udhëzimet për përdorim Enëlarëse ESI 66010
electrolux Electrolux. Thinking of you. Bëhuni edhe ju pjesë e botëkuptimit tonë në www.electrolux.
electrolux 3 Siguria e përgjithshme • Personat (duke përfshirë fëmijët) me aftësi fizike dhe mendore të kufizuara pse me mungesë përvoje dhe njohurish nuk duhet ta përdorin pajisjen. Këta njerëz duhet të jenë nën mbikëqyrje ose të udhëzohen për përdorimin e pajisjes, nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre. • Detergjentët e enëlarëses mund të shkaktojnë djegie kimike të syve, gojës apo fytit tuaj.
electrolux Përshkrim i produktit 1 2 3 4 5 Koshi i sipërm Rregulluesi i fortësisë së ujit Mbajtësja e kripës Foleja e detergjentit Foleja e shpëlarësit 6 7 8 9 Pllakëza e parametrave Filtrat Krahu i poshtëm spërkatës Krahu i sipërm spërkatës
electrolux 5 Paneli i kontrollit Butoni On/Off Butonat e përzgjedhjes së programit Butoni i shtyrjes së fillimit të programit Ekrani dixhital Dritat treguese Butonat e funksionit • përfundimi i një programi larjeje (në ekranin elektronik do të shfaqet një zero), • numërimin mbrapsht të shtyrjes së fillimit të programit, • kodet e defektit për keqfunksionimin e enëlarëses.
electrolux Dritat treguese Programi në progres Ndizet kur është vendosur një program larjeje dhe qëndron e ndezur gjatë gjithë procesit të programit të larjes. Fiket kur programi i larjes ka përfunduar. Fund Ndizet kur programi i larjes ka përfunduar. Funksioni Multitab Tregon aktivizimin/çaktivizimin e funksionit Multitab (shih 'funksioni Multitab'). Kripa Ndizet kur është mbaruar kripa e posaçme. 1) Lënda shpëlarëse Ndizet kur shpëlarësi është mbaruar.
electrolux 7 uji. Fortësia e ujit matet në shkallët përkatëse të çdo vendi, gradë Gjermane (°dH), gradë Franceze (°TH) dhe mmol/l (milimol për litër njësi ndërkombëtare për fortësinë e ujit). Funksioni i zbutjes së ujit duhet të rregullohet sipas fortësisë së ujit në zonën tuaj. Autoritetet përkatëse të Ujësjellësit, mund t'ju informojnë mbi fortësinë e ujit në zonën tuaj.
electrolux Përdorimi I kripës në enëlarëse Paralajmërim Përdorni vetëm kripën e prodhuar posaçërisht për përdorim në enëlarëse. Të gjitha llojet e tjera të kripës që nuk janë të përshtatshme për përdorimin në enëlarëse, veçanërisht tabletat e kripës, do të dëmtojnë impiantin e zbutjes së ujit. Hidheni kripën brenda , vetëm përpara se të filloni një nga programet e plota të larjes.
electrolux 9 3. Sigurohuni që kapaku të jetë mbyllur pas çdo rimbushjeje. Pastroni me një leckë thithëse çdo rrjedhje shpëlarësi gjatë mbushjes, për të shmangur shkumëzimin e tepërt gjatë larjes së ardhshme. 2. Hidhni shpëlarësin në folenë përkatëse. Niveli maksimal i mbushjes tregohet nga shenja "max. Në varësi të rezultateve të arritura të shkëlqimit dhe tharjes, rregulloni dozimin e shpëlarësit me anën e përzgjedhësit me 6 pozicione (ku pozicioni 1= dozimi minimal, pozicioni 6= dozimi maksimal).
electrolux • Kur vendosni brenda enët dhe takëmet, lutemi vini re: – Enët dhe takëmet nuk duhet të pengojnë rrotullimin e krahëvee spërkatës. – Sendet e zgavruara, si filxhanët, gotat, tiganët, etj. vendosini me zgavrën nga poshtë, në mënyrë që të mos mblidhet ujë në mbajtëse apo në bazamentin e tyre. – Enët dhe takëmet nuk duhet të vendosen brenda njëra-tjetrës apo njëra mbi tjetrën. – Për të shmangur dëmtime të mundshme në qelqurina, vendosni në mënyrë të tillë që të mos takojnë njëratjetrën.
electrolux 11 Koshi i takëmeve Pozicioni i vendosjes së thikave me teh të gjatë me tehun nga sipër është shumë i rrezikshëm. Takëmet e gjata dhe/ose të mprehta, si thikat e mëdha të mishit duhet të vendosen horizontalisht në koshin e sipërm. Bëni kujdes kur futni ose nxirrni nga pajisja sende të mprehta, si thikat. Për të arritur rezultatet më të mira, ju këshillojmë të përdorni skarat e takëmeve. Nëse përmasat e takëmeve nuk lejojnë përdorimin e skarave, këto të fundit mund të futen lehtësisht brenda.
electrolux Për gotat me bisht të gjatë (sipas madhësisë dhe përmasave), vendoseni mbajtësen e gotave në pozicionin e majtë ose të djathtë. Për t'i ribashkuar, veproni në rend të kundërt si më sipër. Koshi i sipërm Koshi i sipërm është për pjatëzat e vogla, tasat e sallatës, filxhanët, gotat, tenxheret dhe kapakët. Vendosini enët mbi dhe nën varëset e filxhanëve, në mënyrë që uji të mund të arrijë të gjitha sipërfaqet.
electrolux 13 2. Ngrini lart dy anët me kujdes derisa të mbërthehet mekanizmi dhe koshi të mos lëvizë. Për ta ulur koshin në pozicionin fillestar, veproni si më poshtë: 1. Tërhiqni jashtë koshin derisa të ndalojë. 2. Ngrini lart me kujdes dy anët e tij dhe më pas lini mekanizmin të zbresë poshtë ngadalë, duke e mbajtur atë. Mos e ngrini ose mos e ulni asnjëherë koshin vetëm nga njëra anë Kur koshi është në pozicionin më të lartë, filxhanët nuk mund të vendosen në varëset e filxhanëve.
electrolux 4. Mbyllni kapakun dhe shtypeni derisa të mbërthehet mirë. Tabletat detergjente të prodhuesve të ndryshëm shkrijnë në nivele të ndryshme. Si rrjedhojë, disa tableta detergjente nuk e arrijnë fuqinë e tyre maksimale larëse gjatë programeve të shkurtra të larjes. Për këtë arsye, ju lutemi përdorni programe të gjata të larjes kur përdorni tableta detergjente, për të siguruar heqjen e plotë të mbetjeve të detergjentit.
electrolux 15 B vazhdon të pulsojë. Ekrani dixhital tregon përzgjedhjen aktuale. Mbajtësja e shpëlarësit është çaktivizuar Mbajtësja e shpëlarësit është aktivizuar 4. Për të ndryshuar përzgjedhjen, shtypni sërish butonin B, ekrani elektronik tani tregon përzgjedhjen e re. 5. Për të memorizuar këtë proces, fikni pajisjen. Nëse vendosni të ktheheni mbrapsht në përdorimin e detergjenteve individual, ne ju këshillojmë: 1. Çaktivizoni funksionin multitab. 2.
electrolux Paralajmërim Ndërpritni ose anuloni një program larjeje në proces e sipër, VETËM nëse është tepër e nevojshme. Kujdes! Kur dera është e hapur mund të dalë që andej avull i nxehtë. Hapeni derën me kujdes. Ndërprerja e një programi larës në proces e sipër • Hapni derën e enëlarëses; programi do të ndalojë. Mbylleni derën; programi do të fillojë nga momenti në të cilin u ndërpre. • Shtypni butonin On/Off, të gjitha dritat treguese do të fiken.
electrolux 17 Programi 3) Gota Niveli i ndotjes Lloji i ngarkesës Ndotje normale Enë argjile dhe takëme Paralarja Larja kryesore deri në 50°C 1 shpëlarje e ndërmjetme Shpëlarja përfundimtare Tharja Ndotje normale Enë argjile dhe qelqurina delikate Larja kryesore deri në 45°C 1 shpëlarje e ndërmjetme Shpëlarja përfundimtare Tharja Përshkrimi i programit 1) Gjatë programit të larjes Auto, niveli i ndotjes në enë përcaktohet se sa i turbullt është uji.
electrolux Nëse vrimat e krahëve spërkatës janë bllokuar nga mbetjet e ndotjeve, pastrojini ato me ndihmën e një kruajtëseje dhëmbësh. Pastrimi i jashtëm Pastroni sipërfaqet e jashtme të pajisjes dhe panelin e kontrollit me një leckë të butë të njomë. Nëse është e nevojshme përdorni detergjent neutralë. Mos përdorni kurrë produkte gërryese, materiale të ashpra ose tretës (si aceton, trikloroetilen, etj....). 4. Kapeni filtrin e trashë ( A ) nga doreza me vrimë dhe nxirrni mikrofiltrin ( B ). 5.
electrolux 19 Si të veprojmë nëse… Enëlarësja nuk fillon punë ose ndalon në mes të procesit. Probleme të tilla vijnë si pasojë e mungesës së mirëmbajtjes së thjeshtë apo vëmendjes, çka mund të zgjidhet me ndihmën e Kodet e defekteve të keqfunksionimeve treguesve të përshkruar në tabelë, pa qenë nevoja të thërrisni një inxhinier. Fikeni enëlarësen dhe kryeni veprimet korrigjuese të sugjeruara më poshtë.
electrolux Rezultatet e larjes nuk janë të kënaqshme Enët nuk janë të pastra • Është zgjedhur programi i gabuar për larjen. • Enët janë vendosur në mënyrë të tillë që e pengojnë ujin të arrijë në të gjitha pjesët e sipërfaqes. Koshat nuk duhet të mbingarkohen. • Krahët spërkatës nuk rrotullohen lirisht për shkak të vendosjes së pasaktë të enëve. • Filtrat në bazamentin e dhomës së larjes janë të pisët ose të keqvendosur. • Është përdorur shumë pak ose aspak detergjent.
electrolux 21 Vendosja në koshin e sipërm (hiqni mbajtësen prej qelqi) Vendosja në koshin e takëmeve Vendosja në koshin e poshtëm Instalimi Paralajmërim Çdo ndërhyrje elektrike dhe/ose hidraulike e nevojshme për instalimin e kësaj pajisjeje, duhet kryer nga një elektriçist dhe/ose hidraulik i kualifikuar ose nga një person i aftë. Hiqni gjithë paketimet përpara se të poziciononi pajisjen. Nëse është e mundur, pozicionojeni pajisjen ngjitur me një rubinet uji dhe kullimi.
electrolux siguruar mirë në një strukturë të fiksuar (dollapë kuzhine, bufe, mur). Nivelimi Nivelimi i mirë është thelbësor për mbylljen dhe puthitjen e mirë të derës. Kur pajisja është e niveluar në mënyrë të saktë, dera nuk prek asnjërën nga anët e dollapit anësor. Nëse dera nuk mbyllet në mënyrë të saktë, lironi ose shtrëngoni këmbëzat e rregullueshme derisa pajisja të jetë në nivel. Lidhja e ujit Lidhja e tubit të hyrjes së ujit Kjo pajisje mund të lidhet ose te një sistem me ujë të nxehtë (maks.
electrolux 23 2. Në një gyp të qëndrueshëm me vrimë për ventilim, me një diametër minimal prej 4 cm. Lidhja për kullimin e ujit të ndotur duhet të ketë një lartësi maksimale prej 60 cm e llogaritur nga bazamenti i enëlarëses. Tubi i kullimit mund të vendoset duke parë në djathtë apo në të majtë të enëlarëses Siguroni që tubi të mos jetë i përthyer apo i shtypur, pasi kjo mund të pengojë apo të ngadalësojë shkarkimin e ujit.
electrolux Spina duhet të jetë e arritshme pasi pajisja të jetë instaluar. Mos u shkëpusni kurrë pajisjen nga rrjeti elektrik duke e tërhequr spinën nga kablli. Tërhiqeni gjithmonë nga spina. Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për defektet që vijnë si pasojë e mungesës së vëmendjes ndaj udhëzimeve të mësipërme të sigurisë. Probleme që lidhen me mjedisin Materialet paketuese Materialet paketuese janë të padëmshme për ambientin dhe mund të riciklohen.
electrolux 25
electrolux
electrolux 27
www.electrolux.com www.electrolux.com.