User manual
Përdorimi i butonit të levës
Funksionet e televizorit mund t’i përdorni thjesht duke shtypur ose lëvizur butonin e levës lart, poshtë,
majtas ose djathtas.
Funksionet bazë
Ndezja
Kur televizori është i fikur, vendoseni gishtin mbi butonin e levës,
shtypeni një herë dhe lëshojeni.
Fikja
Kur televizori është i ndezur, vendoseni gishtin mbi butonin e levës,
shtypeni një herë për pak sekonda dhe lëshojeni.
Kontrolli i
volumit
Nëse e vendosni gishtin mbi butonin e levës dhe e shtyni majtas
ose djathtas, mund ta rregulloni nivelin e volumit sipas dëshirës.
Kontrolli i
programeve
Nëse e vendosni gishtin mbi butonin e levës dhe e shtypni për
lart ose poshtë, mund të lëvizni midis programeve të ruajtura që
dëshironi.
SHËNIM
y Kur e keni gishtin mbi butonin e levës dhe e shtypni për lart, poshtë, majtas ose djathtas, bëni
kujdes që të mos shtypni butonin e levës. Nëse shtypni në fillim butonin e levës, nuk mund ta
rregulloni nivelin e volumit dhe programet e ruajtura.
Sistemimi i menysë
Kur televizori është i ndezur, shtypni një herë butonin e levës.
Elementet e menysë (
, , ) mund t’i rregullosh duke e lëvizur levën majtas ose djathtas.
TELEVIZORI
JOAKTIV
Fikni televizorin.
MBYLLE
Spastron dritaret nga ekrani dhe kthehet në shikimin e
televizorit.
HYRJA Ndryshon burimin e hyrjes.
17
ENGSHQIP
MONTIMI DHE PËRGATITJA










