User Guide

Table Of Contents
Siguria sq
25
Gazi që rrjedh jashtë mund të rezultojë në
shpërthim. Sasitë e vogla të gazit mund të
grumbullohen përgjatë një kohe të gjatë dhe
më pas të ndizen.
Nëse pajisja nuk do të përdoret për një
kohë të gjatë, mbyllni saraçineskën e
sigurisë të linjës së furnizimit me gaz.
Gazi që rrjedh jashtë mund të rezultojë në
shpërthim. Kur bombola e gazit nuk mbahet
vertikalisht, ekziston mundësia që brenda në
pajisje të futet gaz propan/butan i lëngshëm.
Për rrjedhojë, nga vatrat mund të dalin flakë
të forta të menjëhershme. Pjesët mund të
dëmtohen dhe të humbasin izolimin me
kalimin e kohës, kështu që mund të rrjedhë
gaz në mënyrë të pakontrolluar.
Vendosini bombolat e gazit të lëngshëm
gjithmonë në pozicion vertikal.
PARALAJMËRIM‒Rrezik asfiksimi!
Përdorimi i pajisjes së gatimit me gaz çon në
krijimin e nxehtësisë, të lagështisë dhe të
produkteve të djegies në ambientin e
instalimit.
Bëni kujdes për ventilimin e mjaftueshëm të
kuzhinës, në veçanti gjatë përdorimit të
pajisjes së gatimit me gaz.
Siguroni një ajrim shtesë të ambientit në
rast përdorimi intensiv dhe për kohë të
gjatë të pajisjes, në mënyrë që të nxirrni
jashtë produktet nga djegia, p.sh. kur keni
një pajisje ekzistues për ajrimin mekanik,
vendosni një nivel më të lartë fuqie të saj
dhe në të njëjtën kohë siguroni shkëmbimin
e ajrit me ajër të freskët në ambientin e
instalimit të pajisjes.
Për instalimin e pajisjeve shtesë të ajrimit
konsultohuni me stafin teknik.
PARALAJMËRIM‒Rrezik zjarri!
Gatimi pa mbikëqyrje me yndyrë ose vaj në
vatrat e gatimit mund të jetë i rrezikshëm dhe
mund të shkaktojë zjarre.
Mos i lini asnjëherë pa mbikëqyrje vajrat
dhe yndyrat e nxehta.
Asnjëherë mos tentoni ta fikni një zjarr me
ujë, por përkundrazi fikni pajisjen dhe më
pas mbuloni flakët, për shembull, me një
batanije ose me batanije për shuarjen e
zjarrit.
Pajisja nxehet shumë.
Kurrë mos vendosni mbi planin e gatimit
ose shumë afër tij objekte që marrin flakë.
Kurrë mos mbani objekte mbi planin e
gatimit.
Pajisja nxehet.
Mos mbani në ruajtje asnjë objekt që digjet
apo kanaçe spërkatëse në sirtarin direkt
poshtë planit të gatimit.
Kurrë mos vendosni në ruajtje ose mos
përdorni objekte që digjen, kanaçe
spërkatëse ose produkte pastrimi, poshtë
pajisjes ose në afërsi të saj.
Kapakët mbulues të planit të gatimit mund të
shkaktojnë aksidente, p.sh. për shkak të
mbinxehjes, ndezjes ose thyerjes së
materialeve.
Mos përdorni kapakë mbulues për planin e
gatimit.
Vatrat e gazit që nuk kanë enë gatimi sipër
lëshojnë shumë nxehtësi gjatë kohës që janë
në punë. Aspiratori i montuar sipër tyre mund
të dëmtohet ose të marrë flakë.
Ndizini vatrat e gazit vetëm kur sipër tyre
janë vendosur enë gatimi.
Pajisja nxehet shumë, tekstilet dhe objektet e
tjera mund të marrin flakë.
Mbani larg flakëve tekstilet e mundshme, si
p.sh. veshjet ose perdet.
Asnjëherë mos u zgjatni sipër flakëve.
Mos vendosni asnjëherë asnjë objekt që
digjet, p.sh. peceta për enët ose gazeta,
mbi, anash ose poshtë pajisjes.
Gazi që rrjedh jashtë mund të ndizet.
Nëse vatra nuk ndizet pas 15 sekondave,
ktheni çelësin e përdorimit në pozicionin
zero dhe hapni derën ose dritaren e
dhomës. Pritni të paktën një minutë
përpara rindezjes së vatrës së gazit.
Nëse flaka shuhet pa dashje gjatë
funksionimit, kalojeni butonin komandues
në pozicionin zero. Pritni të paktën një
minutë përpara rindezjes së vatrës së gazit.
Ushqimet mund të marrin flakë.
Procesi i gatimit duhet mbajtur nën
mbikëqyrje. Një proces i shkurtër duhet
mbikëqyrur në çdo rast.
PARALAJMËRIM‒Rrezik djegiesh!
Pjesët e aksesueshme mund të nxehen gjatë
punës.
Mbani larg fëmijët e vegjël.