Manual

84
Fusni fletën prej karboni në hapësirën e posaçme dhe
mbërthejeni duke rrotulluar 90° butonin O pastaj mbyllni
sërisht kapakun.
Vazhdoni në anën e kundërt për montimin.
Unaza (V1-V2-V3-modele të ndryshme):
Mbërthim bajonete vendoseni në qendër të grilës mbrojtëse
të motorrit, duke pasur kujdes që referuesi X1 apo X2 opo X3
tek filtri i karbonit të përputhen me referuesin Y1 o Y2 tek
konvejeri, rrotullojeni pastaj në drejtim të akrepave të sahatit;
në rast çmontimi rrotullojeni në drejtim të kundërt, nëse ka
gjuhëzën Z kujtohuni më parë ta ngrini lehtësisht.
Zëvendësimi i Llambave
Shkëputeni pajisjen nga rryma elektrike.
Kujdes! Përpara se t’i prekni llambat sigurohuni që të jenë
ftohur.
Zëvendësimi i llambave 40W – Zhvidhosni llambën e
dëmtuar dhe zëvendësojeni me një llambë ovale me
inkandëshencë maksimale 40W E14. Hiqni grilën për të arritur
vendin e mbajtjes së llambës.
Zëvendësimi i llambës alogjene – Shkoni te vendi i llambës-
hiqni mbrojtësen duke përdorur një kaçavidë të vogël të
mprehtë ose një vegël të ngjashme.
Zëvendësojeni llambën e dëmtuar.
Përdorni vetëm llamba alogjene 20W maks. (G4), duke pasur
kujdes që të mos i prekni me duar. Mbyllni kapakun mbrojtës
(fiksimi i menjëhershëm).
Nëse ndriçimi nuk punon, kontrolloni nëse llambat janë futur
siç duhet para se të thërrisni ndihmën teknike.