User Manual
SHQIP
13
Lidhjet (njoftime)
Lidhni disa pajisje të jashtme në TV dhe vendosni regjimet e hyrjes
për të zgjedhur një pajisje të jashtme. Për më shumë informacione
për lidhjen e pajisjes së jashtme, referojuni manualit të ofruar për çdo
pajisje.
Pajisjet e jashtme të mundshme janë: marrësit HD, lexuesit DVD, VCR-të,
sistemet audio, pajisjet e ruajtjes USB, PC, pajisjet e lojërave dhe pajisje
të tjera të jashtme.
SHËNIM
t Lidhja e pajisjes së jashtme mund të ndryshojë sipas modelit.
t Lidhini pajisjet e jashtme me TV-në, pavarësisht renditjes së portës
së TV-së.
t Nëse regjistroni një program televiziv në një regjistrues DVD
ose VCR, sigurohuni të lidhni kabllon e hyrjes së sinjalit të TV-së
në TV nëpërmjet një regjistruesi DVD ose VCR. Për më shumë
informacione për regjistrimin, referojuni manualit të ofruar me
pajisjen e lidhur.
t Referojuni manualit të pajisjes së jashtme për udhëzimet e
përdorimit.
t Nëse lidhni një pajisje lojërash në TV, përdorni kabllon që ofrohet
me pajisjen e lojërave.
t Në regjimin PC, mund të ketë zhurmë që lidhet me rezolucionin,
modelin vertikal, kontrastin dhe shkëlqimin. Nëse vihet re zhurmë,
ndryshojeni daljen e PC-së në një rezolucion tjetër, ndryshoni
shpejtësinë e rifreskimit në një shpejtësi tjetër ose rregulloni
shkëlqimin dhe kontrastin në menynë FIGURA derisa të qartësohet
gura.
t Në regjimin PC, disa cilësime të rezolucionit mund të mos
funksionojnë siç duhet, në varësi të kartë grake.
t Nëse në kompjuter luhet material ULTRA HD, video ose audio
mund të ndërpritet herë pas here, në varësi të performancës së
kompjuterit. (Në varësi të modelit)
Lidhja e antenës
Lidheni TV-në me një prizë të antenës në mur me një kabllo RF (75 Ω).
t Përdorni ndarës sinjali për të lidhur më shumë se 2 televizorë.
t Nëse cilësia e gurës është e dobët, instaloni përforcues sinjali për
ta përmirësuar.
t Nëse cilësia e gurës është e dobët me një antenë të lidhur,
mundohuni ta vendosni antenën në drejtimin e duhur.
t Kablloja e antenës dhe konvertuesi nuk jepen me televizorin.
t Audioja e mbështetur DTV: MPEG, Dolby Digital, Dolby Digital Plus,
HE-AAC
t Për vendet që nuk mbështeten për transmetim ULTRA HD,
televizori nuk mund të marrë drejtpërdrejt transmetime ULTRA
HD. Ky televizor nuk mund të marrë transmetime të drejtpërdrejta
ULTRA HD (3840 x 2160 pikëza), pasi standardet përkatëse nuk janë
konrmuar ende. (Në varësi të modelit)
Lidhja e antenës satelitore
(Vetëm modelet satelitore)
Lidheni TV-në me një antenë satelitore, me një prizë satelitore
nëpërmjet një kablloje RF (75 Ω).
Lidhja EuroSCART
(Në varësi të modelit)
Transmeton sinjalet e videos dhe audios nga një pajisje e jashtme tek
TV-ja. Lidhe pajisjen e jashtme dhe televizorin me kabllon Euroscart.
Lloji i daljes
Regjimi
aktual i hyrjes
AV1
(Dalje e TV-së
1
)
TV dixhital TV dixhital
TV analog, AV
TV analogKomponenti
HDMI
1 Dalja e TV-së: Nxjerr sinjalet e TV-së analoge ose TV-së dixhitale.
t Kabllot Euroscart duhet të jenë të mbrojtur nga sinjalet.
t Kur shikohen transmetime televizive dixhitale në modalitet gure
3D, nga kablloja SCART mund të dalin vetëm sinjale 2D. (Vetëm
modelet 3D)
t Nëse përdor funksionin Time Machine në televizione dixhitale,
sinjalet e daljes së televizorit nuk mund të nxirren nëpërmjet
kabllos SCART.
Lidhja e modulit CI
(Në varësi të modelit)
Shikoni shërbimet e shifruara (me pagesë) në regjimin TV dixhital.
t Kontrolloni nëse moduli CI është futur në folenë e kartës PCMCIA
në drejtimin e duhur. Nëse moduli nuk është futur si duhet, kjo
mund t’i shkaktojë dëm TV-së dhe folesë së kartës PCMCIA.
t Nëse televizori nuk jep video dhe audio kur lidhet CI+ CAM,
kontaktoni me operatorin e shërbimit tokësor/kabllor/satelitor.
Lidhje të tjera
Lidhni televizorin me pajisjet e jashtme. Për cilësinë më të mirë të
gurës dhe të zërit, lidhe pajisjen e jashtme dhe televizorin me kabllon
HDMI. Nuk ofrohen kabllo veçmas.
t
Figura HDMI ULTRA HD Deep
Colour
- Aktiv : Mbështet 4K në 50/60 Hz (4:4:4, 4:2:2, 4:2:0)
-
Joaktiv : Mbështet 4K në 50/60 Hz (4:2:0)
Nëse pajisja e lidhur me Hyrja mbështet dhe ULTRA HD Deep Colour,
gura e përftuar mund të jetë më e qartë. Por, nëse pajisja nuk e
mbështet, mund të mos funksionojë siç duhet. Në rast të tillë, lidhe
pajisjen me fole tjetër HDMI ose ndrysho cilësimin
HDMI ULTRA HD
Deep Colour të televizorit në Joaktiv.
(Ky funksion disponohet në modele të caktuara që mbështesin
vetëm ULTRA HD Deep Colour.)










