Manual
83
Modelet pa motor thithës funksionojnë vetëm në llojin thithës
dhe duhet të lidhen me një njësi periferike thithëse (që nuk
jepet).
Udhëzimet e lidhjes jepen me njësinë periferike të thithjes.
Montimi
Largësia minimale midis sipërfaqes mbështetëse të eneve mbi
pllakën e gatimit dhe pjesës më të poshtme të oxhakut thithës
duhet të jetë jo më pak se 60cm në rastin e kuzhinave elekrike
dhe jo më pak se 75cm në rastin e kuzhinave me gaz apo të
përziera.
Nëse udhëzimet e instalimit të pllakave të gatimit me gaz
përcaktojnë një largësi më të madhe, duhet të mbahet gjithnjë
parasysh.
Lidhja Elektrike
Tensioni i rrymës duhet të përkojë me tensionin e treguar në
etiketën e vendosur nga ana e brendshme e oxhakut. Nëse ka
një spinë atëherë lidheni oxhakun me prizën në mur sipas
rregullave në fuqi, të vendosur në një zonë të arritshme. Nëse
nuk ka asnjë spinë (me lidhje direkte ose me qark elektrik),
ose nëse spina nuk gjendet në një zonë të arritshme, përdorni
një çelës sigurese që garanton shkëputjen e plotë të oxhakut
nga rryma elektrike në rast mbingarkese të kategorisë III, në
zbatim të rregullave të montimit.
Kujdes! Përpara se të rilidhni qarkun e oxhakut me rrymën
elektrike dhe të verifikoni funksionimin e drejtë, kontrolloni
gjithnjë që kablloja ushqyese të jetë montuar si duhet.
Kujdes! Për të parandaluar çdo rrezik zëvendësimi i kabllos
ushqyese duhet të bëhet nga shërbimi i autorizuar i
asistencës teknike.
Montimi
Oxhaku mund të instalohet në mur ose në pjesën e poshtme
të dollapit; nëse e keni, mund të përdorni vizoren H për të
hapur vrimat në largësinë e duhur, përndryshe mbështeteni
oxhakun në faqen e murit ose poshtë dollapit dhe shënoni me
një laps vrimat që do të hapni.
Fiksimi në faqen e murit – Fusni takot e murit J në vrimat e
hapura dhe dy vidat K në vrimat e sipërme, hiqni grilën dhe
kapeni oxhakun me dy vidat, më në fund, fusni nga brenda
vidën e tretë L dhe shtrëngojini të gjitha.
Fiksimi në dollap – Fiksojeni oxhakun me 4 vida M nga pjesa
e brendshme e dollapit.
Funksionimi
Oxhaku është i pajisur me një panel komandimi me kontroll të
shpejtësisë së thithjes dhe kontroll të ndjezjes së dritës për
ndriçimin e pllakës së gatimit.
Përdorni shpejtësinë maksimale në rast përqëndrimi të
veçantë të avujve të gatimit. Ju këshillojmë ta ndizni thithësin
5 minuta para se të filloni të gatuani dhe ta lini të punojë për
rreth 15 minuta pas përfundimit të gatimit.
Hapni gjithnjë thithësin e avujve N*.
Nëse produkti juaj është pajisur me valvul me veprim elektrik
ose mekanik, tastet e/o butonat e/o dorezat me rrotullim
shërbejnë për kontollin e dritave dhe për hapjen dhe mbylljen
e valvulës.
Mirëmbajtja
Kujdes! Përpara çdo veprimi pastrimi ose mirëmbajtjeje,
shkëputeni oxhakun nga rryma elektrike duke hequr
spinën ose duke ulur siguresës e përgjithshme të
banesës.
Pastrimi
Oxhaku duhet të pastrohet herë pas here (të paktën me të
njëjtën kohëzgjatje që kryehet mirëmbajtja e filtrave të
yndyrës), si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Për pastrimin
përdorni një leckë të njomë me ilaç larës të lëngët jogërryes.
Mos përdorni produkte që përmbajnë gërryese. MOS
PËRDORNI ALKOL!
Kujdes: Mosrespektimi i rregullave të pastërtisë së pajisjes
dhe të zëvendësimit të filtrave përbën rrezik zjarri. Bëni kujdes
që të zbatoni udhëzimet e dhëna.
Shoqëria nuk mban përgjegjësi për dëme të mundshme tek
motorri, për zjarre të shkaktuara nga mosmirëmbajtja apo nga
moszbatimi i vërejtjeve të mësipërme.
Filtri antiyndyrë
Thith avujt e yndyrës së gatimit.
Nëse është vendosur nga ana e brendshme e grilës mbajtëse,
mund të jetë i tipeve të mëposhtme:
Filtri prej letre duhet të zëvendësohet një herë në muaj ose
nëse është i ngjyrosur në anën e sipërme, kur ngjyra del nga
vrimat e grilës.
Filtri prej sfungjeri duhet larë me ujë të ngrohtë me sapun
një herë në muaj dhe duhet zëvendësuar pas çdo 5/6 larjesh.
Filtri metalik duhet të pastrohet një herë në muaj, me ilaç
larës të butë, me dorë ose në makinën larëse me temperaturë
të ulët dhe në një cikël të shkurtër.
Gjatë larjeve në makinën larëse filtri antiyndyrë mund të
humbasë ngjyrë, por nuk i ndryshojnë aspak karakteristikat e
filtrimit.
Për të arritur tek filtri i yndyrës hapni grilën nëpërmjet
dorëzave P dhe lërojini nga kapëset R1 dhe R2.
Filtri metalik vetëmbajtës nuk ka grilë mbajtëse, kështu për
ta hequr tërhiqni sustat e kapjes P4 për nga poshtë dhe
nxirrini filtrat nga poshtë.
Filtri prej karboni aktiv (Vetëm për Llojin Fitrues)
Thith aromat e pakëndshme të gatimit.
Bllokimi i filtrit të karbonit vërehet pas një përdorimi pak a
shumë të gjatë sipas llojit të kuzhinës dhe rregullsisë së
pastrimit të filtrit të yndyrës. Sidoqoftë është e nevojshme të
zëvendësohet të paktën çdo katër muaj.
NUK mund të lahet dhe të rivendoset.
Mund të jetë sipas llojeve të mëposhtme:
Drejtëkondor S1, S2 o S3:
Montimi (S1 o S2): fusni anën e poshtme T dhe kapeni nga
përpara (U).
Montimi (S3): Hiqni kapakun W duke rrotulluar me 90°
butonat O.