Manual

82
SQ - Udhëzime montimi dhe përdorimi
Shikoni edhe vizatimet në faqet e para me referuesit
alfabetikë korrespondues në tekstin shpjegues.
Zbatoni me përpikmëri udhëzimet e përshkruara në këtë
manual. Shoqëria nuk mban përgjegjësi për pakujdesi, dëme
apo zjarre të shkaktuara nga moszbatimi i rregullave të
përshkruara në këtë manual.
Shënim: Detajet e shënuara me simbolin “{*}” janë aksesorë
të mundshëm me të cilët pajisen vetëm disa modele ose
detaje që nuk janë dhënë, por duhen blerë.
Vërejtje
Kujdes! Mos e lidhni pajisjen me rrymën elektrike pa kryer
plotësisht instalimin.
Përpara çdo veprimi pastrimi ose mirëmbajtjeje, shkëputeni
oxhakun nga rryma elektrike duke hequr spinën ose duke ulur
siguresës e përgjithshme të banesës.
Gjatë ë gjitha veprimeve montuese apo të mirëmbajtjes
përdorni dorashka pune.
Pajisja nuk duhet të përdoret nga fëmijë ose nga persona që
nuk janë në gjendje nga pikëpamja fizike, shqisore apo
mendore,
dhe që nuk kanë njohje dhe eksperiencë për përdorimin e
pajisjes, në të kundërt duhet të mbikqyren ose të mësohen për
përdorimin e saj nga një njeri i përgjegjshëm për sigurinë e
tyre.
Fëmijët duhet të mbahen nën vëzhgim me qëllim që të mos
luajnë me pajisjen.
Mos e përdorni KURRË oxhakun nëse rrjeti i filtrave nuk është
montuar siç duhet!
Oxhaku nuk duhet të përdoret KURRË si mbështetëse për të
vendosur sende, veç në rast se janë të këshilluara
posaçërisht.
Kur oxhaku përdoret njëkohësisht me pajisje të tjera me gaz
apo lëndë të tjera djegëse, ambjenti duhet të ajroset në
mënyrë të mjaftueshme.
Ajri i thithur nuk duhet të dërgohet kurrë në një tubacion që
përdoret për nxjerrjen e tymit të pajisjeve me djegje gazi apo
lëndë të tjera djegëse. Është e ndaluar rreptësisht të gatuani
me flakë poshtë oxhakut thithës.
Lënia e zjarrit të lirë mund të dëmtojë filtrat dhe mund të
shkaktojë zjarr, prandaj duhet të mënjanohet patjetër.
Skuqjet e produkteve ushqimore duhet të bëhen nën vëzhgim
për të parandaluar zjarrin në rast tejnxehjeje të vajit.
Për sa i përket masave teknike dhe të sigurisë që duhet të
zbatohen për nxjerrjen e tymit, duhet të zbatohen me
përpikmëri rregulloret e ndërmarrjeve lokale kompetente.
Oxhaku duhet të pastrohet rregullisht si brenda ashtu edhe
jashtë (TË PAKTËN NJË HERË NË MUAJ, duke respektuar
rregullat e përshkruara në këtë manual)
Moszbatimi i këtyre rregullave të pastërtisë së oxhakut dhe të
ndërrimit e pastrimit të filtrave të yndyrës përbën rrezik zjarri.
Mos e përdorni oxhakun nëse llambat nuk janë të vendosura
siç duhet për të mënjanuar kështu rrezikun e dridhjeve nga
rryma elektrike.
Shoqëria nuk mban përgjegjësi për pakujdesi, dëme apo
zjarre të shkaktuara nga moszbatimi i rregullave të
përshkruara në këtë manual.
Kjo pajisje është e pajisur me shenjën dalluese sipas
direktivës evropiane 2002/96/CE për pajisjet elektrike dhe
elektronike (waste electrical and electronic equipment-
WEEE).
Duke u kujdesur për një eliminim të rregullt të pajisjes,
ndihmoni në shmangjen e pasojave negative që mund të
dëmtojnë ambjentin dhe shëndetin në rast përpunimi jo të
duhur të pajisjes.
Shenja
e vendosur mbi pajisje apo në dokumentacionin
përkatës, tregon se pajisja nuk mund të trajtohet si mbeturinë
shtëpiake. Kështu ajo duhet të grumbullohet në qendrën e
përcaktuar për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike.
Per eliminimin e pajisjeve te tilla duhet të zbatohen rregullat
vendore në fuqi për eliminimin e mbeturinave.
Për informacione më të hollësishme rreth trajtimit,
grumbullimit dhe riciklimit të këtij produkti, ju lutem të lidheni
me këshillin tuaj vendor, me shërbimin tuaj të eliminimit të
mbeturinave shtëpiake ose me pikëshitjen ku keni blerë
pajisjen.
Përdorimi
Oxhaku thithës është realizuar për t’u përdorur në lloji thithës
me nxjerrje të jashtme ajri ose filtuese me qarkullim të
brendshëm.
Lloji thithës
Oxhaku është pajisur me një nxjerrje ajri të sipërm B1 dhe
mundësisht edhe me me një nxjerrje të poshtje B2*, për
shkarkimin e tymrave jashtë.
Zgjidhni më të përshtatshmen dhe vendosni fllanxhën C me
shtesë, mbyllni gjithmonë vrimën e papërdorur me një tapë D*
me shtesë nëse është parashikuar.
Shënim: në disa modele vrima e sipërme B1 jepet e mbyllur:
Shtypeni me forcë për të shkëputur pjesën e ngjitur që mbyll
vrimën e shkarkimit dhe hiqeni.
Kujdes! Pjesa e shqitur nuk mund të montohet më në vendin
e vet, kryjeni këtë veprim vetëm nëse jeni të sigurtë për llojin e
instalimit që do të kryeni.
Kujdes! Në disa modele vrima e daljes së pasme nuk arrihet
menjëherë, edhe pasi keni hequr tapën (nëse është e
montuar); në rast të tillë hiqni pjesën plastike E1 apo E2 që e
zë vrimën duke e zhvidhosur dhe duke përdorur një pincë ose
një prerëse. Kontolloni që selektori thithës/filtrues (brenda
oxhakut) G të jetë në pozicionin thithës (A).
Lloji filtrues
Në rast se nuk është e mundur të shkarkohen tymërat dhe
avujt e gatimit nga brenda, mund të përdoret oxhaku në llojin
filtrues duke montuar një filtër karboni, kështu tymërat dhe
avujt pastrohen nëpërmjet grilës së parme të vendosur sipër
panelit të komandimit. Kontolloni që selektori thithës/filtrues
të ndodhet në pozicionin filtrues (F).