User Guide

sq Djegësi i gazit
22
Aksesori
Në varësi të modelit tek vatra e gatimit janë të përfshirë
aksesorët e më poshtëm. Ato mund të merren edhe tek
shërbimi i klientit.
--------
Numri pjesëve
Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për përdorimin e
gabuar ose të mangët të këtyre aksesorëve.
ÄDjegësi i gazit
Dj e g ë s i i gazi t
Ndezje manuale
1. Shtypni butonin komandues të djegësit të zgjedhur
dhe rrotullojeni në të majtë derisa të arrini në
gradacionin më të lartë.
2. Afroni tek djegësi një ndezës ose një flakë (çakmak,
kunj shkrepëseje, etj.).
Ndezja automatike
Nëse plani i gatimit ka një ndezje automatike (kandelë
ndezëse):
1. Shtypni çelësin e komandimit të vatrës së zgjedhur
dhe rrotullojeni në të majtë deri në nivelin më të lartë
të gradimit.
Për sa kohë që çelësi i komandimit mbahet i
shtypur, të gjitha vatrat lëshojnë shkëndija. Flaka do
të ndizet. Pritni për disa sekonda.
2. Lëshoni çelësin e komandimit.
3. Rrotulloni çelësin e komandimit në pozicionin që
dëshironi.
Nëse ndezja nuk ndodh, fikni vatrën dhe përsëritni
hapat e përshkruar më lart. Këtë radhë mbajeni çelësin
e komandimit të shtypur për më gjatë (deri në 10
sekonda).
:Paralajmërim – Rrezik shpërthimi!
Kur flaka nuk ndizet pas rreth 15 sekondash, fikni
vatrën dhe hapni derën ose dritaren e dhomës. Pritni të
paktën për një minutë përpara se të provoni të ndizni
sërish vatrën.
Udhëzim: Kujdesuni për pastërti maksimale. Nëse
kandelat e ndezjes janë pis, ndezja mund të mos jetë si
duhet. Pastroni rregullisht kandelat e ndezjes me një
furçë të vogël jometalike. Bëni kujdes që të mos
ushtroni forcë të madhe mbi kandelat e ndezjes.
Sistemi i sigurisë
Vatra juaj e gatimit ka një sistem sigurie
(termoelement), i cili pengon daljen e gazit, kur djegësi
fiket pa dashje.
Për t'u siguruar që mekanizmi është aktiv:
1. Ndizeni djegësin si zakonisht.
2. Pas ndezjes së flakës, mbajeni butonin komandues
shtypur për 4 sekonda.
Fikja e një djegësi
Rrotulloni butonin komandues djathtas, derisa të arrihet
pozicioni 0.
Disa sekonda pas fikjes së djegësit dëgjohet një
zhurmë e mbytur. Kjo është normale dhe do të thotë, se
sistemi i sigurisë u çaktivizua.
Udhëzime paralajmëruese
Një zukatje e lehtë gjatë funksionimit të djegësit është
normale.
Skara shtesë Wok
I përshtatshëm vetëm për për-
dorim mbi djegësin wok. Për-
dorni enë gatimi me fund të
harkuar.
Për zgjatjen e jetëgjatësisë së
pajisjes, rekomandohet përdo-
rimi i grilës ekstra Wok.
Grilë ekstra për makinën e
kafes
I përshtatshëm vetëm për për-
dorim mbi djegësin e vogël. Për-
dorni enë me diametër më të
vogël se 12 cm.
Z2471X0 Grilë shtesë Wok: Gizë e derdhur (4-5 kW)
Z2402X0 Grilë ekstra për makinën e kafes