Installation Instructions

31
PARALAJMËRIM‒Rrezik lëndimi!
Ndryshimet në sistemin elektrik apo mekanik janë të
rrezikshme dhe mund të çojnë në keqfunksionim.
Mos bëni asnjë ndryshim në sistemin elektrik ose
mekanik.
Pjesët që janë të arritshme gjatë montimit mund të
kenë cepa të mprehtë dhe mund të shkaktojnë
lëndime me prerje.
Vishni doreza mbrojtëse
Pajisja është e rëndë.
Për të lëvizur pajisjen duhen 2 persona.
Përdorni vetëm mjete ndihmëse të përshtatshme.
PARALAJMËRIM‒Rrezik asfiksimi!
Fëmijët mund të fusin në kokë ose të mbështillen me
materialin e paketimit dhe për rrjedhojë të mbyten.
Mbani larg fëmijëve materialin e paketimit.
Mos i lini fëmijët të luajnë me materialin e
paketimit.
PARALAJMËRIM‒Rrezik helmimi!
Rithithja e gazeve të djegies mund të shkaktojë
helmime.
Mos e nxirrni ajrin për shkarkim në një oxhak tymi
ose në një oxhak gazesh i cili është funksional.
Mos e nxirrni ajrin për shkarkim në një kafaz, i cili
shërben për ajrimin e ambienteve të instalimit të
pajisjeve që prodhojnë nxehtësi.
Nëse shkarkimi i ajrit do të bëhet në një oxhak
tymi ose gazi që nuk është në përdorim, duhet
marrë paraprakisht aprovimi i kompanisë
përkatëse përgjegjëse për mirëmbajtjen e sistemit
të oxhakëve.
Rithithja e gazeve të djegies mund të shkaktojë
helmime.
Nëse instalohet një aspirator me një pajisje
ngrohëse që varet nga ajri i ambientit, duhet që
linja e ushqimit me energji e aspiratorit të
parashikohet me një çelës sigurie.
Udhëzime për lidhjen elektrike
Ndiqni këto udhëzime për ta lidhur pajisjen në
mënyrë të sigurt nga ana elektrike.
PARALAJMËRIM‒Rrezik nga goditja
elektrike!
Shkëputja e pajisjes nga rrjeti elektrik duhet të jetë e
mundur në çdo moment. Pajisja duhet të lidhet
vetëm në një prizë elektrike të instaluar në përputhje
me rregullat.
Në instalimin e përhershëm elektrik duhet
instaluar një çelës ndarës shumëpolësh, sipas
kërkesave të kategorisë së mbitensionit III dhe
sipas dispozitave të ndërtimit.
Realizimi i shtrirjes së instalimeve elektrike fikse
lejohet të bëhet vetëm nga një specialist
elektricist. Ne rekomandojmë të instaloni një
automat mbrojtës ndaj rrjedhjes së rrymës (çelës
automat FI) në qarkun elektrik të furnizimit të
pajisjes.
¡ Mos e përthyeni ose mos e pickoni kordonin
elektrik dhe mbajeni larg nga cepat e mprehtë.
¡ Shtrini kordonin elektrik në mënyrë të tillë që të
mos prekë në trupin e nxehtë të pajisjes.
¡ Përdorni vetëm kordonin elektrik të dërguar së
bashku me pajisjen ose atë që ofrohet nga
shërbimi teknik për klientin.
¡ Kjo pajisje është në përputhje me dispozitat e
Bashkimit Evropian për eliminimin e interferencave
radio.
¡ Pajisja i përket klasës së mbrojtjes 1. Për këtë
arsye duhet të vihet në përdorim vetëm me një
prizë të tokëzuar.
¡ Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për defektet në
funksionim ose për dëmtimet e mundshme të
shkaktuara nga një instalim elektrik jo i saktë.
Përgatitja e lidhjes elektrike
Kërkesë:Punimet në brendësi të pajisjes ose
ndërrimi i kordonit elektrik lejohet të bëhet vetëm
nga shërbimi i klientit i trajnuar për këtë qëllim.
1. Mbani parasysh udhëzimet për lidhjen elektrike.
Garancia bëhet e pavlefshme për dëmet e
shkaktuara nga montimi i gabuar ose instalimi ose
lidhja e pasaktë.
2. Nëse nevojitet një kordon elektrik më i gjatë,
kontaktoni me shërbimin e klientit. Në dispozicion
ekzistojnë kordonë elektrikë me gjatësi deri në
2,20m.
3. Te pajisjet ku kablloja nuk është vendosur që në
fabrikë, vendosni kordonin elektrik te kutia e
lidhjes.
Hapja e kutisë së lidhjes
Ngrini lart kapakun e kutisë së lidhjeve me
ndihmën e një kaçavide.
→Fig.
15
Parapërgatitja e kutisë së lidhjes
1. Lironi vidën.
→Fig.
16
2. Ngrini lart fashetat për tuba duke përdorur një
kaçavidë.
→Fig.
17
3. Lironi fashetën për tuba.
→Fig.
18
Lidhja e kabllos në kutinë e lidhjeve
1. Në rastin e 3N, bëni lidhjet në kutinë e lidhjeve
vetëm sipas skemës së mëposhtme.
→Fig.
19
2. Në rastin e 2N, bëni lidhjet në kutinë e lidhjeve
vetëm sipas skemës së mëposhtme.
→Fig.
20
3. Në rastin e 1N, bëni lidhjet në kutinë e lidhjeve
vetëm sipas skemës së mëposhtme.
→Fig.
21
4. Në rastin e 2L / 2N, bëni lidhjet në kutinë e
lidhjeve vetëm sipas skemës së mëposhtme.
→Fig.
22
5. Mbani parasysh ngjyrat e kabllove.
BN: Bojëkafe
BU: Blu
GN/YE: E verdhë dhe e gjelbër
BK: E zezë
GY: Gri
6. Nëse nevojitet, montoni edhe urat lidhëse prej
bakri sipas skicës së lidhjes.
7. Lidhni kabllon dhe më pas shtrëngoni vidat në
kutinë e lidhjes.
8. Në një lidhje 1N~ ose 2L / 2N sipas skemës së
lidhjeve, 1 përkon me motorin e ventilatorit.
9. Në një lidhje 2N~/3N~, faza L1 (gri) përkon me
motorin e ventilatorit.
Fiksimi i kabllos në kutinë e lidhjeve
1. Fiksoni kordonin elektrik me fashetë për tuba.
2. Shtrëngoni vidat në pozicionin e saktë.
Mos përdorni vidator me bateri.
→Fig.
23
3. Për të lehtësuar mbylljen e kutisë së lidhjes,
rregulloni kabllon në pjesën e mesit të kutisë së
lidhjes.