User manual

Përsëritni procedurën për herë të dytë
nëse niveli i papastërtive është i lartë.
Kujtuesi i pastrimit
Ky funksion ju kujton se pastrimi është i
nevojshëm dhe që duhet të kryeni
funksionin: S2.
Ju mund ta aktivizoni/çaktivizoni këtë
funksion në menynë e cilësimeve.
Sistemi i krijimit të avullit -
Heqja e çmërsit - S3
Gjatë funksionimit të krijimit të avullit,
brenda grumbullohet dhe depozitohet një
shtresë gëlqerore për shkak të përqindjes
së kalciumit në ujë. Kjo mund të ketë efekt
negativ te cilësia e avullit, te performanca
e krijuesit të avullit dhe te cilësia e
ushqimit. Për ta parandaluar këtë, pastroni
qarkun e krijimit të avullit nga gurëzat që
mbeten.
Zgjidhni funksionin në menynë: .
Kohëzgjatja e procedurës së plotë është
rreth 2 orë.
Drita për këtë funksion është e fikur.
1. Hiqni të gjithë aksesorët.
2. Sigurohuni që sirtari i ujit të jetë bosh.
Aktivizoni funksionin e zbrazjes së
depozitës - S1 nëse nevojitet.
3. Vendoseni tabakanë në pozicionin e
parë të raftit.
4. Vendosni 250 ml solucion për largimin
e çmërsit në sirtarin e ujit.
5. Mbushni pjesën e mbetur të sirtarit të
ujit me ujë deri në nivelin maksimal,
derisa të bjerë sinjali akustik ose
ekrani të shfaqë mesazhin.
Kohëzgjatja e procedurës është rreth 1
orë e 40 minuta.
6. Aktivizoni funksionin e heqjes së
çmërsit - S3. Referojuni "Aktivizimi i
një funksioni pastrimi".
7. Pas përfundimit të pjesës së parë,
zbrazni tavën dhe vendoseni atë
sërish në pozicionin e parë të raftit.
8. Aktivizoni funksionin e shpëlarjes.
Referojuni "Sistemi i krijimit të avullit -
Shpëlarja - S4".
Hiqni tavën në fund të procedurës.
Nëse funksioni i heqjes së
çmërsit nuk është kryer në
mënyrën e duhur, ekrani do të
shfaqë një mesazh për ta
përsëritur atë.
Nëse pajisja është e lagësht dhe e njomë,
thajeni me një leckë të thatë. Lëreni
pajisjen të thahet plotësisht me derën
hapur.
Kujtuesi i heqjes së çmërsit
Për t'ju kujtuar që të kryeni funksionin e
heqjes së çmërsit, ekzistojnë dy kujtues:
Heqja e çmërsit. Këta kujtues aktivizohen
sa herë që fikni pajisjen. Kur kujtuesi
është aktiv S3 pulson në ekran.
Kujtuesi i lehtë ju kujton dhe ju
rekomandon të kryeni ciklin e heqjes të
çmërsit.
Kujtuesi i fortë ju detyron të kryeni
heqjen e çmërsit. Nëse nuk hiqni
çmërsin nga pajisja kur aktivizohet
kujtuesi i fortë, nuk mund t'i përdorni
funksionet me avull. Kujtuesin e heqjes
së çmërsit nuk mund ta çaktivizoni.
Sistemi i krijimit të avullit -
Shpëlarja - S4
Hiqni të gjithë aksesorët.
Kohëzgjatja e funksionit është afërsisht 30
minuta.
Drita për këtë funksion është e fikur.
1. Vendoseni tabakanë në pozicionin e
parë të raftit.
2. Mbushni sirtarin e ujit me ujë të pastër
deri në nivelin maksimal, derisa të
bjerë sinjali akustik ose ekrani të
shfaqë mesazhin.
3. Aktivizoni funksionin e shpëlarjes - S4.
Referojuni "Aktivizimi i një funksioni
pastrimi".
Hiqni tavën në fund të procedurës.
46