User manual

6. Mund ta ndryshoni peshën në çdo
kohë. Shtypni ose për të
ndryshuar peshën.
7. Kur koha përfundon, bie një sinjal.
Shtypni një simbol çfarëdo për të
fikur sinjalin.
Me disa programe kthejeni
ushqimin mbas 30 minutash.
Në ekran shfaqet një
kujtues.
10. PËRDORIMI I AKSESORËVE
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
10.1 Sensori i temperaturës
Duhen cilësuar dy temperatura:
temperatura e furrës dhe temperatura e
brendshme.
Sensori i temperaturës së brendshme
mat temperaturën e brendshme të mishit.
Nëse mishi është në temperaturën e
vendosur, furra çaktivizohet.
KUJDES!
Përdorni vetëm sensorin e
temperaturës që keni marrë
me pajisjen, ose pjesë
këmbimi të sakta.
Sensori i temperaturës duhet
të qëndrojë brenda mishit
dhe e lidhur te priza gjatë
kohës së gatimit.
1. Vendosni majën e sensorit të
temperaturës në qendër të mishit.
2. Vendosni spinën e temperaturës së
sensorit brenda te priza në pjesën e
sipërme të hapësirës.
3. Ndizeni furrën.
Ekrani tregon simbolin e sensorit të
temperaturës.
4. Shtypni ose në më pak se 5
sekonda për të caktuar temperaturën
e brendshme.
5. Vendosni funksionin e nxehjes dhe
nëse është e nevojshme,
temperaturën e furrës.
Furra llogarit me afërsi kohën e mbetur.
Koha e përfundimit është e ndryshme
për sasi të ndryshme ushqimi,
temperaturat e vendosura të furrës
(minimumi 120 °C) dhe regjimet. Furra e
llogarit kohën e përfundimit në afërsisht
30 minuta.
6. Për të ndryshuar temperaturën e
brendshme shtypni .
Kur mishi arrin temperaturën e
brendshme të zgjedhur, dëgjohet një
sinjal. Furra fiket automatikisht.
7. Shtypni një simbol çfarëdo për të
ndaluar sinjalin.
8. Hiqni sensorin e temperaturës nga
priza dhe hiqni mishin nga furra.
9. Shtypni për të fikur furrën.
PARALAJMËRIM!
Sensori i temperaturës së
brendshme është i nxehtë.
Ka rrezik djegieje. Bëni
kujdes kur hiqni majën dhe
spinën e sensorit të
temperaturës.
10.2 Futja e aksesorëve
Rafti me rrjetë:
Shtyni raftin mes shufrave udhëzuese të
mbajtëses së raftit dhe sigurohuni që
këmbët të jenë me drejtim poshtë.
SHQIP 23