User manual
15. EFIKASITETI ENERGJETIK
15.1 Fleta e informacionit të
produktit
Informacioni i produktit sipas EU 65-66/2014
Emri i furnitorit Electrolux
Identifikimi i modelit EOC6851AOX 949494730
Indeksi i efikasitetit energjetik 81.2
Klasi i efikasitetit të energjisë A+
Konsumi i energjisë me ngarkesë standarde,
regjimi tradicional
0.93 kWh/cikël
Konsumi i energjisë me ngarkesë standarde,
regjimi me ventilim
0.69 kWh/cikël
Numri i zgavrave 1
Burimi i nxehtësisë Elektriciteti
Volumi 72 l
Lloji i furrës Furrë inkaso
Masa 38.2 kg
EN 60350-1 - Pajisje shtëpiake gatimi
me energji elektrike - Pjesa 1:
Diapazonet, furrat, furrat me avull dhe
skarat - Mënyrat e vlerësimit të
performancës.
15.2 Kursimi i energjisë:
Furra ka disa karakteristika
që ju ndihmojnë të kurseni
energji gjatë gatimit të
përditshëm.
Sigurohuni që dera e furrës të jetë e
mbyllur mirë kur furra është në punë.
Mos e hapni derën shumë shpesh gjatë
gatimit. Mbajeni guarnicionin e derës të
pastër dhe sigurohuni që të jetë i fiksuar
mirë në vend.
Përdorni enë metalike për të përmirësuar
kursimin e energjisë.
Kur është e mundur, mos e ngrohni
paraprakisht furrën përpara se të
gatuani.
Mbajini periudhat e pushimit mes
gatimeve sa më të shkurtra që të jetë e
mundur kur përgatisni pak gatime
njëkohësisht.
Gatimi me ventilator
Kur është e mundur, përdorni funksionet
e gatimit me ventilator për të kursyer
energji.
Nxehtësia e mbetur
Nëse aktivizohet një program me
përzgjedhje të kohës Kohëzgjatja ose
Përfundimi dhe koha e gatimit i kalon 30
minuta, elementet nxehëse çaktivizohen
automatikisht më shpejt në disa
funksione të furrës.
Ventilatori dhe llamba vazhdojnë të
funksionojnë. Kur fikni furrën, ekrani
tregon ngrohjen e mbetur. Ju mund ta
përdorni këtë nxehtësi për të mbajtur
ushqimin e ngrohtë.
Kur gatimi zgjat më shumë se 30 minuta,
reduktoni temperaturën e furrës në
minimum, 3 - 10 minuta përpara
përfundimit të gatimit. Nxehtësia e
SHQIP 53