User manual
Llojet e kabllove të përshtatshme për
instalim ose zëvendësim për
Evropën:
H07 RN-F, H05 RN-F, H05 RRF, H05
VV-F, H05 V2V2-F (T90), H05 BB-F
Për pjesën e kabllos shikoni fuqinë totale
te pllaka e specifikimeve. Mund t'i
referoheni gjithashtu tabelës:
Fuqia totale (W) Prerje e tërthortë
e kabllos (mm²)
maksimumi 1380 3 x 0.75
maksimumi 2300 3 x 1
maksimumi 3680 3 x 1.5
Teli i tokëzimit (jeshil/të verdhë) duhet të
jetë 2 cm më i gjatë se telat e fazës dhe
të nulit (blu dhe kafe).
2.3 Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, djegiesh
dhe goditjeje elektrike ose
shpërthimi.
• Kjo pajisje është vetëm për përdorim
shtëpiak.
• Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj
pajisjeje.
• Sigurohuni që vrimat e ajrimit të mos
bllokohen.
• Mos e lini pajisjen të pamonitoruar
gjatë punës.
• Çaktivizojeni pajisjen pas çdo
përdorimi.
• Bëni kujdes kur hapni derën e pajisjes
ndërkohë që pajisja është në punë.
Mund të çlirohet ajër i nxehtë.
• Mos e përdorni pajisjen me duar të
lagura ose kur ajo ka kontakt me ujin.
• Mos ushtroni presion mbi derën e
hapur.
• Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe
pune ose për të mbajtur sende.
• Hapeni me kujdes derën e pajisjes.
Përdorimi i përbërësve me alkool
mund të krijojë një përzierje alkooli
dhe ajri.
• Mos lejoni që pajisja të bjerë në
kontakt me shkëndija apo flakë të
hapura kur hapni derën.
• Mos vendosni produkte të ndezshme
ose sende të lagura me produkte të
ndezshme brenda, pranë ose mbi
pajisje.
PARALAJMËRIM!
Rrezik dëmtimi i pajisjes.
• Për të parandaluar dëmtimin ose
çngjyrosjen e emalimit:
– mos vendosni enë furre ose
objekte të tjera drejtpërdrejt në
fundin e pajisjes.
– mos fusni letër alumini
drejtpërdrejt në pjesën e poshtme
të hapësirës së pajisjes.
– mos hidhni ujë drejtpërdrejt në
pajisjen e nxehtë.
– mos lini enë të lagura dhe ushqim
në pajisje pasi të keni mbaruar
gatimin.
– bëni kujdes kur hiqni ose
vendosni aksesorët.
• Çngjyrimi i emalimit ose i inoksit nuk
ndikon në funksionimin e pajisjes.
• Përdorni një tavë të thellë për kek të
lëngshëm. Lëngjet e frutave
shkaktojnë njolla që mund të jenë të
përhershme.
• Kjo pajisje përdoret vetëm për gatim.
Ajo nuk duhet të përdoret për qëllime
të tjera, për shembull për ngrohje
dhome.
• Gatuani gjithmonë me derën e furrës
të mbyllur.
• Nëse pajisja është instaluar pas një
paneli mobilieje (p.sh. derë)
sigurohuni që dera të mos mbyllet
asnjëherë kur pajisja është në punë.
Mund të akumulohet nxehtësi dhe
lagështirë pas një paneli të mbyllur
mobilieje dhe mund të shkaktojë si
rrjedhim dëme në pajisje, njësinë
brenda së cilës ndodhet apo
dysheme. Mos e mbyllni panelin e
mobilies derisa pajisja të jetë ftohur
plotësisht pas përdorimit.
www.electrolux.com6