente të jashtme, apo programet e
Xhinseve, ngarkesa e rrobave nuk
peshohet.
Sinjalizuesi do të tingëllojë kur pro-
grami të ketë përfunduar, dhe dera do
të kyçet menjëherë.
Kujdes
Pas një temperaturë të lartë larjeje,
tregohuni të kujdesshëm të mos e
digjni veten ndërkohë që mbani rrobat
ose prekni pjesën e brendshme të
kazanit.
Shënim
- Nëse detergjenti nuk është hequr
plotësisht nga rrobat duke përdorur
programin bazë, përdorni funksion-
in e Shplarjes Shtesë.
- Me funksionet Eco dhe Speed, nëse
ngarkesa është e madhe, rrobat
mund të ngjisin në brendësi të
kazanit. Kjo është normale.
- Hiqni ngarkesën e rrobave dhe
sistemojeni sërish nëse është e
nevojshme. Mos e lini shumë gjatë në
kazan pasi përfundon programi, sepse
mund të çngjyrosen.
Koha e kërkuar
Kohët varen nga programet dhe
cilësimet e temperaturave që janë
përzgjedhur.
- Kohët aktuale mund të ndryshojnë
vetëm pak nga ato të treguarat.
- Kohët e shfaqura në ekran janë të
nevojshme për ujin për tu mbushur dhe
shkarkuar, prandaj ato ndryshojnë në
varësi të presionit të ujit, shkarkimit dhe
sasisë së rrobave.
- Nëse i ndryshoni funksionet gjatë
larjes, kohët e shfaqura në ekran
mund të ndryshojnë.
- Nëse rrobat në kazan duhet të ekuili-
brohen, kohët do të zgjaten.
Vendosja e sinjalizuesit
Sinjalizuesi që tingëllon kur një pro-
gram përfundon mund të fiket.
1. Shtypni butonat Start dhe On në të
njëjtën kohë.
2. Lëshoni butonin On dhe vazhdoni të
shtypni butonin Start për
3 sekonda. Sinjalizuesi do të fiket
pasi të dëgjohet një tingull bip.
Nëse doni të ndryshoni cilësimin, ndiqni
të njëjtat hapa 1 dhe 2. Funksioni i
sinjalizuesit do të fiket pasi të dëgjohen
dy sinjale bip.
Ndryshimi i cilësimeve
gjatë larjes
Pasi ka filluar larja, programi, temperatura,
dhe koha e paracaktuar nuk mund të
ndryshohen.
- Për të ndryshuar programin ose cilësimet
e temperaturës, fikeni pajisjen dhe më
pas ndizeni sërish.
- Për të ndryshuar cilësimet e shplarjes
dhe centrifugës gjatë larjes, shtypni bu-
tonin Pause sapo pajisja të jetë mbushur
plot me ujë.
- Ju mund të ndryshoni funksionin e Cen-
trifugës në të thatë, Shplarjen shtesë
dhe Hekurosjen e lehtë fjatë proçesit të
larjes.
- Nuk mund të ndryshohen cilësimet
pasi të ketë përfunduar proçesi i lar-
jes.
NA-140_168_148VG4_WGB_En.indb 17 2013/08/05 13:12:57