User Guide

Table Of Contents
sq Mënjanimi i defekteve
32
5.
Vendosni saktë në vend skarat mbajtëse.
→"Skarat mbajtëse", Faqe 28
10  Mënjanimi i defekteve
Defektet e lehta në pajisje mund t'i eliminoni edhe vetë.
Përdorni informacionet për eliminimin e defekteve
përpara se të kontaktoni me shërbimin për klientin.
Kështu shmangni shpenzimet e panevojshme.
PARALAJMËRIM‒Rrezik lëndimi!
Riparimet e papërshtatshme janë të rrezikshme.
Vetëm personeli i trajnuar duhet të kryejë riparime
në pajisje.
Nëse pajisja ka defekt, atëherë telefononi shërbimin
e klientit.
PARALAJMËRIM‒Rrezik nga goditja elektrike!
Riparimet e gabuara janë shkak për rreziqe.
Riparimet në pajisje duhen kryer vetëm nga staf
teknik i trajnuar për këtë qëllim.
Për riparimin e pajisjes lejohet të përdoren vetëm
pjesë këmbimi origjinale.
Nëse dëmtohet kordoni elektrik i pajisjes, atëherë ai
duhet të zëvendësohet nga prodhuesi ose shërbimi
i tij për klientin ose nga një person i ngjashëm i
kualifikuar, për të evituar rreziqet e mundshme.
10.1 Defektet e funksionit
Defekti Shkaku dhe zgjidhja e problemeve
Funksionimi i
përgjithshëm elektrik
ka defekt.
Siguresa ka defekt.
Kontrolloni siguresën në kutinë e siguresave.
Ka vepruar siguresa automatike ose çelësi mbrojtës i rrjedhjes së rrymës.
Kontrolloni në kutinë e siguresave ose nëse ka vepruar çelësi mbrojtës i rrjedhjes së
rrymës.
Spina e kabllos së lidhjes elektrike nuk është futur.
Lidhni pajisjen në rrjetin elektrik.
Është ndërprerë furnizimi me energji.
Kontrolloni nëse ndriçimi i dhomës dhe pajisjet e tjera funksionojnë.
Ndezja automatike
nuk funksionon.
Midis çentilit të ndezjes dhe vatrës së gazit ka mbetje ushqimi ose papastërti.
Pastroni hapësirën midis çentilit të ndezjes dhe vatrës së gazit.
Pjesët e vatrës së gazit janë të lagura.
Thani me kujdes pjesët e vatrës së gazit.
Pjesët e vatrës së gazit janë pozicionuar gabim.
Poziciononi saktë pjesët e vatrës së gazit.
Pajisja nuk është e tokëzuar, është lidhur në mënyrë të gabuar ose është dëmtuar kablloja e
tokëzimit.
Kontaktoni me një specialist elektricist.
Flaka e vatrës së
gazit është e
çrregullt.
Pjesët e vatrës së gazit janë pozicionuar gabim.
Poziciononi saktë pjesët e vatrës së gazit.
Vrimat në vatrën e gazit janë ndotur.
Pastroni dhe thani vrimat në vatrën e gazit.
Rrjedhja e gazit nuk
duket se është
normale ose nuk del
fare gaz.
Furnizimi me gaz është bllokuar nga një valvul e vendosur diku në mes.
Hapni valvulën e pozicionuar në mes.
Bombola e gazit është bosh.
Ndërroni bombolën e gazit.
Në kuzhinë vjen era
gaz.
Është hapur një çelës komandimi.
Mbyllni çelësin e komandimit.
Bombola e gazit nuk është lidhur si duhet.
Sigurohuni që bombola të lidhet si duhet.