User manual

Normal Për pastrim
standard: 1 h
30 min.
Intensive Për pastrim
të plotë: 2 h
30 min.
6. Shtypni .
Kur nis pastrimi, dera e furrës mbyllet
dhe llamba nuk punon.
Për të ndaluar pastrimin përpara se të
përfundojë, fikeni furrën.
PARALAJMËRIM!
Pasi përfundon funksioni,
furra është shumë e nxehtë.
Ka rrezik djegieje.
Dera qëndron gjithmonë e kyçur dhe disa
prej funksioneve të furrës nuk janë të
disponueshme pasi përfundon pastrimi
derisa temperatura në furrë të ulet.
13.5 Pastrimi i depozitës së ujit
PARALAJMËRIM!
Mos vendosni ujë në
depozitën e ujit gjatë
procedurës së pastrimit.
Gjatë procedurës së
pastrimit, mund të rrjedhë
pak ujë nga hyrja e avullit në
zgavrën e furrës. Vendosni
tavën e kullimit në raftin
direkt poshtë hyrjes së
avullit, që uji të mos derdhet
në dyshemenë e zgavrës së
furrës.
Pas njëfarë kohe, mund të keni depozita
gëlqereje në furrën tuaj. Për ta
parandaluar këtë, pastroni pjesët e furrës
që nxjerrin avullin. Zbrazni depozitën e
ujit pas çdo gatimi me avull.
Llojet e ujit
Uji i butë me përmbajtje të ulët
gëlqereje - prodhuesi e rekomandon
këtë sepse ai ul sasinë e procedurave
të pastrimit.
Uji i rubinetit - mund ta përdorni
nëse uji i rubinetit në shtëpi ka
pastrues apo zbutës uji.
Uji i fortë me përmbajtje të lartë
gëlqereje - nuk ka ndonjë ndikim në
rendimentin e furrës, por rrit sasinë e
procedurave të pastrimit.
TABELA E SASISË SË KALCIUMIT PËRCAKTUAR NGA OBSH-ja. (Organizata
Botërore e Shëndetësisë)
Depozita e
kalciumit
Fortësia e ujit Klasifikimi i
ujit
Bëni
dekalcifikimin
çdo
(Gradë
franceze)
(Gradë
gjermane)
0 - 60 mg/l 0 - 6 0 - 3 I ëmbël ose i
butë
75 cikle - 2,5
muaj
60 - 120 mg/l 6 - 12 3 - 7 Fortësi
mesatare
50 cikle - 2
muaj
120 - 180 mg/l 12 - 18 8 - 10 I fortë ose
gëlqeror
40 cikle - 1,5
muaj
mbi 180 mg/l mbi 18 mbi 10 Shumë i fortë 30 cikle - 1
muaj
1. Mbusheni depozitën e ujit me 850 ml
ujë dhe 50 ml acid citrik (pesë lugë
kafeje). Fikni furrën dhe prisni rreth
60 minuta.
2. Ndizni furrën dhe vendosni
funksionin: Ventilator i plotë + Avull.
Vendoseni temperaturën në 230 °C.
Fikeni pas 25 minutash dhe lëreni të
ftohet për 15 minuta.
3. Ndizni furrën dhe vendosni
funksionin: Ventilator i plotë + Avull.
www.electrolux.com48