Installation Instructions

8
Demontaža aparata
POZOR!
Z orodjem lahko poškodujete aparat.
Aparata nikoli ne odstranjujte z zgornje strani.
1. Izključite aparat iz električnega omrežja.
2. Potisnite kuhalno ploščo od spodaj navzgor.
sq
Udhëzime të përgjithshme
¡ Lexoni me kujdes këtë manual.
¡ Pajisja lejohet të lidhet vetëm nga një
teknik specialist i autorizuar.
¡ Instalimi, hapja e pajisjes, lidhja ose
montimi i gabuar çon në humbjen e
vlefshmërisë së garancisë për produktin.
¡ Shkëputni furnizimin me energji elektrike
përpara realizimit të çdo pune.
¡ Pas instalimit sigurohuni që përdoruesi
nuk ka qasje në pjesët përbërëse
elektrike.
¡ Mos e përdorni asnjëherë këtë pajisje në
varka ose automjete.
Montimi i sigurt
Ndiqni këto udhëzime për sigurinë kur të
montoni pajisjen.
Siguria gjatë përdorimit garantohet vetëm
nëpërmjet një instalimi të saktë profesional
në përputhje me manualin e montimit.
Përgjegjësia për funksionimin pa probleme
në vendin e instalimit është e instaluesit.
PARALAJMËRIM‒Rrezik:
Magnetizëm!
Pajisja përmban magnete të përhershme.
Këto mund të ndikojnë në implantet
elektronike, p.sh. stimuluesin kardiak ose
pompat e insulinës.
Personat me implante elektronike duhet
të ruajnë një distancë minimale prej
10cm nga pajisja.
PARALAJMËRIM‒Rrezik lëndimi!
Pjesët që janë të arritshme gjatë montimit
mund të kenë cepa të mprehtë dhe mund
të shkaktojnë lëndime me prerje.
Vishni doreza mbrojtëse
Udhëzime për lidhjen elektrike
Ndiqni udhëzimet e mëposhtme për ta lidhur pajisjen
në mënyrë të sigurt nga ana elektrike.
¡ Lidhja e pajisjes duhet të realizohet vetëm nga një
teknik i autorizuar ose nga një teknik shërbimi me
trajnim të veçantë. Personi duhet të jetë i miratuar
sipas rregullave lokale të shtetit dhe të kompanisë
së furnizimit me energji elektrike.
¡ Lidhni pajisjen në një instalim të përhershëm dhe
instaloni çelësin ndarës përkatës në përputhje me
rregullat për instalimet elektrike.
¡ Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për defektet në
funksionim ose për dëmtimet e mundshme të
shkaktuara nga një instalim elektrik jo i saktë.
Lloji i lidhjes
¡ Pajisja i përket klasës së mbrojtjes 1. Për këtë
arsye duhet të vihet në përdorim vetëm me një
prizë të tokëzuar.
Udhëzime për mobilien e instalimit
¡ Ju mund ta instaloni planin e gatimit me induksion
vetëm mbi sirtarë ose furra me aspirim me ajrim.
Mos instaloni poshtë planit të gatimit asnjë
frigorifer, larëse enësh, furra pa ajrosje ose
lavatriçe.
¡ Sigurohuni që mobilia e montimit është rezistente
ndaj nxehtësisë të paktën deri në 90°C.
Syprina e banakut
Ndiqni udhëzimet e prodhuesit të syprinës së
banakut.
¡ I sheshtë, horizontal, i qëndrueshëm.
¡ Syprina e banakut ku ju montoni pajisjen duhet të
jetë në gjendje të mbajë ngarkesa deri në rreth 60
kg.
¡ Në rastet e syprinave të holla të banakut, përdorni
material përforcues rezistent ndaj nxehtësisë dhe
ndaj lagështisë.
¡ Kontrolloni nivelin e planit të gatimit vetëm pasi ta
keni montuar atë.
Aspiratori
¡ Distanca midis aspiratorit dhe syprinës së banakut
duhet të përputhet të paktën me distancën që
jepet në manualin e montimit për aspiratorin.
Parapërgatitja e mobilies së montimit
1. Vizatoni vendin e prerjes së mobilies sipas skicës
së montimit.
Sigurohuni që këndi i sipërfaqes së prerjes me
syprinën e banakut është 90°.
→Fig.
1
2. Pas punimeve të prerjeve largoni ashklat e
krijuara.
3. Izoloni sipërfaqet e prera që të jenë rezistente
ndaj nxehtësisë.
Ajrimi
Për të garantuar një funksionim korrekt të pajisjes,
plani i gatimit duhet të ajroset si duhet. Ajrimi në
pjesën e poshtme të pajisjes ka nevojë për furnizim
të mjaftueshëm me ajër të freskët. Për këtë arsye
duhet të përshtatni mobilien për këtë qëllim, nëse
nevojitet.
1. Ruani një distancë minimale midis faqes së
pasme të mobilies dhe murit të kuzhinës.
→Fig.
2
2. Lini një vrimë të lirë lart në faqen e pasme të
mobilies.
→Fig.
3
3. Në rast se distanca minimale prej 20mm në
faqen e pasme të mobilies nuk mund të ruhet,
atëherë realizoni një vrimë në pjesën e poshtme.
→Fig.
4
4. Mos e mbyllni hermetikisht bazamentin e
poshtëm.
ShënimNëse pajisja do të montohet në një ishull
gatimi ose në një vend tjetër, ndryshe nga vendi i
përshkruar, ju duhet të siguroni ajrim të mjaftueshëm
për planin e gatimit.