User Guide
Table Of Contents
- Built-in gas hob
- bg
- Съдържание
- 1 Безопасност
- 2 Предотвратяване на материални щети
- 3 Опазване на околната среда и икономия
- 4 Запознаване
- 5 Принадлежности
- 6 Основни положения при работа с уреда
- 7 Готварски съд
- 8 Препоръчителни настройки за готвене
- 9 Почистване и поддръжка
- 10 Отстраняване на неизправности
- 11 Отдел по обслужване на клиенти
- 12 Предаване за отпадъци
- hr
- sq
- sr
sq Siguria
24
Për informacione të mëtejshme, ju lutemi referojuni
Udhëzuesit Përdorues Dixhital.
Pasqyra e përmbajtjes
1 Siguria.................................................................24
2 Shmangia e dëmeve materiale ..........................27
3 Mbrojtja e mjedisit dhe kursimi.........................27
4 Njohja..................................................................28
5 Aksesorët ...........................................................28
6 Përdorimi bazë ...................................................29
7 Enët e gatimit .....................................................30
8 Këshilla për vendosjen e rregullimeve për
gatimin................................................................30
9 Pastrimi dhe kujdesi ..........................................31
10 Mënjanimi i defekteve ........................................32
11 Shërbimi i klientit ...............................................33
12 Hedhja.................................................................33
1 Siguria
Mbani parasysh udhëzimet e sigurisë në vijim.
1.1 Udhëzime të përgjithshme
¡ Lexoni me kujdes këtë manual.
¡ Ruani manualin dhe informacionet e
produktit për përdorim të mëvonshëm ose
për zotëruesin pasardhës të saj.
¡ Mos e lidhni pajisjen nëse konstatoni
dëmtime nga transporti.
1.2 Përdorimi i parashikuar
Siguria gjatë përdorimit garantohet vetëm
nëpërmjet një instalimi të saktë profesional në
përputhje me manualin e montimit.
Përgjegjësia për funksionimin pa probleme në
vendin e instalimit është e instaluesit.
Përdoreni pajisjen vetëm:
¡ për qëllime gatimi.
¡ nën mbikëqyrje. Mbani në mbikëqyrje të
pandërprerë proceset e gatimit me kohë të
shkurtër.
¡ në shtëpi dhe në mjedis shtëpiak.
¡ deri në një lartësi prej 2000 m mbi nivelin e
detit.
Mos e përdorni pajisjen:
¡ në varka apo automjete.
¡ si ngrohje e dhomës.
¡ me një kronometër të jashtëm ose
telekomandë.
¡ në ambient të jashtëm
Për kalimin në një lloj tjetër gazi komunikoni
me shërbimin për klientin.
1.3 Kufizimi i rrethit të përdoruesve
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e
moshës 8 vjeç e lart dhe nga personat me
aftësi të kufizuara fizike, ndijuese ose
mendore apo me mungesë përvoje dhe/ose
njohurish, nëse këta mbikëqyren ose
udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes
dhe ata i kuptojnë rreziqet që mund të lindin
prej saj.
Mos lejoni fëmijët që të luajnë me pajisjen.
Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk
duhet të bëhen nga fëmijët, me përjashtim të
rastit kur ata janë 15 vjeç e lart dhe janë nën
mbikëqyrjen e një të rrituri.
Mbani fëmijët e moshës nën 8 vjeç larg
pajisjes dhe kabllove të lidhjes elektrike.
1.4 Përdorimi i sigurt
PARALAJMËRIM‒Rrezik shpërthimi!
Gazi që rrjedh jashtë mund të rezultojë në
shpërthim. SJELLJA NË RAST SE NDIENI ERË
GAZI OSE NË RAST DEFEKTESH NË
INSTALIME GAZI
▶ Mbyllni menjëherë tubin e furnizimit me gaz
ose valvulën e bombolës së gazit.
▶ Fikni menjëherë flakët e pambuluara dhe
cigaret.
▶ Mos i përdorni më çelësin e dritave dhe
çelësin e pajisjes.
▶ Mos hiqni asnjë spinë nga prizat elektrike.
▶ Mos përdorni telefon ose celular në shtëpi.
▶ Hapni dritaret dhe ajrosni mirë dhomën.
▶ Telefononi shërbimin për klientin ose
kompaninë e furnizimit me gaz.