User manual
Përdorni një leckë të butë me ujë të
ngrohtë dhe agjent pastrues.
• Nëse keni aksesorë që nuk ngjisin, mos
i pastroni duke përdorur lëndë agresive,
sende me cepa të mprehta ose në
enëlarëse. Mund të dëmtohet shtresa
që nuk ngjit.
Pajisjet prej inoksi ose alumini:
Pastrojeni derën e furrës vetëm
me sfungjer të lagur. Thajeni me
leckë të butë.
Mos përdorni tel krues, acide ose
materiale gërryese, pasi ato mund
të dëmtojnë sipërfaqen e furrës.
Pastroni panelin e kontrollit të
furrës duke marrë të njëjtat masa
paraprake.
12.1 Pastrimi i guarnicionit të
derës
• Guarnicionin e derës kontrollojeni
rregullisht. Guarnicioni i derës ndodhet
rreth kornizën së hapësirës së furrës.
Mos e përdorni pajisjen nëse
guarnicioni i derës është i dëmtuar.
Lidhuni me Qendrën e Shërbimit.
• Për të pastruar guarnicionin e derës
shikoni informacionin e përgjithshëm
mbi pastrimin.
12.2 Mbështetëset e rafteve
Ju mund të hiqni mbështetëset e rafteve
për të pastruar muret anësore.
Heqja e mbështetëseve të rafteve
1.
Tërhiqni pjesën ballore të
mbështetëses nga muri anësor.
2
1
2.
Tërhiqni pjesën e pasme të
mbështetëses së rafteve jashtë murit
anësor dhe hiqeni.
Montimi i mbështetëseve të
rafteve
Montoni mbështetëset e rafteve në rendin
e kundërt.
Skajet e rrumbullakuara të
mbështetëseve të rafteve duhen
vendosur nga përpara.
28
www.electrolux.com