User Guide

Table Of Contents
Shmangia e dëmeve materiale sq
27
PARALAJMËRIM‒Rrezik asfiksimi!
Fëmijët mund të fusin në kokë ose të
mbështillen me materialin e paketimit dhe për
rrjedhojë të mbyten.
Mbani larg fëmijëve materialin e paketimit.
Mos i lini fëmijët të luajnë me materialin e
paketimit.
Fëmijët mund të thithin ose të gëlltitin pjesë të
vogla dhe për rrjedhojë të mbyten.
Mbani pjesët e vogla larg nga fëmijët.
Mos lejoni fëmijët të luajnë me pjesët e
vogla.
2  Shmangia e dëmeve materiale
VINI RE!
Për shkak të nxehtësisë mund të shkaktohen dëme në
pajisjet ose mobiliet përreth. Nëse pajisja mbahet në
punë për kohë të gjatë, krijohet nxehtësi dhe lagështi.
Hapni një dritare ose ndizni një aspirator që nxjerr
ajrin jashtë.
Akumulimi i nxehtësisë mund të dëmtojë pajisjen.
Mos përdorni dy vatra gazi apo burime nxehtësie
vetëm për një enë gatimi.
Mos përdorni për kohë të gjatë dhe me fuqi të plotë
pllaka të pjekjes në skarë, tenxhere prej balte etj.
Akumulimi i nxehtësisë mund të dëmtojë elementet
komandues.
Mos përdorni enë të madhe gatimi mbi vatrën e
gazit që ndodhet afër çelësave të komandimit.
Pozicioni i gabuar i një çelësi komandimi çon në
probleme në funksionim.
Kur pajisja nuk është në përdorim, ktheni gjithmonë
çelësin e komandimit në pozicionin zero.
Trajtimi jo i kujdesshëm i enëve të gatimit mund ta
dëmtojë sipërfaqen e pajisjes.
Punoni me kujdes me enën e gatimit mbi planin e
gatimit.
Mos vendosni objekte të rënda mbi planin e gatimit.
Tërheqja zvarrë e enës së gatimit mund të krisë pllakën
e xhamit.
Ngrini lart enën e gatimit gjatë lëvizjes.
Kur mbi planin e gatimit bien objekte të forta ose me
majë, mund të shkaktohen dëme.
Mos lejoni rënien e objekteve të forta ose me majë
mbi planin e gatimit.
Mos e përplasni planin e gatimit në asnjë anë të tij.
Kripa, sheqeri ose rëra që mund të bjerë nga perimet,
mund të gërvishtë xhamin.
Mos e përdorni planin e gatimit si plan pune ose
për të mbajtur objekte të tjera.
Shqeri i shkrirë ose ushqimet me përmbajtje të lartë
sheqeri mund të dëmtojnë xhamin.
Pastroni menjëherë ushqimet që derdhen me një
shpatull për xham.
3  Mbrojtja e mjedisit dhe kursimi
3.1 Kursimi i energjisë
Nëse ndiqni udhëzimet e dhëna pajisja juaj konsumon
më pak energji.
Zgjidhni vatrën që është e përshtatshme për
madhësinë e tenxheres. Vendosni enën e gatimit në
qendër.
KëshillëProdhuesit e enëve zakonisht japin diametrin
e sipërm/të jashtëm të tenxheres. Shpesh i është më i
madh sesa diametri i bazamentit.
¡
Enët e papërshtatshme të gatimit ose zonat e
gatimit jo të mbuluara plotësisht konsumojnë
shumë energji.
Mbyllini tenxheret me një kapak të përshtatshëm.
¡
Kur gatuani pa kapak, pajisja konsumon shumë më
tepër energji.
Ngrijeni kapakun mundësisht sa më rrallë.
¡
Kur ju ngrini kapakun, largohet shumë energji.
Përdorni kapak qelqi.
¡
Me kapakun e qelqit ju mund të shihni brenda
tenxheres, pa qenë nevoja ta ngrini kapakun.
Përdorni enë gatimi që përshtaten me sasinë e
ushqimit.
¡
Ena e madhe e gatimit me pak ushqim brenda
harxhon më shumë energji gjatë nxehjes.
Zieni me pak ujë.
¡
Sa më shumë ujë të ketë në enën e gatimit, aq më
shumë energji nevojitet për nxehjen.
Kryeni përpara kohe kalimin në një nivel më ulët
gradimi.
¡
Me një nivel shumë të lartë të zierjes së ngadaltë
çoni dëm shumë energji.
Informacionet e produktit sipas direktivës (EU)
66/2014 i gjeni në broshurën bashkëngjitur të pajisjes
dhe në faqen e internetit të produktit të pajisjes suaj.
3.2 Hedhja e paketimit
Materialet e paketimit janë ekologjike dhe të
riciklueshme.
Hidhni pjesët e caktuara të seleksionuara sipas llojit.