User Guide
Njohja me pajisjen sq
21
■ Mos vendosni nën këtë pajisje shtëpiake
solucione larëse kimike gërryese ose
produkte, pastrues me avull, materiale të
djegshëm ose produkte të tjera që nuk janë
ushqime, si dhe mos i përdorni ato në afërsi
të saj.
Rrezik djegieje!
■ Yndyra ose vaji i mbinxehur merr flakë
shpejt. Mos u largoni kur nxehni yndyrë ose
vaj. Nëse yndyra ose vaji merr flakë, mos e
fikni zjarrin me ujë. Mbulojeni enën me një
kapak për të mbytur flakën dhe fikni zonën
e gatimit.
:Paralajmërim – Rrezik plagosjeje!
■ Krisjet ose thyerjet në pllakën prej qelqi
janë të rrezikshme. Fikni menjëherë gjithë
djegësit dhe fikni çdo element nxehës
elektrik. Hiqni spinën nga priza ose fikni
siguresën në kutinë e siguresave. Mbylleni
ushqimin e gazit. Mos e prekni sipërfaqen e
planit të gatimit. Mos ndizni asnjëherë një
pajisje me defekt. Telefonojini shërbimit të
klientit.
Rrezik plagosjeje!
■ Luhatjet e forta të temperaturës mund të
shkaktojnë dëmtim të panelit prej xhami.
Gjatë përdorimit të planit të gatimit,
shmangni rrymat e ajrit dhe derdhjet e
lëngjeve të ftohtë.
Rrezik plagosjeje!
■ Enët e gatimit të dëmtuara, të cilat nuk kanë
madhësinë e duhur, buzët e të cilave dalin
jashtë vatrës së gatimit ose që
keqvendosen, mund të shkaktojnë dëme të
rënda. Respektoni këshillat dhe udhëzimet
paralajmëruese për enët.
Rrezik nga lëndimi!
■ Riparimet e gabuara janë të rrezikshme.
Riparimet dhe ndërrimin e përçuesve të
dëmtuar të rrymës dhe gazit guxon ti bëjë
vetëm një teknik i shkolluar nga shërbimi
jonë i klientëve. Nëse aparati është në
defekt, hiqni spinën e rrjetit ose fikni
siguresën në arkën e siguresave, mbyllni
furnizimin e gazit. Thirrni shërbimin e
klientëve
Rrezik plagosjeje!
■ Nëse një buton komandues nuk mund të
rrotullohet ose është i lirshëm, nuk duhet të
përdoret më. Drejtojuni menjëherë shërbimit
të klientit, në mënyrë që të riparoni ose të
zëvendësoni butonin komandues.
:Paralajmërim – Rrezik nga goditja e
rrymës!
■ Mos përdorni pastrues me avull për
pastrimin e pajisjes.
Rrezik nga goditja e rrymës!
■ Plasaritjet apo të çarat e pllakës së qelqit
mund të shkaktojnë goditje elektrike. Fikni
siguresën në kutinë e siguresave.
Telefonojini shërbimit të klientit.
*Njohja me pajisjen
Nj o h j a me pajisjen
Në përshkrimin e modelit do ta gjeni pajisjen tuaj me
kapacitetin e djegësit. ~ Faqja 2
Elementet e komandimit dhe djegësi
Tek secila nga butonat e komandimit është shënuar
djegësi përkatës. Me dorezën komanduese në varësi të
pozicioneve të ndryshme ju mund të zgjidhni
rendimentin e nevojshëm midis vlerave maksimale dhe
minimale. Kurrë mos kaloni, nga pozicioni 0 direkt tek
pozicioni 1 ose nga pozicioni 1 tek pozicioni 0.
Për punë korrekte të aparatit, si skarat ashtu edhe
pjesët e djegësit duhet të jenë të vendosura si duhet.
Mos i ngatërroni kapakët e djegësit.
Largoni me kujdes grilën. Lëvizja e një grile mund të
ndryshojë grilat që ndodhen pranë.
Treguesit
¢
Djegësi i komanduar nga butoni komandues
Û
Djegësi i fikur
9 Gradacioni më i lartë dhe ndezja elektrike
1 Gradacioni më i ulët
Elementë
1 Kandela ndezëse
2 Termoelement
3 Kupa e djegësit
4 Kapaku i djegësit