User Guide

Table Of Contents
sq Enët e gatimit
30
6.5 Sjellja normale gjatë punës
Reagimet e mëposhtme janë normale për pajisjen:
¡ Fishkëllimë e lehtë nga vatra e ndezur.
¡ Lëshimi i aromave gjatë përdorimit të parë. Këto
aroma zhduken me kalimin e kohës.
¡ Flaka me ngjyrë portokalli. Kjo shkaktohet nga
pluhuri në ajër, lëngjet e derdhura etj.
¡ Zhurmë kërcitjeje pas sekonda pas fikjes së vatrës
së gazit. Kjo shkaktohet nga aktivizimi i sistemit të
sigurisë.
→"Sistemi i sigurisë", Страница29
¡ Zhurmë trokitëse, kur vatra e gazit fiket manualisht.
Zhurma mund të jetë më e lartë kur ka gaz të lëngët
sesa gaz natyror.
7  Enët e gatimit
Këto udhëzime ju ndihmojnë të kurseni energji dhe të
shmangni dëmtimet e enëve të gatimit.
7.1 Enët e përshtatshme të gatimit
Përdorni vetëm enë gatimi me diametër të
përputhshëm. Ena e gatimit nuk duhet të dalë jashtë
kornizës së planit të gatimit.
Mos përdorni asnjëherë enë të vogël gatimi mbi vatrat
e mëdha të gazit. Flakët nuk duhet të prekin faqet
anësore të enës së gatimit.
Vatra e gazit Diametri minimal
i fundit të enës
së gatimit
Diametri
maksimal i
fundit të enës së
gatimit
Vatra e gazit me
disa kurora
22cm 30cm
Vatra e fortë e
gazit
20cm 26cm
Vatra normale e
gazit
14cm 22cm
Vatra ekonomike
e gazit
12cm 16cm
Përdorni enë gatimi me fund të harkuar vetëm në
vatrën e gazit me disa kurora.
¡ Plani i gatimit duhet të ketë një vatër gazi me disa
kurora dhe skarën mbajtëse shtesë Wok.
¡ Skara shtesë për Wok duhet të jetë vendosur
vendosur saktë.
→"Aksesorët", Faqe 28
7.2 Përdorimi i enëve të gatimit
Zgjedhja dhe pozicionimi i enës së gatimit ndikojnë në
sigurinë dhe efiçencën e energjisë së pajisjes suaj.
→"Kursimi i energjisë", Faqe 27
PARALAJMËRIM‒Rrezik zjarri!
Konstruksionet e djegshme mund të marrin flakë.
Ruani një distancë minimale prej 50mm midis enës
së gatimit dhe konstruksioneve të djegshme.
Mos përdorni enë gatimi të deformuara. Përdorni
vetëm enë gatimi me fund të sheshtë dhe të trashë.
¡
Ena e deformuar e gatimit nuk rri në mënyrë të
qëndrueshme mbi planin e gatimit dhe mund të
përmbyset.
Vendosni enën e gatimit mirë në qendër të vatrës së
gazit.
¡
Ena e gatimit mund të përmbyset, nëse nuk rri në
mes të vatrës së gazit.
Vendosni enën e gatimit si duhet mbi skarat
mbajtëse.
¡
Ena e gatimit mund të përmbyset nëse vendoset
direkt mbi vatër.
8  Këshilla për vendosjen e rregullimeve për gatimin
Me çelësat komandues të pajisjes mund të caktoni
madhësinë e flakës me nivele sipas gradacioneve të
ndryshme nga 1 deri në 9.
Kohët e gatimit dhe gradacionet varen nga lloji, pesha
dhe cilësia e ushqimit, nga lloji i gazeve të përdorura,
si dhe nga materiali i enës së gatimit.
Këshilla
¡ Këshilla gatimi
Kur zieni supë, krem, thjerrëza apo qiqra, hidhini
të gjithë përbërësit njëkohësisht në enën e
gatimit.
Në gatesat në tigan, nxehni në fillim vajin. Sapo
të filloni me skuqjen, mbajeni temperaturën
konstante dhe përshtatni gradacionin sipas
nevojës. Kur përgatitni shumë racione, pritni
derisa temperatura të arrihet sërish. Ktheni
rregullisht ushqimin në anën tjetër.
¡ Për të shkurtuar kohën e zierjes:
Përdorni një tenxhere me presion për të gatuar
kremrat dhe bishtajat. Nëse përdorni një
tenxhere me presion, ndiqni udhëzimet e
prodhuesit.
Uji duhet të vlojë para se të hidhni makaronat,
orizin apo patatet. Më pas përshtatni
gradacionet, për të vazhduar më tej procesin e
gatimit.
Përdorni një kapak kur zieni oriz dhe patate.
Gradacio
ni
Përgatitja e ushqimit
9 ¡ Vini ujin të ziejë
¡ Zierja në banjo-mari: biskota, puding,
kek-puding.
¡ Skuqja në temperaturë më të lartë:
gatesa aziatike.