Recipe Book

Vendosini zarzavatet në një enë qelqi.
Vendosni enën në pajisje. Prisni ullinjtë.
Pas gatimit, hidhini perimeve kripë, piper,
borzilok dhe rigon sipas dëshirës.
Koha në pajisje: 25 minuta
Pozicioni i raftit: 3
9.2 Zarzavate, tradicionale
Përbërësit/Metoda:
Sipas dëshirës, grumbulloni zarzavatet e
mëposhtme, rreth 750 g në total.
kohlrabi, të qëruara dhe të prera në
rripa
karrota, të qëruara dhe të prera në
kubikë
lulelakër, të larë dhe të ndarë në
tufëza
qepë, të qëruara dhe të prera
kopër, e qëruar dhe e prerë
selino, e qëruar dhe e prerë në kubikë
presh, të qëruar dhe të prerë
Pas gatimit:
50 g gjalpë
nëse dëshirohet, piper dhe kripë
Metoda:
Vendosini perimet në një enë prej inoksi
ose tas qelqi me tavë me vrima. Pasi të
jenë përgatitur, spërkatini me gjalpë të
shkrirë dhe nëse dëshironi hidhuni edhe
piper e kripë.
Koha në pajisje: 30 minuta
Pozicioni i raftit: 3
9.3 Domate të qëruara
Metoda:
Me thikë prisni majën e domateve në
formë kryqi, vendosini në enën e avullit
dhe futini në pajisje. Pasi të përfundojë
koha e gatimit, hiquni domateve lëkurën.
Koha në pajisje: 10 minuta
Pozicioni i raftit: 3
10. KUSTARDË ME VEZË
10.1 Kustardë me vezë
Përbërësit:
3 vezë
100 ml qumësht
50 ml ajkë
kripë, piper, arrë moskat
majdanoz i grirë
Metoda:
Përzieni mirë vezët, qumështin dhe
ajkën. Mos e rrihni. Më pas marinojeni
dhe shtoni majdanozin e grirë. Derdheni
në një enë qelqi ose në enë porcelani të
lyer me yndyrë.
Koha në pajisje: 30 minuta
Pozicioni i raftit: 3
Pas gatimit: hiqni vezën "royal" nga tava
dhe prijeni në copa të vogla në formë
katrore ose rombi.
10.2 Ëmbëlsirë me karamel
Përbërësit për përzierjen:
100 g sheqer
100 ml ujë
500 ml qumësht
1 qeskë vaniljeje
100 g sheqer
2 vezë
4 të verdha vezësh
Tjetër:
6 tasa të vegjël për sufle
Metoda:
Vendosni 100 g sheqer në një enë dhe
shkrijeni deri sa të bëhet karamel kafe e
hapur. Pastaj shtoni ujin me kujdes
(kujdes - ka rrezik djegieje) dhe nxeheni
derisa të zihet. Ziejeni derisa të bëhet si
shurup dhe derdheni menjëherë brenda
6 tasave të vegjël për sufle, në mënyrë
që fundi i tyre të mbulohet me karamel.
Vendoseni qumështin në një tenxhere,
ndajeni në gjysmë qeskën e vaniljes
duke përdorur një thikë për të nxjerrë
farat dhe këto shtojani qumështit.
Ngroheni qumështin në rreth 90 °C. (Mos
e lini të ziejë.) Përziejini vezët dhe të
verdhat e vezës me 100 g sheqer. (Mos
e lini të bëhet masë kremoze.) Shtoni
qumështin e ngrohtë tek përzierja e
www.electrolux.com26