User Guide
Table Of Contents
- Built-in gas hob
- bg
- Съдържание
- 1 Безопасност
- 2 Предотвратяване на материални щети
- 3 Опазване на околната среда и икономия
- 4 Запознаване
- 5 Принадлежности
- 6 Основни положения при работа с уреда
- 7 Готварски съд
- 8 Препоръчителни настройки за готвене
- 9 Почистване и поддръжка
- 10 Отстраняване на неизправности
- 11 Отдел по обслужване на клиенти
- 12 Предаване за отпадъци
- hr
- sq
- sr
sq Siguria
26
Mbrojtëset e vatrave të gatimit mund të
shkaktojnë aksidente.
▶ Mos përdorni asnjëherë mbrojtëse të vatrës
së gatimit.
Ena boshe e gatimit nxehet jashtëzakonisht
shumë mbi vatrat e ndezura me gaz.
▶ Asnjëherë mos nxehni enë gatimi boshe.
Pajisja nxehet kur punon.
▶ Përpara pastrimit, lëreni pajisjen të ftohet.
PARALAJMËRIM‒Rrezik nga goditja
elektrike!
Riparimet e gabuara janë shkak për rreziqe.
▶ Riparimet në pajisje duhen kryer vetëm nga
staf teknik i trajnuar për këtë qëllim.
▶ Për riparimin e pajisjes lejohet të përdoren
vetëm pjesë këmbimi origjinale.
▶ Nëse dëmtohet kordoni elektrik i pajisjes,
atëherë ai duhet të zëvendësohet nga
prodhuesi ose shërbimi i tij për klientin ose
nga një person i ngjashëm i kualifikuar, për
të evituar rreziqet e mundshme.
Pajisja e dëmtuar ose kordoni elektrik i
dëmtuar përbëjnë rrezik për jetën.
▶ Kurrë mos vini në punë një pajisje të
dëmtuar.
▶ Asnjëherë mos tërhiqni kordonin lektrik për
të shkëputur pajisjen nga rrjeti elektrik.
Hiqeni kordonin elektrik duke e kapur
gjithmonë nga spina.
▶ Kur pajisja ose kordoni elektrik është i
dëmtuar, shkëputni menjëherë kordonin
elektrik ose fikni siguresën në kutinë e
siguresave dhe mbyllni furnizimin me gaz.
▶ Telefononi shërbimin e klientit. →Faqe 33
Lagështia që futet brenda mund të shkaktojë
goditje elektrike.
▶ Mos përdorni pastrues me avull ose
pastrues me presion të lartë për të pastruar
pajisjen.
Në pjesët e nxehta të pajisjes izolimi i kabllos
i pajisjeve elektrike mund të shkrijë.
▶ Asnjëherë mos lejoni që kablloja e lidhjes e
pajisjeve elektrike të bjerë në kontakt me
pjesët e nxehta të pajisjes.
PARALAJMËRIM‒Rrezik lëndimi!
Defektet ose dëmtimet në pajisje dhe
riparimet e papërshtatshme janë të
rrezikshme.
▶ Asnjëherë mos e ndizni një pajisje me
defekt.
▶ Nëse pajisja është me defekt, hiqni spinën
elektrike të saj ose fikni siguresën në kutinë
e siguresave, mbyllni furnizimin me gaz dhe
telefononi shërbimin për klientin.
▶ Riparimet në pajisje dhe ndërrimi i tubave
të dëmtuar të gazit duhen kryer vetëm nga
staf teknik i trajnuar.
Plasat apo krisjet në pllakën e xhamit janë të
rrezikshme.
▶ Fikini menjëherë të gjitha vatrat dhe
elementet e mundshme ngrohëse elektrike,
dhe shkëputeni pajisjen nga korrenti.
▶ Mbylleni linjën e gazit.
▶ Mos e prekni sipërfaqen e pajisjes
▶ Mos e përdorin pajisjen.
▶ Telefonojini shërbimit të klientit.
Luhatjet e forta të temperaturës mund të
shkaktojnë thyerjen e panelit prej xhami.
▶ Gjatë përdorimit të planit të gatimit,
shmangni rrymat e ajrit dhe derdhjet e
lëngjeve të ftohta.
Madhësitë e papërshtatshme të enës së
gatimit, ena e gatimit që është e dëmtuar ose
e vendosur gabim mund të shkaktojnë
lëndime të rënda.
▶ Ndiqni udhëzimet për enët e gatimit.
Kur ndizet vatra e gatimit me gaz në çentil
krijohen shkëndija.
▶ Asnjëherë mos e prekni çentilin me dorë
ndërkohë që ndizet vatra me gaz.
Nëse një buton komandues nuk mund të
rrotullohet ose është i lirshëm, nuk duhet të
përdoret më.
▶ Drejtojuni menjëherë shërbimit të klientit, në
mënyrë që të riparoni ose të zëvendësoni
butonin komandues.
Pajisja me sipërfaqe të plasaritur apo të thyer
mund t'ju shkaktojë prerje.
▶ Mos e përdorni pajisjen nëse ka sipërfaqe
të plasaritur apo të thyer.