User Guide
Table Of Contents
- Built-in gas hob
- bg
- Съдържание
- 1 Безопасност
- 2 Предотвратяване на материални щети
- 3 Опазване на околната среда и икономия
- 4 Запознаване
- 5 Принадлежности
- 6 Основни положения при работа с уреда
- 7 Готварски съд
- 8 Препоръчителни настройки за готвене
- 9 Почистване и поддръжка
- 10 Отстраняване на неизправности
- 11 Отдел по обслужване на клиенти
- 12 Предаване за отпадъци
- hr
- sq
- sr
Pastrimi dhe kujdesi sq
31
Gradacio
ni
Përgatitja e ushqimit
7-9 ¡ Fillimi i procesit të gatimit: makarona,
supa, kremra, paella, bishtaja, sultiash.
¡ Skuqja me vaj: perime të skuqura,
kroketa, patate të skuqura, omeletë me
patate, shnicel, ushqime të ngrira,
biskota.
¡ Skuqja me pak vaj: omeletë franceze,
biftek, filetë mishi Strogonoff.
¡ Skuqja, thekja: perime, mish.
Gradacio
ni
Përgatitja e ushqimit
4-6 ¡ Vazhdimi i procesit të gatimit:
makarona, supa, kremra, paella,
bishtaja, sultiash.
¡ Skuqja me pak vaj: hamburger, salsiçe,
troftç nç skarç, qofte.
¡ Gjellë, pjekje në zjarr të ngadaltë: ragu.
gulash, ratatouille.
¡ Zierja me temperaturë mesatare: salcë
djathi, meshamel, karbonara,
napolitana, puding, krepa.
¡ Shkrirja: ushqimet e ngrira.
3-1 ¡ Gatimi i plotë: oriz, paella, bishtaja,
sultiash.
¡ Gatimi me avull: peshk, perime.
¡ Ngrohja dhe mbajtja ngrohtë: gatesa të
gatshme.
1 Shkrirja: gjalpë, çokollatë, xhelatinë, mjaltë,
karamel.
9 Pastrimi dhe kujdesi
Në mënyrë që pajisja të qëndrojë funksionale për kohë
të gjatë, pastrojeni dhe kujdesuni për të me kujdes.
9.1 Produktet e pastrimit
Produktet e përshtatshme të pastrimit mund t'i blini te
shërbimi i klientit ose në dyqanin online.
VINI RE!
Produktet e papërshtatshme të pastrimit mund të
dëmtojnë sipërfaqen e pajisjes.
▶ Mos përdorni mjete pastrimi të mprehta ose
gërryese.
▶ Mos përdorni lesh teli.
▶ Mos përdorni thikë ose objekte të mprehta për të
larguar nga plani i gatimit mbetjet e thara të
ushqimit.
▶ Mos përdorni thikë ose objekte të mprehta për të
pastruar ngjitjen midis xhamit dhe aliazhit të vatrës
së gazit, profileve metalike ose pllakës së xhamit
apo të aluminit.
▶ Mos përdorni pajisje pastrimi me avull.
9.2 Pastrimi i pajisjes
VINI RE!
Nëse çelësi i komandimit hiqet gjatë pastrimit të
pajisjes, lagshtia mund të futet brenda dhe të dëmtojë
pjesët e brendshme të pajisjes.
▶ Mos i hiqni elementët e komandimit kur pastroni
pajisjen.
1.
Lëreni pajisjen të ftohet.
2.
Pastrojeni atë me një sfungjer, ujë dhe sapun.
3.
Më pas thajeni me një leckë të butë.
KëshillëFshini menjëherë lëngjet që derdhen. Kështu
parandalohet ngjitja e mbetjeve të ushqimit dhe
zvogëlohet mundi i kërkuar në pastrimin në fund.
9.3 Pastrimi i vatrës së gazit
Pastroni sipërfaqen e pjesëve të vatrës së gazit pas
çdo përdorimi. Në këtë mënyrë do të parandaloni
djegien e mbetjeve të ushqimit.
VINI RE!
Pjesët e djegësit mund të dëmtohen nëse i lani në
enëlarëse.
▶ Mos i lani pjesët e vatrës në lavastovilje.
ShënimNdiqni udhëzimet për produktet e pastrimit.
→"Produktet e pastrimit", Faqe 31
1.
Lëreni pajisjen të ftohet.
2.
Pastrojeni me një furçë jometalike dhe me ujë me
detergjent enësh.
3.
Thani plotësisht pajisjen. Kur në fillim të gatimit ka
pika uji ose zona të lagështa, kjo mund të dëmtojë
emalin.
4.
Vendosni në vend pjesët e vatrës. Sigurohuni që
kapaku i vatrës është pozicionuar saktë mbi
shpërndarësin e gazit.
→"Vatra e gazit", Faqe 28
9.4 Pastrimi i skarave mbajtëse
ShënimNdiqni udhëzimet për produktet e pastrimit.
→"Produktet e pastrimit", Faqe 31
VINI RE!
Skarat mund të dëmtohen nëse i lani në enëlarëse.
▶ Mos i lani skarat në enëlarëse.
1.
Lëreni pajisjen të ftohet.
2.
Hiqni me kujdes skarat mbajtëse.
3.
Pastrojeni me një furçë jometalike dhe me ujë me
detergjent enësh.
Pastroni me kujdes zonën përreth fletëve të
sfungjerit. Kur fletët e sfungjerit lirohen, skara
mbajtëse mund gërvishtë planin e gatimit.
4.
Lëreni pajisjen të thahet plotësisht. Kur në fillim të
gatimit ka pika uji ose zona të lagështa, kjo mund të
dëmtojë emalin.