Installation Instructions

18
¡ Pajisja duhet të instalohet vetëm mbi një furrë me
ventilim të forcuar. Kontrolloni dimensionet e
furrës në udhëzuesin e intalimit të furrës.
¡ Nëse nën planin e gatimit instaloni inkaso një furrë
pjekjeje, trashësia e syprinës mund të ndryshojë
nga specifikimet e përmasave që jepen në këtë
manual. Ndiqni udhëzimet që jepen në manualin e
montimit të furrës.
¡ Nëse instaloni një ventilator për nxjerrjen jashtë të
ajrit ose një aspirator kuzhine, ndiqni manualin e
instalimit të tyre. Mbani gjithmonë parasysh
distancën minimale vertikale nga plani i gatimit.
→Fig.
1
Përgatitja e mobilies
¡ Pritni me sharrë në syprinën e banakut një
hapësirë me përmasat që dëshironi, në varësi të
llojit të instalimit që dëshironi: (normal (a) ose
rrafsh (b).
→Fig.
2
, →Fig.
3
¡ Izoloni me ngjitëse speciale sipërfaqet e prerjes
së syprinave të banakut prej druri, për t'i mbrojtur
ato nga lagështia.
¡ Nëse poshtë planit të gatimit nuk është instaluar
një furrë inkaso, vendosni një distancues prej
materiali që nuk digjet (p.sh. metalik ose MDF) në
një distancë prej 10mm poshtë planit të gatimit.
Në këtë mënyrë do të pengohet aksesi në pjesën
e poshtme të planit të gatimit. Distanca e
bazamentit të ndërmjetëm nga pika e lidhjes në
rrjet e pajisjes duhet të jetë të paktën 10 mm.
→Fig.
4
, →Fig.
5
Përgatitja e mobilieve për montimin e integruar
¡ Të gjitha proceset e prerjes në sipërfaqen e
punës, duhet të bëhen në fabrikë.
¡ Prerjet duhet të jenë të pastra dhe të sakta, në
mënyrë që buzët e prerjes në sipërfaqe të jenë të
dukshme. Stabiliteti i mobilieve duhet të
garantohet edhe pas prerjes.
¡ Përdorni vetëm sipërfaqe pune të posaçme dhe të
qëndrueshme ndaj temperaturës dhe ujit (p.sh.
gur natyrore ose pllaka).
¡ Mobilia ku do të montohet pajisja duhet të jetë e
qëndrueshme ndaj temperaturës deri 90°C.
Pozicionimi i pajisjes
ShënimMos e ngjitni pajisjen me silikon në syprinën
e banakut.
1. Shtrini planin e gatimit mbi një sipërfaqe të drejtë
e të qëndrueshme, me pjesën e sipërme të kthyer
poshtë.
2. Ngjitni guarnicionin me ngjitje të ofruar me
pajisjen në buzën e poshtme të planit të gatimit.
Guarnicioni me ngjitje pengon depërtimin e
lëngjeve.
→Fig.
6
3. Kapëset e marra në dorëzim mbërthejini në
pozicionin e dhënë, në mënyrë që të mund të
rrotullohen lirisht.
→Fig.
7
4. Nëse e instaloni pajisjen në një dollap me gjerësi
480 mm, duhet të hiqni distancatorin që në disa
modele është montuar paraprakisht në fabrikë në
pjesën e pasme.
→Fig.
8
5. Ktheni planin e gatimit në anën tjetër dhe futeni në
vendin e prerë. Mbështeteni planin e gatimit në
pjesën e përparme të vrimës së prerjes.
→Fig.
9
6. Rrotulloni kapëset dhe mbërthejini ato.
→Fig.
10
Pozicioni i pllakave kapëseve varet nga trashësia
e syprinës së banakut.
Montojeni pajisjen të integruar me
sipërfaqen
1. Instalojeni pajisjen në mënyrë të tillë që rreth e
qark të ketë një hapësirë të njëtrajtshme.
→"Pozicionimi i pajisjes", Faqe 18
Plani i gatimit duhet të ndodhet pak më poshtë
se plani i punës. Në planet e punës me pllaka,
sipërfaqet ku do të montohet duhet të jenë të
ngrihen me shufra të qëndrueshme ndaj
temperaturës dhe ujit.
→Fig.
11
2. Kontrolloni pajisjen për gjendjen dhe funksionimin.
3. Mbusheni hapësirën midis sipërfaqes së punës
dhe planit të gatimit me një ngjitës silikoni të
përshtatshëm që mund ta blini në dyqan.
→Fig.
12
Shtrojeni ngjitësin e silikonit me një spatul ose me
gishta të njomur me sapun, para se të formohet
një shtresë e fortë.
ShënimPara se të përdorni pajisjen, lëreni ngjitësin
e silikonit që të thahet.
KëshillëNëse përdorni një ngjitës silikoni të
papërshtatshëm në sipërfaqet me gurë natyrorë,
mund të shkaktohen çngjyrosje që nuk mund të
largohen më. Ju mund të blini një ngjitës të
përshtatshëm pranë shërbimit tonë teknik të klientit.
Çmontimi i pajisjes
1. Shkëputni pajisjen nga lidhja elektrike dhe lidhja e
furnizimit me gaz.
2. Zbërtheni kapëset dhe veproni në rendin e
kundërt të hapave.
Lidhja e gazit
Respektoni direktivat specifike vendore.
KUJDES‒Rrezik shpërthimi!
Një rrjedhje gazi mund të shkaktojë shpërthim.
Pas proceseve të instalimit, kontrollojini ato
gjithmonë nëse kanë rrjedhje.
¡ Organizoni lidhjen e gazit në mënyrë të tillë që
saraçineska e mbylljes së gazit të jetë e arritshme.
¡ Sigurohuni që specifikimet për llojin e gazit dhe
presionin e gazit në etiketën e tipit përputhen me
kushtet lokale të lidhjes.
¡ Lidhni pajisjen në një linjë gazi fikse ose në një
linjë me tub metalik fleksibël.
¡ Tubacioni fleksibël metalik nuk duhet të bjerë në
kontakt me pjesët e lëvizshme të mobilies ku
është montuar pajisja (p.sh. me një sirtar) dhe nuk
duhet të futet në zona ku mund të mbulohet.
¡ Bërryli i lidhjes së gazit në pajisje: G 1/2.
¡ Mos e lëvizni ose mos e rrotulloni bërrylin e lidhjes
së gazit.
Pjesët e këmbimit për lidhjen e gazit
Pjesët për lidhjen e gazit mund t'i blini te shërbimi
teknik për klientin.
Lidhja e gazit G 1/2
Vendosni guarnicionin midis lidhjes së gazit të
pajisjes dhe linjës së furnizimit me gaz.
→Fig.
13