User Guide
Pastrimi dhe mirëmbajtja sq
25
2Pastrimi dhe mirëmbajtja
Pa s t r i mi dhe mirëmbaj t j a
Pastrimi
Nëse pajisja është ftohur njëherë, pastrojeni atë me një
sfungjer, ujë dhe sapun.
Pas çdo përdorimi dhe në gjendje të ftohtë pastroni
sipërfaqen e pjesëve të veçanta të djegësit. Edhe
mbetjet më të vogla (ushqimet e derdhura, stërpikjet e
yndyrës, etj.) digjen në sipërfaqe dhe pastaj largohen
shumë vështirë. Për një flakë të rregullt vrimat dhe të
çarat e djegësit duhet të jenë të pastra.
Lëvizja e disa enëve për zierje mund të lerë gjurmë
metali në skara.
Me ujë me sapun dhe me një furçë jo metalike pastroni
djegësit dhe skarat.
Nëse skarat kanë shtresë gome, pastrimin bëjeni me
kujdes. Shtresat mund të lirohen dhe skarat ta
gërvishtin zonën e zierjes.
Thani gjithmonë të gjithë djegësit dhe skarat. Pikat e ujit
ose zonat e lagështa në fillim të procesit të zierjes
mund ta dëmtojnë emalin.
Pasi djegësit të jenë pastruar dhe të jenë tharë,
sigurohuni që kapaku të jetë vendosur mirë mbi
distributorë.
Kujdes!
■ Mos i hiqni elementët e komandimit kur pastroni
pajisjen. Lagështia që depërton mund të dëmtojë
pajisjen.
■ Mos përdorni pastrues me avull. Vatra e gatimit
mund të dëmtohet.
■ Mos përdorni agjentë gërryes, sfungjerë me përbërje
metalike, objekte të mprehta, thika ose të ngjashme,
për të mënjanuar mbetje ushqimi të thara nga vatra
e gatimit.
■ Mos përdorni thika, kruajtëse ose të ngjashme për
pastrimin e pjesëve lidhëse të xhamit me mbulesën
e djegësit, profilet metalike ose mbi kapakun prej
xhami ose alumini, nëse ka një të tillë.
■ Mos i futni në larëse enësh pjesët përbërëse të
vatrës.
Mirëmbajtja
Lëngjet e derdhura largoni menjëherë. Kështu do ta
parandaloni që mbetjet nga ushqimi të ngjiten dhe me
këtë kurseni mund dhe kohë.
Enët e gatimit mos i tërhiqni mbi pianurën e qelqit,
mund të gërvishtet. Gjithashtu duhet të bëni kujdes që
mbi pianurën e qelqit të mos bien objekte të forta apo
me majë. Bëni kujdes që skajet e vatrave të gatimit të
mos goditen me objekte të ndryshme.
Kokrriza rëre (p.sh nga pastrimi i perimeve) mund të
gërvishtin sipërfaqen e qelqit.
Sheqeri i shkrirë apo ushqimet që kanë shumë sheqer
duhet të pastrohen menjëherë me anë të një gërryese
xhami, në rast se janë derdhur mbi ndonjë vatër gatimi.
3Çrregullim, si të veprojmë
nëse?
Çr r egul l i m, si të vepr oj më nëse?
Në disa raste, defektet e shfaqura mund të zgjidhen
lehtë. Përpara se t'i telefononi shërbimit të klientit,
ndiqni udhëzimet e mëposhtme:
Siguresa në arkën e sigu-
resave në defekt.
Shkaqet e mundshme Zgjidhja
Defekt i elektrikës së përgjiths-
hme.
Siguresa në defekt. Në arkën kryesore të siguresave kontrolloni nëse siguresa
është në defekt dhe zëvendësojeni nëse është e nevojs-
hme.
Siguresa automatike ose ndërprerësi mbrojtës nga mun-
gesa e rrymës është liruar.
Në panelin kryesor drejtues kontrolloni, nëse siguresa
automatike ose ndonjë ndërprerës mbrojtës nga mungesa
e rrymës është djegur.
Ndezja automatike nuk funksi-
onon.
Ndërmjet kandilave ndezës dhe djegësve mund të ketë
mbetje nga ushqimet ose pastruesit.
Hapësira ndërmjet kandilit ndezës dhe djegësit duhet të
jetë e pastër.
Djegësit janë të lagur. Kapakët e djegësit i thani me kujdes.
Kapakët e djegësit nuk janë vendosur si duhet. Kontrolloni nëse kapakët janë vendosur si duhet.
Aparati nuk është fare ose është gabimisht i tokëzuar ose
tokëzimi është i dëmtuar.
Kontaktoni elektricistin.
Flaka e djegësit e pa bara-
bartë.
Pjesët e djegësit nuk janë vendosur si duhet. Pjesët e djegësit i vendosni si duhet në djegësin adekuat.
Të çarat e djegësit janë të ndotura. Pastroni të çarat e djegësit.