Installation Instructions
31
2. Ngrini lart fashetat për tuba duke përdorur një
kaçavidë.
→Fig.
17
3. Lironi fashetën për tuba.
→Fig.
18
Lidhja e kabllos në kutinë e lidhjeve
1. Në rastin e 3N, bëni lidhjet në kutinë e lidhjeve
vetëm sipas skemës së mëposhtme.
→Fig.
19
2. Në rastin e 2N, bëni lidhjet në kutinë e lidhjeve
vetëm sipas skemës së mëposhtme.
→Fig.
20
3. Në rastin e 1N, bëni lidhjet në kutinë e lidhjeve
vetëm sipas skemës së mëposhtme.
→Fig.
21
4. Në rastin e 2L / 2N, bëni lidhjet në kutinë e
lidhjeve vetëm sipas skemës së mëposhtme.
→Fig.
22
5. Mbani parasysh ngjyrat e kabllove.
– BN: Bojëkafe
– BU: Blu
– GN/YE: E verdhë dhe e gjelbër
– BK: E zezë
– GY: Gri
6. Nëse nevojitet, montoni edhe urat lidhëse prej
bakri sipas skicës së lidhjes.
7. Lidhni kabllon dhe më pas shtrëngoni vidat në
kutinë e lidhjes.
8. Në një lidhje 1N~ ose 2L / 2N sipas skemës së
lidhjeve, 1 përkon me motorin e ventilatorit.
9. Në një lidhje 2N~/3N~, faza L1 (gri) përkon me
motorin e ventilatorit.
Fiksimi i kabllos në kutinë e lidhjeve
1. Fiksoni kordonin elektrik me fashetë për tuba.
2. Shtrëngoni vidat në pozicionin e saktë.
‒ Mos përdorni vidator me bateri.
→Fig.
23
3. Për të lehtësuar mbylljen e kutisë së lidhjes,
rregulloni kabllon në pjesën e mesit të kutisë së
lidhjes.
4. Mbyllni kapakun e kutisë së lidhjeve.
Udhëzime për tubacionin e nxjerrjes së
ajrit
Prodhuesi i pajisjes nuk merr përsipër asnjë
përgjegjësi për ankesat që lidhen me linjën e tubave.
¡ Përdorni një tub të shkurtër dhe të drejtë për
nxjerrjen e ajrit, me një diametër tubi mundësisht
të madh.
¡ Tubat e gjatë e të fortë të nxjerrjes së ajrit, bërrylat
e shumtë ose diametri i vogël i tubave zvogëlojnë
rendimentin e thithjes së ajrit dhe rritin zhurmën e
ventilatorit.
¡ Përdorni një tub ajri prej materiali që nuk digjet.
¡ Montojeni tubin e nxjerrjes së ajrit me pjerrësi 1°
nga pajisja, për të parandaluar kthimin mbrapsht
të ujit të kondensimit.
Kanalet e sheshta
Përdorni kanale të sheshta, seksioni tërthor i
brendshëm i të cilave përputhet me diametrin e
brendshëm të tubave rrethorë:
¡ Diametri 150mm përkon me rreth 177cm².
¡ Nëse diametrat e tubave ndryshojnë, vendosni
guarnicion hermetizues.
¡ Mos përdorni kanale të sheshta që kanë kthesa të
forta.
Tubat rrethorë
Përdorni tuba rrethorë me diametër të brendshëm
150mm.
Udhëzime për modalitetin me nxjerrje ajri
Në modalitetin me nxjerrje jashtë të ajrit duhet
montuar një valvul moskthimi.
Shënime
¡ Kur pajisja nuk shoqërohet me një valvul
moskthimi, valvula e moskthimit mund të blihet te
një dyqan i specializuar.
¡ Kur nxjerrja e ajrit do të bëhet përmes murit të
jashtëm, duhet të përdoret një tub teleskop me
grilë.
Verifikimi i mobilies
1. Kontrolloni nëse mobilia e montimit është e drejtë
dhe ka kapacitet mbajtës të mjaftueshëm.
Pesha maksimale e pajisjes është rreth 25kg.
Syprina e banakut ku ju montoni pajisjen duhet të
jetë në gjendje të mbajë ngarkesa deri në rreth 60
kg.
2. Sigurohuni që stabiliteti i mobilies së montimit
është i garantuar edhe pas punimeve të prerjes.
3. Siguroni kapacitetin mbajtës dhe stabilitetin me
anë të nën-konstruksioneve të përshtatshme, në
veçanti në rastin e syprinave të holla të banakut.
‒ Mbani parasysh peshën e pajisjes, përfshirë
edhe ngarkesën shtesë të mundshme.
‒ Përdorni material përforcues rezistent ndaj
nxehtësisë dhe ndaj lagështisë.
4. Sigurohuni që mobilia e montimit është rezistente
ndaj nxehtësisë deri në 90°C.
5. Mos montoni poshtë pajisje të tjera, si për
shembull furra, frigoriferë, lavastovilje ose
lavatriçe.
6. Verifikoni nivelin e pajisjes vetëm pas instalimit në
vrimën e montimit.
Montimi rrafsh me sipërfaqen
Në rastin e montimit rrafsh me sipërfaqen, pajisja
është në të njëjtin nivel me syprinën e banakut.
Nivelet problematike midis pajisjes dhe syprinës së
banakut mungojnë.
Ju mund ta montoni pajisjen në syprinat e
mëposhtme të banakut, të cila janë rezistente ndaj
temperaturës dhe ujit:
¡ Syprina banaku prej guri
¡ Syprina banaku prej plastike, p.sh. Corian®
¡ Syprina banaku prej druri masiv
Montimi në syprinat e banakut prej tallashi të presuar
nuk është i mundur.
Përgatitja e mobilies
Kërkesë:Mobiliet e montimit duhet të jenë rezistente
ndaj temperaturës deri në 90°C.
1. Vizatoni vendin e prerjes së mobilies sipas skicës
së montimit.
→Fig.
14
2. Hapni katër vrima me diametër prej 6mm.
→Fig.
24
3. Sigurohuni që këndi i sipërfaqes së prerjes me
syprinën e banakut është 90°.
→Fig.
24
Respektimi i distancave minimale në montimin mbi
një sirtar
1. Për të hequr enën e grumbullimit të derdhjeve, në
pajisjet e montuara inkaso mbani parasysh
distancat minimale.
→Fig.
11
2. Mbani parasysh edhe pozicionin e enës së
grumbullimit të derdhjeve.
→Fig.
12